web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista/ Xhon Bolton: Ambasadorët të mos mbajnë anën veç të një spektri politik në dëm të të tjerëve

11 Tetor 2022, 13:28, Aktualitet CNA

Intervista/ Xhon Bolton: Ambasadorët të mos mbajnë anën

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, ambasadori John Bolton, në një intervistë për gazetarin Robert Papa, ka dhënë mesazhe të forta në lidhje me sjelljen e diplomatëve amerikane në vende të huaja.

Sipas tij, është gabim, ka qenë gabim në të shkuarën, mbetet gabim me ambasadorët amerikanë që të ngatërrohen në politikat lokale.

“Mendoj se është dëmtuese për SHBA nëse përfaqësuesit e saj shikohen si aktivë mendoj që është dëmtuese për SHBA-në nëse përfaqësuesoit e saj shikohen si aktive politikisht”, ka thënë Bolton.

Ndër të tjera Bolton ka folur për sulmet kibernetike të Iranit apoe dhe për "Open Ballkan".

Intervista e plotë:

Intervista/ Xhon Bolton: Ambasadorët të mos mbajnë anën

Robert Papa: Ambasador ju urojmë jetë të gjatë pas orvajtjes për t’ju vrarë. Qeveria e Iranit pagoi dikë ndaj jush. A ishte normale që pas kësaj vazhduan bisedimet me Iranin në Vienë?

Xhon Bolton: Qeveria e Iranit ka vijuar përpjekjet ndaj qytetarëve amerikanë për kohë të gjatë me mënyra të ndryshme, por duke kërcënuar ende pas një viti e gjysmë, kur SHBA-ja negocion të kthehet te marrëveshja bërthamore 2015, për shumë arsye, nuk pa të bëjë këtë. Njëra nga arsyet që qeveria në Teheranit përpiqet të vrasë amerikanë në tokën amerikane.

Robert Papa: A po e kthen situatën Ukraina?

Xhon Bolton: Ukraina kreu një fushatë të suksesshme disinformacioni, prej 4 javësh flisnin se po rifillonin sulmin jugor, në fakt përpjekjet reale të Ukrainës ishin në Veri. Kanë qenë me sukses ditët e fundit. Një tjetër tregues ky.  A është kjo një pikë kthese? Vështirë ta thuash, por e vendos Rusinë në një pozitë shumë të vështirë, jo vetëm ushtarakisht por edhe politikisht. E vendos Putinin më shumë në vështirësi sesa klur nisi lufta.

Ishte një dështim i inteligjencës. Në fillim të luftës, kongresi u informua rregullisht se Ukraina do binte për punë javësh. Kievi do binte për disa ditë. Nuk ndodhi. Gabuan, po ashtu si me largimin nga Afganistani. Duhet të jetë një shqetësim i madh si ishim kaq gabim me kundërzbulimin, dy herë në dy situata të rëndësishme strategjike. Por edhe Rusia vlerësoi keq aftësitë e saj ushtarake. Kjo na ngushëllon.

Ka pasur mbështetje të madhe nga Amerika. Kjo situatë e luftës e fut Putinin në pozicion të vështirë. Aftësia e tij te thotë le të bëjmë paqe, është e reduktuar. Do fliste nga pozita dobësie tashmë dhe jo force.

Nuk do kishim pasur këtë luftë nëse gjermanët dhe francezët në prill të vitit 2009 do pranonin Ukrianën të hynte në NATO, pas propozimit nga Bush.

-Robert Papa: Janë më shumë se 3000 iranianë në Shqipëri, MEK. Ç’do ndodhë me ata, pasi të firmoset marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit? A do kërcënohen?

-Xhon Bolton: Ata do kishin Konferencën e tyre vjetore jashtë Tiranës, por qeveria e Iranit kërcënoi me aktivitete terroriste sic bëri në rastin e Parisit dhe Konferenca u anulua prej kërcënimeve edhe ndaj sigurisë së qytetarëve shqiptarë. Një tjetër shembull se si sillet Irani karshi kombeve të qytetëruara. Kështu nuk habitem që aktiviteti vazhdon se nuk marrin ndëshkim. Po vazhdojnë, dhe pse Shtëpia e Bardhë po u lutet të kthehen te marrëveshja. Qeveria e Iranit mendon se nuk do ndëshkohet.

Robert Papa: Nëse Irani kërcënon ju dhe Pompeon, a mund të kërcënojë me jetë, Kryeministrin Rama, apo liderin e opozitës shqiptare Berisha?

Xhon Bolton: Çdokush në Perëndim është në rrezik. Kur mendon se tani edhe OKB dhe Britania janë pjesë e  marrëveshjes bërthamore bashkë me Rusinë dhe Kinën. Në Europë duhet të pyesin veten se, cfarë përfitojmë nga kjo? Ne rrezikohemi në vendin tonë. Kemi zhvillime me Liz Truss kryeministre e Britanisë. Ajo nuk e mbështet marrëveshjen bërthamore. Mbështetësit e saj janë kundër marrveshjes. Kësisoj me Britaninë jashtë BE-së, ata mund të marrin qëndrim tjetër.

Robert Papa: Faktorët në të rrezikshëm për Ballkanin: Rusia, Kina apo mungesa e Demokracisë?

Xhon Bolton: Disinformacioni rus dhe çdo përpjekje të përcanin NATO-n, të dobësonin mbështetjen tonë për Ukrainën, është kërcënimi më i madh. Rusët përfitojnë prej qeverive të dobëta, ashtu si Kina mes rryshfeteve dhe mjeteve financiare të godasin legjitimitetin demokratik. Kina dhe Rusia përpiqen të përçajnë perëndimin me mekanizma të ndryshme. Kështu një nga pasojat e luftës në Ukrainë, është se Rusia dhe Kina janë bashkë, lidhjet  më të forta pas Luftës së II Botërore. Tash është Kina, partneri dominant.

Robert Papa: Xhajms Baker, e di që ka qenë mentori juaj, dërgoi një mesazh të mirë për 100-vjetorin e Lidhjeve diplomatike mes Shqiperisë dhe SHBA-së. A ua ka përmendur vizitën e tij historike me ftesën e Berishës, më 1991?

Xhon Bolton: E mbaj mend shumë mirë kur u kthye në Departamentin e Shtetit dhe foli për fjalën që dha para një mase shumë të madhe në Tiranë. Tha se fjala u prit shumë mirë dhe mbase duhet të kthehem në Shqipëri të garoj për president.

Robert Papa: Ambasador, NATO-ja po zgjerohet. E di se ju jeni që edhe Australia, Japonia apo Irlanda të bashkohen me NATO-n. A është koha për Kosovën, gjithashtu?

Xhon Bolton: Hapi i parë është të kemi një rezolutë për diferencat mes Serbisë dhe Kosovës. E di mirë për të kaluarën historike dhe vështirësitë. Kur shërbeva në Shtëpinë e Bardhë, mendova se me ndihmën e Toni Bler ishin afër një rezolute. Duket se kjo nuk po ndodh. Duhet të jetë objekt i cdo vendi të  përmbush standartet e NATO-s ne atë të rajon që t’i bashkohet NATO-s. Vendimi për Finlandën dhe Suedinë, pas 75 vitesh neutralitet u bashkuan, provon këtë. Nëse do e kishim pranuar Ukrainën në NATO, kur pati propozuar Bush më 2008, sot do ishim ndryshe. Mbase lufta nuk do kishte ndodhur. E vetmja siguri është të jesh anëtar i NATO-s që të mos lejojmë të na ndërhyjnë.

Robert Papa: Zoti Gorbachov ndërroi jetë. Nuk e di a e keni takuar. Perëndimi i ka shumë hua. Ai me Reganin ndërroi Boten, apo jo?

Xhon Bolton: Takimi me Bushin në Helsinki me 1991 për mua qe fillimi i fundit i Luftës së Ftohtë, sepse BS dhe SHBA, dënuan pushtimin e Sadam Huseinit ndaj Kuvajtit. Arritje e rëndësishme. Ne takuam z. Gorbacov dhe ishim optimistë për të ardhmen e Rusië dhe lidhjet e saj me perëndimin. Më vjen keq që gjërat nuk lëvizën në atë drejtim. Nuk mendoj që situata që jemi sot me Rusinë ishte e pamënjanushme. Rusia doli nga një regjim autoritar, pati një çast kur qeveria prfaqësuese ishte e mundur, por është kthyer në autokraci.

Robert Papa: Mbas fjalimit të Biden në Filadelfiai duket se Amerika është e ndarë. A është më e ndarë se dy vjet më parë?

 

Xhon Bolton: Eshtë po aq ndarë. Kohë partizane në SHBA. Eshtë gabim, nuk kontribuon për të ulur gjakrat me atë fjalim që dha Biden. Trump bëri shumë dëm ndaj vendit, shumë nga stili i tij politik ishtë shumë dëmtues, por fjala e presidentin Biden nuk i bëri gjërat më mirë. Kemi pasur kohë përçarjesh në historinë e Amerikës, disa më shumë sesa jane sot. Njerëzit duhet të qetësohen, të kthehejmë qytetarinë.

Kam qenë i shqetësuar se çfarë ndodhi gjatë trazicionit me pushtetin. Trump nuk kishte përvoje qeverisje. Gjatë vitit të parë, te Shtëpia e Bardhë kishte pak njerz me përvojë në qeverisje. Kishte mungesë disipline dhe strukture.

Robert Papa: A mendon se Trump do kandidojë përsëri, apo është veç një reklamim dhe do kemi dikë tjetër?

Xhon Bolton: Unë them se ai nuk do garojë më 2024. Mendoj se ai e di që humbi më 2020. Nuk e thotë, nuk e pranon publikisht, e di që humbi. Ka frikë të humbasë përsëri më 2024. Pasi te fitojë nominimin republikan mund të humbasë në zgjedhje. Ai e urren ta quajne humbës.

Besoj se ai do flasë se do të garojë, por në fund nuk do të garojë. Do përpiqet të jetë kingmaker te republikanët.

Për sa u përket kandidatëve të tjerë republikanë, kemi 15-16, të cilët po konsiderojnë të garojnë për nominimin. Kemi nje listë shumë të mirë. Debati për cilësitë dhe të mirën ndaj vendit, do ishte gjëja e duhur sot.

Robert Papa: A mundet të kemi akuza nga departamenti i Drejtësisë me atë që ndodhi në Mara Lago?

Xhon Bolton: Trump po mbrohet, por duhet të sqarojë se si janë nxjerrë dokumentet nga Shtëpia e Bardhë. Dikush duhet ta mbajë mend. Këshilltari juridik, konsulli i Shtëpisë së Bardhë duhet ta mbajë mend. Deklasifikimi i dokumenteve nuk bëhet veç nga Trump. Mungesa e një inventari të dokumentuar për deklasifikimit tregon se sa të shqetësuar janë këshilltarët e tij. Në një administratë normale, presidenti shkruan kujtime dhe duhet të ketë akses te dokumentet e klasifikuara dhe të deklasifikuara, por nuk ka asnjë shpjegim si dhe pse  ka mbajtur ato dokumente sekrete në rezidencën e tij. Tami kemi një betejë ligjore dhe një politike. Departamenti po vijon betejën ligjore, por në betejën politike Trump i ka mundur. Departamenti i Drejtësisë po vijon një proces ligjor, por përballet me dike që as nuk don t’ia dijë për procesin normal. Departamenti ende nuk po shpjegon aq sa duhet pse duhej bërë bastisja.

Robert Papa: A do e ndalonte Trump luftën?

Xhon Bolton: Putini po mendonte për një mandat të dytë të Trumpit. Kishte parë çfarë kishte thënë Trump për NATO-n. Nese Trump do niste largimin e SHBA nga NATO, do e bënte më të lëhtë punën e Putinit. Eshte e lehtë të thuash se kjo nuk do ndodhte, unë do kisha bërë këtë apo atë, kur ke nje vit e gjysmë jashtë Shtëpisë së Bardhë. Eshtë gjest retorik politik dhe joserioz.

Ai nuk ndihet mirë në NATO. Mbaj mend samitin më 2018 ku thuajse u tërhoq nga NATO. Ishte e vështirë poliktikisht ta bënte.

Robert Papa: Në 10 vitet e fundit ambasadorët amerikanë në Tiranë nuk po veprojnë më si diplomatë. Janë si shoumenë, dashurojnë "tuiterin". Kam shembullin e Grenell në Gjermani. Ç’po ngjet? Sidomos në Shqipëri nuk veprojnë si diplomatë dhe mbështesin shumë qeverinë atje.

Xhon Bolton: Funksionimi i diplomacisë ka ndryshuar me rritjen e komunikimit. Kur Amerika fitoi pavarësinë e saj, kur ambasadorët shkuan në Europë, duheshin muaj të komunikonin me qeverinë. Kjo nuk ngjet më. Ambasadorët duhet të përfshihen në diplomacinë publike, duke u përjekur të ndërtojnë cështjen amerikane për qytetarët sidomos në vendet demokratike, por mendoj se është gabim, ka qenë gabim në të shkuarën, mbetet gabim me ambasadat amerikane që të ngatërrohen në politikat lokale. E di se thuajsë çdokush ngatërrohet me politikën amerikane, haptas fare. Nëse ne kemi diçka për të thënë për situatën në një vend, është një rrugë ta themi, por mendoj duke pasur rrugë komunikimi te sa më shumë segmente më mirë. Duhet të jetë një rregull strikt, për asnjë aktivitet politik.

Robert Papa: Zakonisht ata mbështesin më shumë krahun majtë, liberalët e jo kosncervatorët dhe nacionalistët, vecanërisht në Ballkan. Nuk e di, a janë të frikësuar?

Xhon Bolton: Dëgjoj histori të ndryshme. Nuk kam pasur shansin të vizitoj rajonin, aq sa do doja. Shpresoj të jem së shpejti atje. Do isha para disa muajsh por iranianët, nuk menodnin ashtu. Por është e rëndoshëme që ambasadorët  të mos mbajnë anë veç te nje spektër politik në dëm të tjerëve. Të mbajnë objektivitetin. Nëse marrin instruksione nga Uashingtoni është tjetër gjë, por nuk  kam parë të tilla instruksione dhe mendoj që është dëmtuese për SHBA nëse përfaqësuesit e saj shikohen si aktiv politikisht.

Robert Papa: Nuk e di a jeni familjarë me “open Balkans”. Duket se Departamenti i Shtetit po mbështet më shumë Serbine sesa Kosovën. A ka nisur kjo ide në adminstratën tuaj apo në atë të Bidenit.

Xhon Bolton: Sa i takon përplasjes mes Serbisë dhe Kosovës, SHBA ka një interes dhe objektiv që palët ta zgjidhin çdo gjë paqësisht. Është në interesin amerikan që të vazjdojnë të zgjidhin konfliktet në Ballkan, duke kënaqur palët. Diçka që në mund të kemi ndikim. Do isha gati të ndihmoja nëse do ma kërkonin ta bëja. Disa nga marrëveshjet kanë rrënjë të hershme e të thella. Disa jane të vështira t’i kuptosh. Mendoj se ishte arritje e madhe për qeverine Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të arrinin marrëveshje për emrin. Duket gjë e vogël, por unë e kuptoj që nuk është e tillë. Ata bënë progres. Kjo fuqizon perëndimin gjithësisht. E bën më të vështirë për kundërshtarët e perëndimit që të na përçajnë. Mendoj së Amerika dëshiron të bëjë gjithcka që mundet t’i ndihmojë njerezit që të marrin vendimet e tyre. Më përmende Xhim Bejkër. E takova kur ai dëshmoi para kongresit për përpjekjet e tij të kishin një zgjidhje në përplasjet e Izraelit me arabët. Ai dëshmoi në kongres që “ne SHBA nuk mund të fitojmë paqen më shume sesa palët e përfshira. Kur njerëzit janë gati, ne jemi gati të ndihmojmë dhe ta mundësojmë, por përgjigjet e vërteta duhet të vijnë nga palët me mosmarrëveshje.

Robert Papa: Faleminderit ambasador, nëse vendos të shkosh në Shqipëri, do ishte nderi im t’ju shoqëroja.





Lajmet e fundit nga