
Roland Bejko i ka dalë sot në mbrojtje deputetit milioner të Lulzim Bashës, Lefter Gështenja.
Në një status në rrjete sociale, Bejko ka thënë se Lefter Gështenja është shqiponjë.
Në fakt, shqiponjë është, por është shqiponjë me një million dollarë që ka marrë nga tenderat e Edi Ramës nga kompania e tij.
Bejko ka deklaruar se: “Lefter Gështenja sulmohet sepse është modeli i të zgjedhurit nga qytetarët. I palodhur, i qartë në atë që bën. Çdo ditë të javës që nuk është në Parlament, është tek votuesit. Çdo fundjavë është në zonën e tij te fermerët që nuk shesin dot prodhimet e tyre, te tregtarët, te të papunët, te fshatrat e thella të Librazhdit e Prenjasit që po boshatisen nga kurbeti. Sapo ka denoncuar mungesën e investimeve në infrastrukturën rurale, Lefterin e gjen në universitete ku dialogon projektligje, aktiv me demojratët në lagjen e tij në Tiranë, pjesëmarrës në debatet e komisioneve dhe në seancat plenare.
Lefter Gështenja është njeri që gëzon respektin e gjerë të banorëve të zonës dhe më tej. Inxhinier i zoti, sipërmarrës i suksesshëm, prind shembullor dhe mbi të gjitha njeri... shtoni kësaj fjale dhe "babaxhan" po deshët”.
Sipas tij, Gështenja është modeli i një deputeti dinjitoz dhe është mësuar të jetë kampion me mundin, sakrificën dhe djersën e ballit.

Ai përgëzon deputetin e Bashës që ka marrë para nga Rilindja për qëndrimin që Gështenja ka mbajtur deri më tani.
“Bravo Lefter, kështu vazhdo, të gjithë do vdesim një ditë. Por, merita jote është se ti zotëri ke zgjedhur të vdesësh me dinjitet dhe jo duke u zvaritur si kërmilli në këmbët, duart, gjuhën e trupin e "udhëheqësit të madh"!
Ashtu qëndo, shqiponjë e maleve të Librazhdit. Liria nuk ka çmim!”, thekson Bejko, teksa mbron Gështenjën.
Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al, deputeti i Lulzim Bashës ka fituar 35 tendera me Rilindjen, 1 miliard lekë me një kompani që e ka pasur në emër të tij, në emër të gruas dhe më pas e ka kaluar në emër të tretë.
Tani, Roland Begaj duhet të na thotë, ku i gjeti, si i mori, si i fitoi Lefter Gështenja 1 milion dollarë nga Rilindja, që ne ta besojmë.
Ndërkohë pak ditë më parë, CNA.al, ka bërë një vëzhgim të formularit të deklarimit të pasurisë së Lefter Gështenjës dorëzuar në ILDKPI.
Ai deklaron se ka investuar para të fituara në emigracion, por pa përmendur asnjë shifër.
Te të gjitha pasuritë, pothuajse, te burimi i krijimit përfshin dhe të ardhurat nga emigracioni, por nuk e thotë se sa është vlera.
Dyshimet ngrihen për shkak se siç deklaron ai në formularin e dekriminalizimit, në emigracion ka qenë vetëm një vit, nga 1991-1992, ndërkohë për patundshmëri të ndryshme, justifikohet se i ka blerë me paratë e fituara atje.
Sipas tij, me një vit në emigracion, ka siguruar miliona lekë për të shtuar patundshmërinë.
Lefteri, i cili mbiemrin e parë e ka Kostenja, por që më vonë e ka ndërruar për arsye të paditura dhe që janë enigmë, është pronar i një shtëpie me dy kate në Tiranë, e ndërtuar rreth viteve 1980, me sipërfaqe ndërtimi 63 m2 mbi parcelën ndërtimore, truall 300 m2, me investim 700 000 lekë, i një shtëpie banimi të ndërtuar përgjatë viteve 1992-1995 e përbërë nga një kat nëntokë-garazh 100.4 m2, kati përdhe 109.9 m2, kati i parë 130 m2, kati i dytë 130 m2, me vlerë 6 milionë lekë, i një ambienti shërbimi në Tiranë 265 m2, me vlerë 80 mijë euro, i një shtëpi banimi në Qerret 73 m2 dhe me vlerë 25 mijë euro, pronar i një garazhi në Tiranë 80 m2 me vlerë 13 mijë euro, pronar i rreth 2 mijë m2 tokë në Tiranë me vlerë rreth 80 mijë USD dhe pronari i një makine 20 mijë euro./ CNA.al
"Festa e Birrës" në Korçë prej 5 netësh, nga data 17-2...
Një tërmet 4.1 ballë me thellësi 10 km ka rënë para pa...
Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar skandalin e radh...
Tashmë me një skenar të zbuluar sot bëhet publik dhe vetë ...
Sekretarja e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, Maj...
Pamjet e mëposhtme vijnë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku...
Pak kohë më parë CNA.al ka shpallur "në kërkim" ish-kr...
Në 27 shkurt Shqipëria vendosi të ndalojë fluturimet e...
Gazetari Artan Hoxha ka reguar i revoltuar për shfaqje...
Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën gjatë ceremo...
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka kërk...
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij gjatë ceremon...
Gazetari Norel Zaimi tregoi për Euronews Albania se në...
Gazetari Xhevair Zhabina tregoi se në uzinën e Gramshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është sot i pranishëm në I...
Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, është nderuar...
Këto janë pamjet që vijnë nga plazhi në Lukovë. Video...
Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore,...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Dr...
Territori shqiptar gjatë orëve të paradites, do të jet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...