Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në plan të dilte para gazetarëve për të prezantuar raportin vjetor të Zyrës Federale të Sigurisë Informative, (BSI). Por ky event tashmë është hequr nga kalendari i ministres. Arsyeja: pikërisht shefi i këtij institucioni, Arne Schoenbohm, dyshohet për lidhje të mundshme me një organizatë që ka lidhje me shërbimin e fshehtë rus.
Disa mediume gjermane kishin raportuar gjatë fundjavës se ministrja socialdemokrate Faeser po mendohet ta shkarkojë Schoenbohm. Para se të bëhej shef i Zyrës Federale të Sigurisë Informative në vitin 2016, Schoenbohm ishte Cybersicherheitsrat Deutschland e. V, Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, shoqatë kjo që mendohet të ketë lidhje me shërbimin e fshehtë rus.
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme nuk i konfirmoi njoftimet për shkarkimin e mundshëm të Schoenbohm, por la të kuptohet se shtyrja e konferencës së shtypit të BSI kishte të bënte pikërisht me aludimet për lidhjet e tij me organizatën në fjalë. "Është e qartë se në këtë situatë nuk do të mbajmë një takim të tillë derisa të sqarojmë gjithçka në detaje”, tha zëdhënësja e ministrisë së Brendshme, Sonja Kock, në konferencën e rregullt të qeverisë gjermane në Berlin, të hënën në Berlin.
Në pritje të sqarimeve është edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, siç tha në Berlin zëdhënësi i tij, Stefan Hebestreit. "Kancelari do të dalë me një deklaratë, kur të ketë marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që kanë lindur që nga e premtja”, shtoi ai të hënën në të njëjtën konferencë.
Të premten e kaluar (7.10.), programi satirik i ZDF (kanali i dytë publik gjerman), Magazin Royale, kishte zbuluar se organizata lobuese Këshilli i Sigurisë Kibernetike, të cilën e kishte themeluar shefi aktual i BSI, Arne Schoenbohm, ka kontakte me shërbimin e fshehtë rus.
Në organizatën në fjalë, krahas kompanive gjermane me rëndësi strategjike, si korporata energjetike E.ON, farmaceutike Bayer, kompania Commerzbank apo edhe institucione publike, si Ministria gjermane e Shëndetësisë, kishte si anëtare edhe kompaninë Protelion, që nuk është tjetër veçse dega gjermane e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike O.A.O. Infotecs. Protelion, e cila deri në mars të vitit 2022 quhej Infotecs Deutschland. Kompania u ofron bizneseve dhe personave privatë e publikë, nën etiketën "made in Germany” një sistem komunikimi të quajtur ViPnet VPN për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Sipas hulumtimeve të Magazin Royale dhe rrjetit investigativ Policy Network Analytics, kompania është themeluar në vitin 1991 nga ish-studenti i shërbimit të fshehtë sovjetik, KGB, Andrei Çapçajev. Sipas të njëjtave burime, matemakani dhe informaticieni rus, i shkolluar në bankat e KGB-së, është nderuar me një medalje nderi nga presidenti rus Vladimir Putin dhe kompania mëmë ruse Infotecs mban lidhje biznesi me shërbimin e fshehtë rus.
Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë (CSRD), mori shkas nga investigimet e gazetarëve për ta përjashtuar kompaninë Protelion GmbH /Infotecs Deutschland nga organizata e saj. "Veprimet e Protelion GmbH janë një shkelje e qëllimeve të shoqatës Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë e.V. Akuzat e bëra nga raportimet në media nuk janë në përputhje me luftën kundër krimit kibernetik dhe promovimin e sigurisë kibernetike”, argumenton Këshilli i Sigurisë Kibernetike në një deklaratë shtypi.
Por në të njëjtën kohë, presidenti i kësaj shoqate, Hans-Wilhelm Dünn, i quan” absurde” kritikat për ndikimin e Moskës në organizatën e tij. Këto janë akuza kundër një anëtari të vetëm të CSRD e.V. Protelion GmbH dhe paraardhësi i tij Infotecs GmbH iu bashkua shoqatës në qershor 2020. Që atëherë nuk ka pasur as bisedime e as projekte të përbashkëta me përfaqësues të kompanisë. Prandaj, ata nuk kanë mundur të kenë ndikim as mbi platformën e klubit dhe as në qarqet e CSRD”, është shprehur Dünn.

Dünn thotë, se si BSI, as ne nuk kemi qenë në dijeni të lidhjeve të Protelion GmbH me shërbimet ruse. "Ne i marrim seriozisht akuzat dhe mbështesim përpjekjet e autoriteteve shtetërore për të sqaruar rolin e Protelion GmbH në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shkallën në të cilën ka ndodhur në të vërtetë një përpjekje për ndikim”, tha kryetari i organizatës lobiiste. Dünn tha në një intervistë për WeltTV se akuzat ndaj Schoenbohm janë të padrejta dhe me motive partiake.
Aludime se Schoenbohm, i cili ka ardhur në post, në kohën kur ministrinë e brendsme e kishte Horst Seehofer, nga partia kristiansociale që tani është në opozitë, nuk është tjetër veçse një "kokë turku” e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, për ta mënjanuar Schoenbohmin nga ky post, bëjnë edhe disa mediume të tjera gjermane si Wirtschaftswoche, dhe DerSpiegel. Edhe politikanë të opozitës të spektrit konservator paralajmërojnë që çështja të mos personalizohet.
Andrea Lindholz, deputete e partisë kristiane-sociale, thotë se Schoenbohm nuk është i vetmi që ka lidhje me Këshillin e Sigurimit Kibernetik. Edhe politikanë të koalicionit aktual si zëdhënësi i politikës së brendshme të grupit parlamentar të liberalëve, Manuel Höferlin, ka qenë i pranishëm në një cermeoni jubilare, dhe ka mbajtur fjalën pikërisht pas Schoenbohm. "BSI gëzon një reputacion të shkëlqyer - në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo duhet të mbrohet, veçanërisht në situatën jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë. Kjo është arsyeja pse të gjithë të përfshirët duhet të veprojnë me përgjegjësi”, tha politikania kristiane-sociale përmes një deklarate në media.
Edhe kolegia e saj, nga partia e madhe simotër, CDU, e merr në mbrojtje Schoenbohm, si një person të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për infiltrimet e mundshme nga Rusia, prandaj kërkoi sqarim të plotë të të gjitha fakteve. Sidomos ne duam të dimë për rëndësinë e kompanisë Protelion GmbH për sigurinë kibernetike në Gjermani dhe në arkitekturën e IT të administratës publike”, u shpreh ajo në të njëjtën deklaratë./DW
82-vjeçarja Lefkotheia Karasa nga fshati Nartë i Vlorës, e...
Deutsche Welle: Znj. Ambasadore, cili ishte qëllimi i vizi...
Largimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe është shndë...
Një i ri nga Tirana ka rrëfyer eksperiencën e tij të l...
Gazetarja Klodiana Lala ka shprehur shqetësimin lidhur...
Analisti Andi Bushati ka ngritur shqetësimin e mungesë...
Sot në ditën e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave, ...
Teksa jemi në kushtet e një krize energjetike që ka ka...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi se Sokol Balla nuk do të ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur...
Ditën e sotme ka humbur jetë një tjetër minator një një su...
Një rrëfim trënditës i një 20-vjeçari, përdorues dhe s...
Analisti Lorenc Vangjeli në një analizë të tij lidhur me a...
Mbasditen e sotme raportohet se në Fier është gjetur një m...
Një infermiere është akuzuar nga Gjykata e Kurorës së manç...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot bisedime me aleatët jo...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha ka zhvilluar sot ...
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria ka publi...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave qeveri...
Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e mart...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...