Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Mëngjesin e sotëm, banorët e Korçës të cilët kanë përfituar banesa sociale nga bashkia, kanë dalë në një protestë përballë këtij institucioni. Rritja e bonusit të qirasë është bërë shkaku i kësaj proteste, ku rreth 100 familje preken nga ky vendim i miratuar disa ditë më parë në Këshillin Bashkiak. Banorët shprehen se ata janë njohur me këtë vendim kur kanë shkuar për të paguar bonusin e qerasë.
"Është bërë indeksimi i qirasë bazuar në indeksin e rritjes së çmimeve, një shifër që ne e marrim nga Instat. Ky indeks i referohet vitit 2018-2023 dhe reflektohet tek qiraja aktuale e vitit 2024. Ne i paraqitëm këshillit bashkiak gjithë materialin bazuar në argumenta objektivë me arsyet pse nuk ishte bërë rritja ndër këto vite. Për arsye se kaloi situata e pandemisë, e cila zgjati goxha. Ne nuk mund ta toleronim më këtë detyrim ligjor. Banorët me këtë indeksim të qirasë janë të njohur sepse e kanë në kontratën e tyre të cilën e rinovojnë çdo vit dhe është në pikën 3 të kontratës, në një paragraf i nenit 3, ku thuhet që niveli i qirasë ndryshon çdo vit me indeksin e korrigjimit të çmimeve që miratohet nga këshilli bashkiak. S'mund të them që preken familje për sa kohë niveli i kësaj qiraje është nën nivelin e qirasë mesatare”, tha Mirela Balli.
Sipas banorëve, ata e kanë të pamundur të paguajnë edhe këtë rritje të qirasë pasi janë me të ardhura minimale nga pensionet ose kempet. Bashkia i ka premtuar privatizimin e banesës në kohën që ata janë strehuar, ndërsa situata vijon të jetë e njëjtë.
"Këto pallate janë ndërtuar nga shtete europiane për të ndihmuar të pastrehët. Ato duhet të ishin falas, kurse ne na i dhane me qira dhe i pranuam. Tani po e ngrejnë qiranë, atje janë të gjithë pensionista të vetëm dhe ata që janë me kemp e skanë mundësi të paguajnë më shumë. Këta po e shtojnë akoma, ku do vejë kjo puna jonë? Garsioneret paguajnë 40 mijë lek, dhomë e kuzhinë 68 mijë lek, 2 dhoma e një kuzhinë 90 e ca mijë. Nuk i përballojmë dot, më shumë i konsumojmë ato 5 lek që marrim për ilaçe."
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak nga këshilltarët e majtë u vendos me shumicë votash rritja e çmimit të bonuseve të qirave të cilat do të jenë 700 lek për garsionieret, 1300 lek për apartamentet 1+1 dhe 1600 lek për apartamentet 2+1. Sqarimi vjen nga shefja e zyrës së strehimit, Mirela Balli, e cila thotë se rritja e qirasë është parashikuar në kontrata ndërsa rritja ka ardhur për shkak të rritjes së indeksit të çmimit të banesave nga instat”, janë shprehur banorët.
Banorët kanë vendosur që të mos paguajnë, duke paralajmëruar edhe grevë. Ndër të tjera, ata janë të vendosur që edhe nëse policia shkon për ti nxjerrë nga banesat, ata nuk do të dalin.
"Jemi atje në ato pallate, jemi me kemp, jemi me pension, dhe nuk kemi, fëmijët i kemi pa punë. Këtu në bashki futen ata që kanë njerëzit, kushërinjtë, nipërit mbesat që kanë. Unë marr 170 mijë lek të vjetra bashkë me burrin. 90 mijë pension dhe 90 mijë ai merr kempin. Tani unë si do bëj? Kam dhomë e kuzhinë, paguaj 68 mijë, tani më thanë 77 mijë, që fillojnë në shkurt, e na shkojnë 150 mijë. Unë nuk kam, po të kisha nuk vija e të qaja këtu. Pse nuk i privatizojnë? Se marrin lekun”, thanë banorët.
"Kur kemi marrë autorizimet për banesat na kanë thënë që 10 vite do qëndrojmë me qira e më pas do privatizohen. Nuk e mbajtën farë fjalën. I kemi bërë 3 herë kartat, i kemi dërguar dhe në Tiranë, hiç asgjë. Nusja vajti dje dhe i kishin thënë që do paguani 73-74 mijë”, deklarojnë më tej.
"Po na bëjnë padrejtësira, pa na venë në dijeni dhe në ç'bazë bazohen këta që i ngrejnë pa lajmëruar gjithë këtë komunitet. Po bëhen shumë pisllëqe në kurrizin tonë, sepse kur ka ardhur vjet kryetari i bashkisë na ka thënë që 10 vite dhe do u privatizohen banesat. Ku është llafi i kryetarit të bashkisë? Po i mashtron gjithë këta njerëz. Kemi aplikuar për privatizim, në fund i kemi bërë parlamentit dhe kryeministrit. E mora përgjigjen dje që është marrë në shqyrtim, po presim. Kërkesën e kam bërë dhe në këshill bashkiak dhe nuk është marrë parasysh, por përgjigjia kthehet në mënyrë abuzive. Asgjë nuk do paguajmë. Atje do rrimë, kush të dojë le të vijë, ne nuk dalim që atje. Presim privatizimin", janë shprehur banorët./ CNA
Rreth 200 seanca gjyqësore në Korçë do të shtyhen nga ...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e llogari...
Blerina Bala, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dek...
Instituti i Studimeve Politike në një raport monitorim...
Instituti i Studimeve Politike në një raport monitorim...
Ekspertët: Incenerimi, faza e fundit e trajtimit të mbetje...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrin e personit që me...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar shifrën e parave që ka...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e ci...
Kryeministrja italiane viziton të mërkurën vendin tonë, pë...
Djali i Remzi Hoxhës, i rrëmbyer dhe i zhdukur 28 vjet...
Ndërkohë që në delirin e saj qeveria numëron turistët ...
Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, C...
Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë proceset gjyqës...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, d...
Nga Edi Rama U habitën gazetarët e "Report"-it dhe e tha...
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një kërkesë shqi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...