Integrimi/ Dhuka: Kuvendi të drejtojë punën për zbatimin e kritereve
Ditën e sotme është zhvilluar një seancë dëgjimore në Komi...

U organizua në Kuvendin e Shqipërisë sesioni special i Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile "Gruaja, Paqja dhe Siguria", me temën "Ndërtimi i paqes në kohë pesimizmi".
Woman Center for Development and Culture Albania (WCDCA), së bashku me International Civil Society Action Network - ICAN dhe Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluan sot në sallën e seancave plenare sesionin special të Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile "Gratë, Paqja dhe Siguria", me temën "Ndërtimi i paqes në kohë pesimizmi".
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj Valikaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, znj. Evis Kushi, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, znj. Lejdi Dervishi Dervishi - Koordinatore Kombëtare/Drejtore e Qendra Cve, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës.
Në hapjen e aktivitetit, deputetja Evis Kushi u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve, në veçanti grave paqendërtuese nga 47 vende të botës, kryesisht nga zonat e konfliktit.
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë, përveç agjendës kombëtare, është angazhuar dhe mbështet nismat rajonale dhe ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, ka nxitur dhe do të vijojë të nxisë qeverinë dhe institucionet të rrisin kontributin në këto nisma.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, u shpreh se ekziston një korelacion i qartë midis gruas dhe paqes: Një ekuacion që thotë: “Grua baraz me paqe”.
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, u shpreh se takimi i 10-të i këtij forumi vjen në një moment vendimtar teksa jemi dëshmitarë të sfidave komplekse të sigurisë që burojnë nga një peizazh gjeopolitik i trazuar me pasoja afatgjata për gratë dhe vajzat.
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare / Drejtoresha e Qendrës Koordinuese për Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), znj. Lejdi Dervishi mbajti një fjalim mbi rolin e Rezolutës 1325 si dhe agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Znj. Dervishi u shpreh se për Shqipërinë, Rezoluta 1325 nënvizon angazhimin e vazhdueshëm për të integruar perspektivat gjinore në politikat tona të sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht kur ato lidhen me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Drejtoresha e WCDCA, znj. Rudina Çollaku, në fjalën e saj veçoi kontributin e Qeverisë Shqiptare dhe shembullin unik për krijimin e partneriteteve strategjike në dobi të politikave të zhvillimit të cilat lidhen ngushtë me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke e lehtësuar ndjeshëm dhe procesin e kohezionit social.
Znj. Sanam Naraghi Anderlini MBE - CEO e International Civil Society Action Network (ICAN), falenderoi qeverinë shqiptare për kontributin e veçantë në ndërtimin e urave për një paqe të qëndrueshme në të gjitha nivelet dhe për arritjet në implementimin e planeve të hartuar për Rezolutën 1325.
Sesioni i dytë u moderua nga znj. Eralda Çani - Eksperte për ligjin dhe kuadrin ligjor të PKV 1325 dhe u hap me fjalën e Ambasadorit Reinout Vos - Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Embassy of the Netherlands in Albania, i cili ndau me të pranishmit shembullin e kësaj ambasade dhe punën e bërë në vendin tonë në partneritet me aktorët kyç në implementimin e Rezolutës 1325.
Më tej, Ambasadori Michel Tarran, Shefi i Prezencës së OSBE-së - OSCE Presence in Albania, theksoi rolin e këshillave vendore të sigurisë dhe punën e bërë në dobi të ruajtjes së paqes.
Përfaqësues i UN Women Albania, Z. Michele Ribotta në fjalën e tij, e cilësoi kete sesion një demonstrim i konkretizimit të veprimit të grave në përpjekjet për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur viktimat nga dhuna, duke shprehur konsideratë dhe mirënjohje për punën e bërë nga gratë në këtë aspekt.
Në vijim, Drejtoresha e USAID/Albania dhe Zëvendësambasadorja në Detyrë e Ambasadës Amerikane në Tiranë US Embassy Tirana, znj. Mischere Kawas, theksoi fuqinë e projektit të USAID-it #FuqizojmëKomunitetin, i cili amplifikon zërat e grave dhe forcon partneritetet lokale. Kur qeveritë lokale, shoqëria civile dhe komunitetet punojnë bashkë, ne jo vetëm që i përgjigjemi shpejt nevojave, por fuqizojmë gratë të bëhen nismëtare të vërteta të ndryshimit. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më paqësore dhe të barabartë.
Znj. Robinah Rubimbwa - Themeluese dhe Koordinatore Kombëtare, Koalicioni 6 për Veprim në 1325 (CoACT) dhe anëtare e WASL, nga shteti i Ugandas, ndau shembullin e saj në ndërtimin e paqes duke vënë theksin tek mbështetja ekonomike si element me rëndësi kyçe në fuqizimin e gruas.
Znj. Ines Leskaj, Drejtore Ekzekutive e @Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare (AWEN), në fjalën e saj premtoi se rrjeti AWEN do të jetë gjithmonë i gatshëm të veprojë për çështjet që lidhen me gratë.
WCDCA falënderon të gjithë partnerët dhe aktorët që bënë të mundur realizimin e këtij sesioni, i cili do të mbetet në histori si një ngjarje e rëndësishme që mblodhi gratë paqendërtuese nga 4 vende të botës, me një qëllim kryesor: Forcimin e bashkëpunimit lokal dhe global në dobi të paqes dhe sigurisë.
#USEmbassyTirana #OSCETirana #ICAN #wasl #kuvendishqipërisë #unëomentirana
#Sanamaderlini #ambasadahungareze
#ambasadahollandeze #BashkiaElbasan/ CNA
Ditën e sotme është zhvilluar një seancë dëgjimore në Komi...
Është tensionuar situata në protestën para Bashkisë Tiranë...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, u ...
Aktivisti Erges Eskiu, një nga protestuesit para Bashk...
CNA ka raportuar disa ditë më parë se në protestën e s...
Aktori Neritan Liçaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëv...
Nis protesta e 10-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët...
Mbledhje e jashtëzakonshme e Dhomës Kombëtare të Avoka...
Ergys Agasi, hija në errësirë e kryeministrit Edi Rama, ka...
Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, ka dalë nga ambientet e P...
Në orën 11:00 pritet të nisë protesta e dhjetë e organizua...
Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, është paraqitur ditën e s...
Të dielën, CNA ishte një ndër të vetmet media, që raportoi...
Kryeministrja Giorgia Meloni do të zbarkojë ditën e ne...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ës...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas ak...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Pas hetimeve, AMP, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale T...
Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë që nuk ...
Opozita vijon me betejën dhe misionin e saj. Sot në orën 1...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...