SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Në emisionin “Report” të “Rai3” u publikua pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë, ku përmendej edhe ish-kryeministri Italian, Massimo D’Alema.
Sipas investigimit, D’Alema ka krijuar një kompani lobuese në Shqipëri, të quajtur “A&I”.
“Marrëdhënia e ngushtë e D’Alemës me Shqipërinë daton që nga kohërat e luftës së Kosovës, kur ai mbështeste bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Ndër vite ai ka intensifikuar udhëtimet drejt Tiranës dhe marrëdhëniet me qeverinë e Edi Ramës.
Këto marrëdhënie kanë bërë që ai të bëhet biznesmen jo vetëm në shtëpi.
‘Report’ ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D'Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen’, thekson ndër të tjera media fqinje.

Lidhur me këtë çështje foli mbrëmjen djeshme edhe kryeministri Edi Rama për “Rai3”, ku mohoi të ketë dijeni për kompaninë e D'Alema-s.
Pjesë nga intervista:
Rai3: Dëgjoni, ju keni një raport të shkëlqyer me Xhorxha Melonin. Keni pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë kryeministrat, veçanërisht me Massimo D’Alema-n.
Rama: Po.
Rai3: Massimo D’Alema, është një këshillues i juaji, ju e keni emëruar këshilltar.
Rama: Jo, nuk e kam emëruar këshilltar, sepse nuk do ia lejoja vetes ta emëroja këshilltar. Ai është një mentor.
Rai3: Ah, është mentor.
Rama: Po. Është njëri prej shtetarëve më të mëdhenj, sipas meje, pas Luftës së Ftohtë dhe është një prej mendjeve më të bukura që kam takuar në jetë. Të gëzosh miqësinë e tij, është, për mua, një medalje e madhe nderi.
Rai3: Edhe D’Alema ka ardhur në Shqipëri për të bërë tregti.
Rama: Çfarë tregtie? Çfarë ka bërë.
Rai3: Ka ngritur një shoqëri lobimi.

Rama: Po ç’tregti?!
Rai3: A&I
Rama: E pabesueshme! Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për… Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu!
Rai3: Po ka themeluar një shoqëri lobimi. D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali dhe ka themeluar edhe këtu një. A&I quhet.
Rama: A&I
Rai3: A&I quhet.
Rama: Unë di që ai punon për Ernst & Young në Itali.
Rai3: Ka një shoqëri lobimi edhe në Itali.
Rama: Dhe nuk është shoqëri lobimi.
Rai3: Jo, ai ka një shoqëri lobimi të tijën në Itali.
Rama: Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku.
Rai3: Nuk është not në baltë, sepse një ish-ortak i tiji, Consulcesi.
Rama: Kush është?
Rai3: Consulcesi, që ka hapur një shoqëri trajnimesh.
Rama: Ish-ortak i kujt?
Rai3: I D’Alema-s
Rama: Po, unë nuk e di…

Rai3: Massimo Tortorella. Ju keni marrë pjesë në vitin 2019 bashkë me D’Alema-n në përurimin e kësaj shoqërie, të këtij filiali në Tiranë, i cili, edhe në Itali, ka treqind-katërqind punonjës.
Rama: E pastaj?
Rai3: Në atë rast, Ministrja e Shëndetësisë shpalli të detyrueshëm formimin profesional për mjekët, në mënyrë që të ushtrojnë profesionin.
Rama: E pabesueshme! E pabesueshme!
Rai3: Pse?
Rama: E pabesueshme! Ne duam, kemi dashur të shfrytëzojmë një ekselencë italiane, për të kryer një proces aftësimi, të themi, të rritjes së aftësive në sektorin tonë shëndetësor dhe kjo kthehet në një problem?
Rai3: Jo, nuk është problem. Është thjesht një rrethanë që më bën kureshtar, që ish-ortaku i Massimo D’Alema-s hap një shoqëri këtu dhe kjo shoqëri, në momentin që hapet, ka një vendim që e favorizon njëfarësoj, edhe në raport me subjekte të tjera….
Rama: Po pastaj çfarë ndodhi?
Rai3: Nuk e di, për këtë po ju pyes.
Rama: Më vjen keq, po nuk ndodhi asgjë. Më vjen keq, duhej të ndodhte, po ja që nuk ndodhi./ CNA
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me kre...
Pas investigimit të publikuar nga emisioni “Report” i "RAI...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve...
Aktivistja Adriana Kalaja ka paditur në SPAK kryeministrin...
Sot, deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për medi...
Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik, m...
Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins Bank...
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka përfunduar dës...
Ish-kryebashkaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur në S...
Pas 6 ditësh nga sulmi brutal, duket se gjendja shënde...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën Ndërkombëtare të...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur r...
Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar ngritjen e Komisio...
28 mijë maturantë do të kryejnë testin e Gjuhës së huaj so...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi në muajin maj hapjen e p...
OKB ka zhvilluar një sondazh në Shqipëri për besimin në in...
Akuzat ndaj Olsi Ramës kanë qenë një nga temat që krye...
Kryeministri Edi Rama, në intervistën për “RAI3” është...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...