Skandali i KLP-së/ Kur nuk i pëlqen një gazetar, i kërkon medias ku punon që ta ndërrojë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka gati për të miratuar një...

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.
Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.
Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer tjeter sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.
Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që i përkiste autorëve/bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.
Menjëherë më datë 19.07.2022, me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari.
Si pasojë e mosaksesimit, autorët e sulmit kibernetik hapën një faqe tjetër, e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur. Në ditët në vijim dhe aktualisht nga kjo faqe si edhe nga llogaritë nga aplikacionet e komunikimeve në internet si "Telegram" etj, po postohen dokumente të Policisë së Shtetit të cilat përbëjnë sekret hetimor.
Postimi i të dhënave, të cilat dyshohen të jenë të hakuara dhe të kopjuara nga sulmi kibernetik i ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme, kryhet nga faqja online me emërtimin “HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ si dhe nga profili në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.”
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këto faqe kanë IP në Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi.
Sa më lart, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më datë 04.10.2022, mbështetur në nenin 208 të K.pr.penale, Konventën e Këshillit të Europës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale” (në rastin e Britanisë së Madhe) nenet 509 e vijues të Kodit të Procedurës Penale “Mbi letërporositë për jashtë shtetit” dhe Ligjit Nr.10193 datë 03 dhjetor 2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në fushën penale”, në Konventën per Krimin në Fushën e Kibernetikës, ratifikuar me ligjin nr.8888 datë 25.04.2002 dhe në parimin e reciprocitetit (në rastin e Federatës Ruse) iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë:
Sekuestrimi i të dhënave dhe sistemeve kompjuterike si dhe ndalimi për kryerjen e veprimeve të mëtejshme të publikimit të dokumentacionit të hakeruar nga sistemet kompjuterike të AKSHI-t si dhe sistemet kompjuterike të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga faqja e internetit:
Nga profili në rrjetin social “Telegram” me emëtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.” me adresë:
Telegram Headquraters ……London United Kingdom;
“HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ me ISP...... Hong Kong;
Profilin në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.” Rusi”.
Dërgimin e gjithë të dhënave të sekuestruara nëpërmjet letërporosisë autoriteteve ligjzbatuese shqiptare.
Zbatimi i vendimit të bëhet nëpërmjet dërgimit të kërkesës për ndihmë juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit perkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.
Gjykata e shkallës së parë Tiranë me Vendimin nr.1864,1865 dhe 1866 Regj.Them. datë 06.10.2022 ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë.
Në zbatim dhe për ekzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u dërguan kërkesat për Ndihmë Juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit përkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.
Sqarojme siç edhe përmendet në Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.1864, 1865 dhe 1866 datë 06.10.2022, këto faqe nga burojnë materialet e hakeruara përbëjnë objekt të hetimit penal, janë të dhëna dhe sisteme kompjuterike tashmë të sekuestruara konform ligjit procedurial të Republikës së Shqipërisë dhe çdo e dhënë që buron nga këto faqe që operojnë në mënyrë kriminale është objekt i hetimit dhe i sekuestrimit tashmë me vendimet e gjykatës.
Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe pengimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie e cila ka qëllim të cenojë gjithë veprimtarinë e organeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes individëve.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka gati për të miratuar një...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhe Byberi, ka deklaruar se de...
Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi, thotë se nuk është faji...
Analisti Andi Bushati një natë më parë ka deklaruar se për...
Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme,...
82-vjeçarja Lefkotheia Karasa nga fshati Nartë i Vlorës, e...
Deutsche Welle: Znj. Ambasadore, cili ishte qëllimi i vizi...
Largimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe është shndë...
Një i ri nga Tirana ka rrëfyer eksperiencën e tij të l...
Gazetarja Klodiana Lala ka shprehur shqetësimin lidhur...
Analisti Andi Bushati ka ngritur shqetësimin e mungesë...
Sot në ditën e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave, ...
Teksa jemi në kushtet e një krize energjetike që ka ka...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi se Sokol Balla nuk do të ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur...
Ditën e sotme ka humbur jetë një tjetër minator një një su...
Një rrëfim trënditës i një 20-vjeçari, përdorues dhe s...
Analisti Lorenc Vangjeli në një analizë të tij lidhur me a...
Mbasditen e sotme raportohet se në Fier është gjetur një m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...