Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Reportazhi i “Report” të medias italiane “Rai3” zbulonte kompaninë e lobimit që ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema kishte hapur në Shqipëri.
Megjithatë, D’Alema nuk është i vetmi politikan italian që ka zgjedhur Shqipërinë për të ngritur biznes. Edhe ministri i Biznesit, Adolfo Urso ka krijuar një kompani konsulence në Shqipëri, së bashku djalin e tij Pietro.
Adolfo Urso, i cili ka qenë pronari i “Italian World Services” deri 10 ditë para se të emërohej ministër, ka zhvilluar shërbime konsulence për Francesco Becchettin, pronarin e kanalit televiziv, “Agon Channel”, që u mbyll nga qeveria shqiptare.
“Në vitin 2015, siç kishte zbuluar në atë kohë ‘Report’, ministri aktual në fakt po kryente konsulencë për llogari të kompanive të Francesco Becchetti, nipi sipërmarrësit dhe menaxherit të landfillit Manlio Cerroni, ish-pronar i televizionit shqiptar Agon Channel.
Sot Becchetti heq dorë nga miqësia e së shkuarës: Ministri Urso e ka braktisur duke zgjedhur krahun e kryeministrit Rama në luftën gjyqësore ku qeveria shqiptare i detyrohet Becchettit 120 milionë euro”, thekson “Report”.
“Rai3” ka kontaktuar edhe me Becchettin dhe Urson në lidhje me këtë kompani.
Gazetari: Adolfo Urso ka qënë konsulenti juaj?
Becchetti: Po, ka qenë konsulenti për ndërkombëtarizimin të grupit tim të biznesit.

Pas asaj që i ndodhi, Francesco Becchetti shprehet se ka humbur jo vetëm mbështetjen profesionale, por edhe miqësinë e Adolfo Urso që në atë periudhë duket se ka vendosur një raport kordial dhe miqësor me kryeministrin shqiptar.
Gazetari: Ju përcjell të falat e Francesco Becchettit. Thotë se e keni braktisur për të qëndruar në krah të më të fortit që është Edi Rama
Urso: Unë jam gjithmonë nga ana e Italisë.
Deri 3 ditë para betimin si ministër, Adolfo Urso ishte pronari i Italian World Services, kaluar më pas tërësisht të birit Pietro, shoqëri aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe të lobimit, i cili, sipas asaj qe rrëfen i interesuari direkt, në momentin kur kishte më shumë nevojë e ka braktisur Becchetin.
Becchetti: Unë i kam bërë vetes disa pyetje dhe i kam dhënë përgjigje
Gazetari: Çfarë përgjigjesh?
Becchetti: Nëse vlerësoni interesat që kanë luajtur, bizneset që janë shoqëruar te Rama...
Shoqërimi i bizneseve italiane mbi të gjitha jashtë vendit është misioni kryesor i Italian World Services e familjes Urso. Ky biznes operon në vende të ndryshme dhe nga 2015 edhe në Ballkan dhe në Shqipëri.

Gazetari: Italian Ëord Services, shoqëria e lobimit, ka klientë në Shqipëri?
Urso: Unë nuk bëj pjesë në këtë shoqëri, pyesni djalin tim.
Gazetari telefonon Pietro Urson, djalin e ministrit: Jam Giorgio Mottola, babai juaj më tha t’ju kontaktoj ju dhe doja t’ju pyes nëse kompania juaj ka klientë në Shqipëri?
Urso: Do të flas me avokatin tim më përpara.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar të kenë diskutuar për biznes,.
Gazetari: Edhe një tjetër subjekt politik që ka interesa këtu në Shqipëri, është Adolfo Urso.
Rama: Kurrë nuk ka ardhur për të folur me mua për interesa. Ka ardhur kur kishte vendosur të largohej nga politika.
Gazetari: Në atë kohë mbronte interesat e Becchetit.
Rama: Nuk e di. Di që ka miq këtu, por me mua...
Gazetari: I biri Pietro Urso ka një shoqëri që quhet Asigest në fushën e ndërmjetësimit të sigurimeve.
Rama: Nuk e njoh./ CNA
Avokati Sokol Mëngjesi do të transportohet drejt Athinës, ...
Në emisionin “Report” të “Rai3” u publikua pjesa e dyt...
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me kre...
Pas investigimit të publikuar nga emisioni “Report” i "RAI...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve...
Aktivistja Adriana Kalaja ka paditur në SPAK kryeministrin...
Sot, deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për medi...
Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik, m...
Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins Bank...
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka përfunduar dës...
Ish-kryebashkaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur në S...
Pas 6 ditësh nga sulmi brutal, duket se gjendja shënde...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën Ndërkombëtare të...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur r...
Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar ngritjen e Komisio...
28 mijë maturantë do të kryejnë testin e Gjuhës së huaj so...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi në muajin maj hapjen e p...
OKB ka zhvilluar një sondazh në Shqipëri për besimin në in...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...