“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Një e treta e gjithë vilave dhe apartamenteve të ishullit që ndryshuan pronarin në vitin 2022, janë blerë nga të huajt e interesuar, bëhet e ditur nga autoritetet. Në vitin 2021, më shumë se gjysma e blerësve të pasurive të patundshme kishin pasaportë të huaj. Statistikat kryesohen nga europianët e kamur, sidomos të hapësirës gjermanfolëse. Sipas vlerësimeve të sektorit të brokerave, parashikohet që ky sulm mbi pasuritë e patundshme të Majorkës të vazhdojë edhe në vitin 2023.
Vrulli i të interesuarve nga vendet e tjera për t'u bërë pronar toke majorkeze ka marrë përmasa aq të mëdha, saqë presioni që ushtrohet mbi qeverinë e ishullit, të përbërë nga socialdemokratët dhe dy parti të vogla të majta, po shtohet për të vendosur limite për shitjet e pasurive të patundshme të huajve që nuk janë rezidentë. E njëjta gjë po ndodh në Kanada, ku të huajt nuk do të lejohen dy vitet e ardhshme të blejnë pasuri të patundshme.
Edhe marrja me qira është shumë e shtrenjtë

Arsyeja ka të bëjë me faktin që për banorët e Majorkës dhe ishujve të tjerë Baleare (Ibica, Formentera, Menorca) është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë gjetja e hapësirës së pagueshme të banimit për përdorim vetjak. Edhe banesat me qira janë shtrenjtuar aq shumë saqë shumë vendas nuk janë më në gjendje t'i përballojnë.
Sipas statistikave, në vitin 2022, çmimi i pasurive të patundshme të ishullit u rrit tetë për qind. Çmimet e qirave u rritën madje me 14,5 për qind, bën të ditur portali Idealista, portal i këtij sektori.
"Balearet nuk duhet të kthehen në ishuj ku banorët nuk kanë më vend për vete,” tha Iago Negueruela, ministër Ekonomie nga socialdemokratët, duke folur para parlamentit rajonal të ishujve baleare. Rregullimi i sektorit të pasurive të patundshme është një temë për të cilën duhet folur hapur për shkak të rritjes së tensionit të popullsisë, deklaroi Negueruela. Megjithatë, për qytetarët europianë kufizimet janë në kundërshtim me të drejtën e BE-së, e cila garanton liri lëvizjeje për të gjithë qytetarët europianë.

"Blerja masive e pasurive të dyta të patundshme në vendet turistike, ua vështirëson banorëve vendas përballimin e një rezidence primare,” thotë deputeti i parlamentit balear, Josep Castells nga partia e majtë, Més. "Për vendasit shpesh nuk është më e mundur të mbajnë hapin me të huajt, kur bëhet fjalë për çmimet e pasurive të patundshme,” shpjegon Castells për gazetën "Mallorca Zeitung", gazetë në gjuhën gjermane.
Ka muaj që shitjet spektakolare të bëra në ishull nxisin trazirat dhe presionin dhe krijimin e përshtypjes se pjesa më e madhe e Majorkës ka kaluar në duart e të huajve. Shumë njerëz të famshëm nga Gjermania, Austria apo Zvicra ka kohë që janë në Majorkë si në shtëpinë e tyre.
Tani ishullin e ëndrrave janë duke e zbuluar edhe të huajt nga pjesa tjetër e botës. "Në garën për blerjen e perlave të Majorkës, të huajt luftojnë njëri-tjetrin duke bërë oferta më të mira se pararendësi,” shkruan gazeta "Diario de Mallorca", gazetë në gjuhën spanjolle.
Sensasioni i fundit ishte shitja e kështjellës, Palastes Sa Fortalesa. Ajo ndodhet në një gadishull magjepsës të komunës veriore, në Pollença. Gadishulli, bashkë me pallatin dhe portin, është blerë nga multimiliarderi norvegjez Ivar Erik Tollefsen, konfirmon bashkia e Pollençës. Sipas të dhënave të gazetës ekonomike norvegjeze, "Kapital", çmimi i blerjes ka qenë 62 milionë euro. 61-vjeçari është pronar i koncernit të investimeve Fredensborg, koncern që nga ana e tij kontrollon gjigantin ndërkombëtar të pasurive të patundshme, Heimstaden. Heimstaden është një nga pronarët më të mëdhenj europianë të banesave. Sipas të dhënave të veta, Heimstaden ka aktualisht 155 mijë banesa në gjithë Europën, prej të cilave 26.500 në Gjermani dhe 53.000 në Skandinavi.
Në të ardhmen ishull i miliarderëve?

Disa kilometra larg pallatit të ëndërrave të Tollefsenit, një investitor tjetër i huaj bleu po ashtu shumë: Për 165 milionë euro, miliarderi meksikanas Fernando Chico Pardo bleu nëpërmjet fondit të tij të investimeve Emin Capital, hotelin majorkez plot tradita, Hoteli Formentor, i cili rrethohet nga parqe të mëdha dhe toka gjuetie.
Indinjatë shkaktoi fakti që investitori nuk respektoi planin që kishte për ta mbajtur dhe restauruar hotelin 100-vjeçar të ishullit. Por dërgoi eskavatorët për ta shkatërruar atë dhe për të hapur vend për një hotel të ri luksoz.
Edhe blerja e fundit e vëllezërve miliarderë britanikë, Reuben, nuk u prit mirë në ishull: David dhe Simon Reuben bëjnë pjesë prej kohësh në latifondistët e Majorkës. Sipas të dhënave nga disa media të ishullit, ata i shtuan pronat e tyre me dy sipërfaqe të mëdha toke, në Pollençan veriore dhe në Adratx, në jugperëndim të ishullit.
Ndërkohë vëllezërit kanë në Majorkë më shumë se 1300 hektarë tokë, që është 13 kilometra katrorë ose dyfishi i sipërfaqes së Gjibraldarit. Po ashtu, më shumë se dhjetë kilometra bregdet u ka kaluar miliarderëve si pronë private./DW
Gazetari Endri Xhafo deklaroi se Shqipëria është asist...
Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka treguar mbrëmjen e sot...
Gazetari Roland Qafoku deklaroi se ambasadorja amerika...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha është kërcënuar pas...
Agron Neza, i akuzuar si personi A në dosjen e ish-zyrtari...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i p...
Historiani Kostandin Luçi ka dalë kundër mësimit të gj...
Në Shqipëri, policia njoftoi sot se, në vazhdim të operaci...
Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në qytet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publik...
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr...
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me çështjen e...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreu të...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar njohjet me Agron Nezë...
Punonjësja e kazinosë, Joy Aoko, e cila prej muajsh ndodhe...
24 institucione janë kapur në shkelje të ligjit, pasi ...
Një investigim i bërë nga deputetja Monika Kryemadhi, e ci...
Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk e njeh Agron Nezën...
Carlo Bolino, italiani i shqiptarizuar, nuk ndryshon kur b...
Ditën e sotme oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në bane...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...