Planifikuan vrasjen e bashkëpunëtorit të SPAK-ut/ Mbyllen hetimet për “Reqin e Korçës” dhe shokun e tij
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimin lidhur me fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri.
Përmes një statusi në "Facebook", Sula shkruan se Shqipëria është shndërruar në një makineri të pastrimit të parave.
Përmes ballafaqimit të disa fakteve, deputeti shprehet se sipas Eurostat çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022-shit, janë rritur 48%. Në argumentin e tij Sula thotë se për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.
Ndërsa INSTAT në Shqipëri thotë se në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit.
Në përfundim të argumentit të tij ai ngre çështjen se "kush ka forcë financiare për të blerë këto ndërtime që është dyfishuar çmimi i një metri katror. Ku në Tiranë shkon deri në 3 mijë euro metri katror për banim e deri në 10 mijë euro metri katror për biznes".
Statusi i plotë:
Letargjia e shtetit perball pastrimit të parave të "zeza".
Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave të pista. Veç informacioneve jo zyrtare qe na vijnë çdo ditë kemi edhe disa të dhëna zyrtare që konfirmojnë këtë gjë.
?Në një kohë që të gjithë kategoritë e bizneseve po përballen me një krizë që nisi që nga situata e krijuar nga Covid 19 dhe vijoi pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë, ka një biznes që po lulezon. Ndërtimi i kullave shumë katëshe kryesisht në Tiranë por edhe në disa nga qytetet kryesore. Shohim çdo ditë kulla që ngrihen madje edhe duke zhdukur historinë e Tiranës së vjetër. Gropa që hapen çdo ditë per të ndërtuar masive betoni dhjetëra katëshe.
Ndërkohë disa fakte interesante që i bërtasin policisë e prokurorisë me zë të lartë se në Shqiperi po pastrohen parate e krimit. Sipas EUROSTAT çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë rritur 48%.
Për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.
Ndërsa INSTAT në Shqipëri thotë se në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit.
Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit te parë te 2022 eshte rritur me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.
Në raport me periudhën bazë, që është viti 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%, ose më shumë sesa dy herë me mesataren e Bashkimit Europian (që e mat nga viti 2010).
Sa kaq, po INSTAT dhe ne vet kemi qenë dëshmitarë të eksodeve masive si asnjëherë më parë që kur ra komunizmi. U dyfishuan ikjet e të rinjve, e forcës punëtore nga Shqipëria menjëherë sapo u hapën kufijtë pas mbylljes nga pandemia.
?Ndërkohë sipas raporteve të vet qeverisë së SULLTANIT, rritja ekonomike ska kaluar ndonjëherë mbi 6 apo 7% në vit.
Natyrshëm lind pyetja: në një kohë kur situata ekonomike e familjeve shqiptare përkeqësohet sipas INSTAT, kur rritja ekonomike nuk ndihet, kush ka forcë financiare për të blerë këto ndërtime që është dyfishuar çmimi i një metër katrorë. Ku në Tiranë shkon deri në 3 mijë euro metri katrorë për banim e deri në 10 mijë euro metri katror për biznes.
Sigurisht që nuk ka.
Por janë paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar ato që ndërtojnë kullat. Vetëm organet e zbatimit të ligjit nuk e shohin këtë. Madje për ti hedhur hi syve qytetarëve një herë në shumë kohë bëjnë sikur sekuestrojnë ndonjë pasuri që realishtë janë një grimcë rërë në shkretëtirë./CNA.al
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Komisioni Europian ka paraqitur raportin e progresit për v...
Ambasadorja Yuri Kim së fundmi ka reaguar përmes një statu...
Çmimi i naftës dhe shumë problematika të tjera të vendit t...
Gjykata e jurisë së Aigios vendosi një dënim me pesë vjet ...
Mëngjesin e sotëm një aksident rrugor ka ndodhur në rr...
Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar sërish protestë. ...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur rreth s...
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) k...
Arens Çela është emëruar sot zyrtarisht në krye të Prokuro...
Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ekspe...
Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka gati për të miratuar një...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhe Byberi, ka deklaruar se de...
Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi, thotë se nuk është faji...
Analisti Andi Bushati një natë më parë ka deklaruar se për...
Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme,...
82-vjeçarja Lefkotheia Karasa nga fshati Nartë i Vlorës, e...
Deutsche Welle: Znj. Ambasadore, cili ishte qëllimi i vizi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...