FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i drejtohet të mërkurën Këshillit të Europës, ku pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty-t, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rama pritet të prezantojë para Këshillit të Europës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Marty-t të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.
Kjo rezolutë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik. Gjatë asaj seance, Rama deklaroi se zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, duke theksuar se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkaq, më 10 gusht Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Europës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Europës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Marty-t, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Më herët, Rama kishte deklaruar në Bruksel se mbështetja e atij raporti ishte një “faqe turpi” për Këshillin e Europës, teksa ka kërkuar që t’u kërkohet falje shqiptarëve për këtë raport.
Ndërkaq në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 24 shtator, Rama tha se Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Europës.
“Shqipëria pret një raport vijues, që do të çojë edhe në rivendosjen e besueshmërisë te Këshilli i Europës”, tha Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe këtë kërkesë pritet ta parashtrojë edhe të mërkurën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Raporti i Marty-t çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015. Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.
Të pyetur se a do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë, nga Këshilli i Europës kanë thënë për radion "Evropa e Lirë" më 22 korrik se “Asambleja e Këshillit të Europës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë edhe raporte vijuese – për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli".
“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”.
Ky rregull parashikon që një mocion për rekomandim apo rezolutë (që përmban jo më shumë se 300 fjalë) duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e Këshillit.
Pasi një raport të jetë diskutuar brenda një komisioni, ai mund të kalojë në votim në komision, të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar./REL
Komisioni Europian vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugën...
Më 28 dhjetor të 2020-ës, Këshilli Kombëtar i Territor...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Politologu Altin Gjeta ka folur mbi luftën Rusi-Ukrain...
Kriza energjitike dhe rritja e kostove të jetesës po i...
Artistja e njohur shqiptare, Inva Mula, gjatë një inte...
Një protestë është njoftuar të mbahet ditën e nesërme përp...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka treguar formulën që...
Në një lidhje direkte me "ABC Live", gjuhëtarja dhe an...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerës...
Gazetari Mentor Kikia, përmes një postimi në rrjetet s...
Aktivistja politike amerikano-shqiptare, Evi Kokalari, së ...
Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike është go...
Policia e Shkodrës gjatë një operacioni në Malësinë e Madh...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...
Pak ditë më parë, RENEA ndërmori një operacion në zonën e ...
Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur n...
Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar sërish su...
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, ambas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...