Beteja vazhdon/ Sot, protesta e 10-të para Bashkisë Tiranë
Opozita vijon me betejën dhe misionin e saj. Sot në orën 1...

Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë që nuk ka ende operatorë virtualë të rrjeteve celulare (MVNO).
Kjo çështje është bërë edhe më e ndjeshme me uljen e numrit të operatorëve celularë në vetëm dy të tillë, duke filluar nga viti 2023. Tregu është rikthyer pas 15 vitesh në një strukturë duopol dhe ulja e numrit të operatorëve ka krijuar shqetësime të lidhura me konkurrencën dhe me interesin konsumator.
Në raportin për vitin 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shprehet se në përputhje të plotë me legjislacionin dhe aktet rregullatore, do të ndërmarrë një studim të detajuar mbi vlerësimin e mundësive dhe impaktit të hyrjes së MVNO-ve në tregun e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme.
Sigurimi i një kuadri rregullator të favorshëm për hyrjen e MVNO-ve është një prej rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës për AKEP në vitin 2022, në vendimin për lejimin e përqendrimit mes operatorëve ONE dhe Albtelecom.
Në raportin vjetor të vitit 2022, AKEP ishte shprehur se ligji “Për komunikimet elektronike” dhe rregulloret ekzistuese nuk paraqesin asnjë pengesë që operatorët MVNO të ofrojnë shërbime duke përdorur rrjetin e një operatori celular, shërbime të cilat përfshijnë telefoni të lëvizshme, internet, transmetim të dhënash, etj.
AKEP ka marrë dy kërkesa për autorizime si operatorë MVNO qysh në vitin 2018, por qysh atëherë ky proces nuk ka avancuar, për shkak se AKEP kishte kërkuar kohë për të analizuar nëse kuadri ekzistues ligjor dhe rregullator krijonte hapësira për të autorizimin e këtyre operatorëve.
AKEP ka arritur në konkluzionin se ligjërisht nuk ekzistojnë pengesa për licencimin e operatorëve MVNO, por megjithatë deri tani nuk ka zhvillime të reja në një proces të mundshëm të licencimit të operatorëve të këtij lloji. Në vitin 2018, dy operatorët e interesuar për të ofruar shërbime virtuale të telefonisë celulare ishin Neofone dhe Digicom.
Operatorët virtualë nuk kanë një infrastrukturë rrjeti të tyre, por shfrytëzojnë me marrëveshje rrjetin e operatorëve ekzistues të rrjeteve celulare (MNO).
Operatorët MVNO janë të pranishëm në shumicën e tregjeve të telekomunikacioneve në Evropë dhe në disa raste pjesa e tregut të tyre operatorëve arrin deri në 15%. Modeli i biznesit të operatorëve MVNO ka spektër mjaft të gjerë.
Disa prej tyre funksionojnë pak a shumë si rishitës të shërbimeve të operatorëve të rrjeteve celulare (MNO), duke i tregtuar këto shërbime me markën e tyre dhe duke ndjekur strategji të veçanta marketingu.
Por, ka edhe operatorë MVNO që zotërojnë një infrastrukturë teknike mbështetëse, që u mundëson t’u japin vlerë të shtuar shërbimeve të ofruara përmes rrjetit të MNO-ve.
Duke qenë se tregu tashmë ka arritur një fazë maturimi, në këtë moment ka shumë pak të ngjarë që të ketë interes nga investitorë të rinj për të ngritur operatorë të mirëfilltë rrjetesh (MNO), sepse kjo do të kërkonte një investim shumë të madh, ndërkohë që përmasa e tregut është e vogël.
Në këto kushte, operatorët MVNO shihen si e vetmja mundësi reale për të shtuar numrin e operatorëve konkurrencën në tregun e shërbimeve celulare me pakicë./ Revista Monitor
Opozita vijon me betejën dhe misionin e saj. Sot në orën 1...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltez...
Gazeta gjermane, BILD, ka publikuar këtë të hënë një shkri...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshime në diplomac...
Pjesa e dytë e emisionit investigativ “Report” në “Rai3” p...
Nesër, në orën 11:00, do të zhvillohet protesta e radhës k...
Reportazhi i “Report” të medias italiane “Rai3” zbulon...
Avokati Sokol Mëngjesi do të transportohet drejt Athinës, ...
Në emisionin “Report” të “Rai3” u publikua pjesa e dyt...
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me kre...
Pas investigimit të publikuar nga emisioni “Report” i "RAI...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve...
Aktivistja Adriana Kalaja ka paditur në SPAK kryeministrin...
Sot, deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për medi...
Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik, m...
Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins Bank...
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka përfunduar dës...
Ish-kryebashkaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur në S...
Pas 6 ditësh nga sulmi brutal, duket se gjendja shënde...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...