SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar nga afër punën për projektin e ri të Spitalit Infektiv në QSUT.
Manastirliu e ka cilësuar një projekt të rëndësishëm, i cili do ta kthejë këtë spital në qendër reference për sëmundjet infektive, me kushte dhe standarde bashkëkohore.
“Investimi në Spitalin Infektiv për ta kthyer në një qendër reference për sëmundjet infektive, ka nisur prej muajit mars, një investim prej 5.6 milionë eurosh që parashikon jo vetëm rehabilitimin e spitalit, por edhe një shtesë për të zgjeruar kapacitetet pritëse dhe kryesisht për shërbimet e terapisë intensive, kjo në kuadër të planit tonë për përballimin e emergjencave për sëmundjet infektive. Projekti parashikon një rinovim tërësor të ambienteve, por edhe një rikompozim të tyre, do të kemi në përfundim të këtij investimi 118 shtretër në këtë spital, do të dyfishohen kapacitetet e terapisë intensive. Në fund të korrikut ne përfundojmë”, -tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama theksoi se janë mbyllur të gjitha financimet dhe projektet për rehabilitimin e plotë të korpusit spitalor ‘Nënë Tereza’.
“Rëndësi ka që tani i kemi të mbyllura projektet dhe financimet për të mbyllur gjithë korpusin dhe më në fund do të jetë i gjithi një”, - tha Kryeministri Edi Rama.
Duke folur për investimet në QSUT, Manastirlu tha: “Në QSUT jemi në një kantier të hapur punimesh, vijojnë punimet në spitalin e sëmundjeve të brendshme, do të vijojmë hapjen për fazën e dytë të pediatrisë dhe menjëherë me miratimin në paralment të kredisë me Bankën Botërore, do të kemi edhe rehabilitimin e spitalit të kadriokirurgjisë dhe projektin për djegie-plastikën dhe kështu përfundojmë të gjithë korpusin universitar ‘Nënë Tereza’”- tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu thanë se më 1 korrik do të jetë sërish edhe rritja e pagës për mjekët dhe infermierët me 6% dhe 40% brenda këtij mandati.
“Duam ta rrisim deri në 40 për qind dhe besoj që do ta bëjmë. E kemi të planifikuar”, tha Rama.
Investimi i ri vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19. Investimi me vlerë prej 5.6 milionë eurosh konsiston në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Kapaciteti i plotë i këtij spitali do të jetë 118 shtretër. Projekti parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe shtim të kapaciteteve do të ketë edhe në repartin e urgjencës. Spitali do të ketë të gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe do të investohet për të gjithë rrjetin e monitorimit të të gjithë aktivitetit të spitalit, në ndërtimin e rrjetit të të dhënave, për monitorimin e pacientëve në kohë reale. Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për...
Mbrëmjen e djeshme, në rrjetet sociale është zhvilluar...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije vendi...
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka thën...
Moderatorja e emisionit "Now" në "Euronew", Erla Mëhil...
Sot grupi parlamentar i PD-së është mbledhur në selinë...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh t...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas final...
Çfarë nuk prodhoi pseudodemokracia shqiptare në 30 vit...
Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes gaz...
Një tjetër sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda stadiumi...
Skandalet në institucionet shtetërore, ku shumë punonjëse ...
10 ditë para festivalit, UNUM pothuajse ka përfunduar përgat...
Të gjithë dëshirojnë që të jenë pjesë e kësaj finaleje të ma...
Policia ka kryer kontrolle të rrepta ndaj tifozëve përpara s...
Pak më parë janë regjistruar tensione para Pallatit të Kongr...
Të tjera incidente kanë ndodhur pak minuta para fillimit të ...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Tifozët e Fejnordit janë larguar nga "fan zona" në Pedonalen...
Një 34-vjeçar është rrëzuar nga objekti ku punonte dhe ka hu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...