Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, emërohet zv.ministër te MIE
Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, C...

Ndërkohë që në delirin e saj qeveria numëron turistët që vijnë në Tiranë e jo vetëm, ardhja e sezonit Pranverë – Verë ka “shpërthyer” skapamentot e motoçikletave.
E kemi fjalën për fenomenin që prej vitesh është prezent si një armë tmerruese për qetësinë publike të qytetarëve. Dalja e motoçikletave zhurmëmëdha u bashkëngjitet makinave “bisha” me xhama të zinj e skapamento që të çajnë daullen e veshëve dhe acarojnë në maksimum psikikën.
Sikurse xhamat e zinj edhe skapamentot e mëdha janë elementë të sajuar nëpër serviset shqiptare që e ofrojnë këtë shërbim, i cili do të vlerësohej normal nëse nuk do të sillte shqetësim publik masiv. Por që pikërisht për këtë arsye të fundit e bën të ndëshkueshëm ligjërisht, sikurse ndodh në vendet perëndimore.

Ankesat lidhur me zhurmën tmerruese të motoçikletave e automjeteve, që e ndesh nga mëngjesi deri në orët e vonta të natës, janë të shumta e askush nuk vepron. As Policia e Shtetit, që, ndërsa e vlerëson të drejtë shqetësimin e shprehet e gatshme të veprojë, thotë se nuk ka një ligji specifik për të mbështetur aksionet e saj antiskapamento gjëmuese.
“Ndalimin e xhamave të zinj mbi normë e mbështesim në ligjin e 31 tetorit 2019, për zhurmat mbi normë nuk ka asnjë akt specifik”, sqaron një drejtues i Policisë Rrugore, pa dashur të identifikohet.
Nëse do të gërmosh lidhur me përdoruesit e këtyre teknikave torturuese për qytetarët, do të shohësh se, sikurse dhe xhamat e zinj, skapamentot zhurmëmëdha i përdorin “cubat” e rrugës, apo “të fortët”, sikurse i etiketon drejtuesi i policisë.

“Në përgjithësi ata që i përdorin këto skapamento janë kontigjent policie, 'të fortët', siç thoni ju të medias. Ka dhe fëmijë biznesmenësh, politikanësh, qeveritarësh që duan të bien në sy. Për ne s’janë problem t’i bllokojmë, ata prishin qetësinë publike, mjaft të na urdhërojnë që të veprojmë. Mjafton ligji për qetësinë publike”, arsyeton oficeri i Policisë së Shtetit, institucionit që rri e vështron zhurmëmëdhenjtë e rrugës, prishës të qetësisë publike.
Dhe, ndërsa vërtetë nuk ka një ligj specifik që të adresojë përfshirjen e policisë në goditjen e poseduesve të automjeteve zhurmuese, do të mjaftonte Ligji me Nr. 9774/ dt.12.07.2007: “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, për të nxitur aksionin bllokues. Në Nenin 1 të këtij Ligji citohet se: “Ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, duke përcaktuar mënyrën e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma”.

“Ligji zbatohet për zhurmën, ndaj së cilës njerëzit ekspozohen në mjedisin ku ndodhen, në zona të banuara, në mjedise, në institucione publike, në parqe publike dhe hapësira të tjera, të qeta, çlodhëse, në zona të qeta në natyrë, në institucionet për fëmijë, shëndetësore, arsimore, kulturore, të kultit dhe në mjedise të tjera të ngjashme me to”, dikton pika 1 e Nenit 2 të Ligjit Nr. 9774, ndërkohë që pika 2 përcakton si “rrezikshmëri për shëndetin dhe mjedisin çdo zhurmë, që tejkalon nivelin kufi”. Domethënë nivelin e rrjedhur nga modifikimi i marmitave jo prej fabrikave prodhuese, por prej mjeshtrave të serviseve shqiptare./ CNA
Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, C...
Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë proceset gjyqës...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, d...
Nga Edi Rama U habitën gazetarët e "Report"-it dhe e tha...
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një kërkesë shqi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht, përmes një vi...
Kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh pas investigim...
32-vjeçari Dorian Alia, një nga autorët e dhunimit të avok...
Të martën po zhvillohet mbledhja e Dhomës Kombëtare të...
Në protestën e sotme që u zhvillua para Bashkisë së Ti...
Sot është zhvilluar protesta e 10-të para Bashkisë Tiranë....
Është mbyllur protesta e 10-të para Bashkisë së Tiranës. P...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
U organizua në Kuvendin e Shqipërisë sesioni special i For...
Ditën e sotme është zhvilluar një seancë dëgjimore në Komi...
Është tensionuar situata në protestën para Bashkisë Tiranë...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, u ...
Aktivisti Erges Eskiu, një nga protestuesit para Bashk...
CNA ka raportuar disa ditë më parë se në protestën e s...
Aktori Neritan Liçaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...