Finalja e Botërorit, vendoset arbitri që do të gjykojë Spanjë-Argjentinë
Slloveni Slavko Vincic është caktuar nga FIFA si gjyqtari ...
Slloveni Slavko Vincic është caktuar nga FIFA si gjyqtari ...

E kapur mat në skandalin e madh të abuzimeve me fondet e IPARD nga hetuesit e OLAF, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural është detyruar të kërkojë masivisht kthimin e parave nga bizneset. "Oligarkia.al" ka mësuar se javët e fundit AZHBR u ka nisur letër dhjetëra bizneseve, të cilat kanë përfituar grante, duke u kërkuar të kthejnë paratë mbrapsh.
Pak javë më parë, portali "Amfora" publikoi një informacion zyrtar, sipas të cilit deri në fund të majit AZHBR u kishte kërkuar kthimin e parave të përfituara nga grantet rreth 10 subjekteve, mes të cilave kompanisë Coast to Coast të biznesmenit Florenc Gjikuria si dhe asaj Kavaljon në pronësi të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.
Por muajt e fundit lista e bizneseve, të cilave u është kërkuar të kthejnë paratë për abuzim apo mosrespektim të kontratës është rritur ndjeshëm. Por tashmë po krijohet një tjetër konflikt.
Një pjesë e bizneseve kanë paguar nën dorë sekserë apo drejtpërdrejtë zyrtarë të AZHBR-së për të përfituar grantet. Tashmë që AZHBR u kërkon të kthejnë paratë, bizneset po bëjnë të njëjtën gjë me sekserët dhe zyrtarët, që kanë paguar.
Një katrahurë korrupsioni dhe paligjshmërie, që tani mund të çojë edhe në konflikte fizike, pasi zakonisht këta që marrin ryshfetet operojnë me moton “paratë e marra nuk kthehen më.”
Përpjekje për të shpëtuar kokën
Të turpëruar nga skandali, që çoi në vendimin e paprecedentë të BE-së për pezullimin e fondeve të IPARD, zyrtarët e qeverisë dhe drejtuesit e AZHBR po përpiqen tashmë të shpëtojnë nga përgjegjësitë penale, por edhe të rregullojnë sadopak imazhin e rrënuar duke kërkuar kthimin e parave.
Institucioni që ka menaxhuar dhjetëra miliona euro grante, por edhe qeveria shqiptare janë damkosur zyrtarisht si të korruptuar nga Bashkimi Evropian. Zyra kundër mashtrimit në BE, e njohur me emrin OLAF ka kallëzuar prej kohësh në prokurori abuzimet masive të dala në dritë nga hetimi i saj.
Por prej më shumë se dy vitesh, organi shqiptar i akuzës i ka zvarritur hetimet duke mos vënë asnjë zyrtar përgjegjës përpara ligjit. Megjithatë, përpjekjet e prokurorisë për të mbytur aferën apo hezitimi i saj për të hetuar deri në fund, nuk kanë mundur ta shpëtojnë qeverinë nga reperkursionet e skandalit.
Faktori grek
Brenda strukturave të Bashkimit Evropian, çështja e abuzimeve me fondet e IPARD nga qeveria shqiptare po mbahet në qendër të agjendës veçanërisht nga Greqia. Pas përplasjeve mes Tiranës dhe Athinës zyrtare për arrestimin e Fredi Belerit, qeveria greke është duke kërkuar me prioritet zbardhjen deri në fund të skandalit të granteve dhe vendosjen e qeverisë shqiptare përpara përgjegjësive.
Ndërkohë që një tjetër front ku Athina po “hakmerret” është skandali i vjedhjes së pronave të bregdetit. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama u detyrua të shkarkojë nga kabineti Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe atë të jashtme Olta Xhaçka.
E para shihet si përgjegjëse direkte për skandalin me fondet e BE-së për bujqësinë gjatë kohës që drejtonte AZHBR-në, ndërsa Xhaçka akuzohet si e përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdet, duke u kallëzuar pak ditë më parë në SPAK nga Fredi Beleri për tokën mbi të cilën bashkëshorti i saj po ndërton hotelin në Himarë.
Oligarkia.al
EUROPOL ka publikuar listën e 24 personave më të kërkuar. ...
Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjës është shuar. Forcat zj...
Administeratorët e 2 subjekteve janë proceduar penalisht p...
Një grua zbuloi se mjekët i kishin lënë një mjet "me madhë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se efe...
Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar të mart...
Këshillit i Ministrave vendosi në fund të gushtit transfer...
Emigrantët shqiptarë të paligjshëm kanë qenë prej gati...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar m...
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka akuzuar oligarkun...
Një video e shpërndarë në mediat sociale dhe e analizuar n...
Një person ka rënë në prangat e policsë ndërsa ndaj 3 të t...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur p...
Roja Bregdetare e Greqisë e ka gjetur një grup prej 14 emi...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me trupat q...
Këtë të martë, me ftesë të deputetit Gazment Bardhi, u zhv...
Një bazë armatimi është zbuluar në Zveçan të Kosovës. Lajm...
Ish-deputeti Belind Këlliçi thotë se bashkimi i 43 deputet...
Gazment Bardhi i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë Lulzim...
Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...