Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Partia Demokratike i ka depozituar një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për ndryshimin e rendit të ditës sot në seancën parlamentare.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të ketë një mocion për zhvillimet e fundit, arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonical dhe lidhjet me kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa e Partisë Demokratike
Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe median dërkombëtare, më 21.1.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhëënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.
Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve.
Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska është i sanksionuar edhe nga Shqipëria, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor.
Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës;
Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej 16 deputetësh kërkon:
1. Ndryshimin e Rendit të Ditës;
2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për cështjen e mësipërme.
Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese,
Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar
2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme./ CNA.al



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar situatën nga m...
Zak Topuzi, kryetari i Sektorit të Hoteleve në “Shoqat...
Një e treta e gjithë vilave dhe apartamenteve të ishul...
Gazetari Endri Xhafo deklaroi se Shqipëria është asist...
Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka treguar mbrëmjen e sot...
Gazetari Roland Qafoku deklaroi se ambasadorja amerika...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha është kërcënuar pas...
Agron Neza, i akuzuar si personi A në dosjen e ish-zyrtari...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i p...
Historiani Kostandin Luçi ka dalë kundër mësimit të gj...
Në Shqipëri, policia njoftoi sot se, në vazhdim të operaci...
Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në qytet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publik...
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr...
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me çështjen e...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreu të...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar njohjet me Agron Nezë...
Punonjësja e kazinosë, Joy Aoko, e cila prej muajsh ndodhe...
24 institucione janë kapur në shkelje të ligjit, pasi ...
Një investigim i bërë nga deputetja Monika Kryemadhi, e ci...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...