web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi për grumbulluesit/ Agron Duka mbështet nismën e Erion Braçes

23 Janar 2023, 13:27, Aktualitet CNA

Propozimi për grumbulluesit/ Agron Duka mbështet nismën e Erion

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ka dalë në mbështetje nismës së deputetit socialist Erion Braçe, për të detyruar grumbulluesit që të paguajnë fermerët brenda 60 ditëve.

Nga ana tjetër është shprehur se është skeptik se si do të rregullohen marrëdhëniet mes grumbulluesve dhe fermerëve.

 “Do e votoj nismën, por se di sa mund të sjellë ndonjë gjë të mirë. Përderisa nuk ka kosto në buxhet, qëllimi është pozitiv. Po a mundet që t'i detyrojmë të futen në marrëdhënie kontraktuale dhe t'i përmbahen kontratës. Ça do rregullojmë me anë të këtij ligji. Si luftohet informaliteti? Unë them vetëm nëse ndryshon skema e TVSH-së. Jam pak skeptik, si mund t'i detyrojmë dy veta, që njëri shet e tjetri blen që t'i paguajë atij tjetrit brenda 60 ditëve", është shprehur Duka.

Braçe tha se ky ligj i propozuar i rregullon marrëdhëniet mes grumbulluesve dhe fermerëve. Sipas Braçes nëse ata kanë një kontratë dhe shkelet, do të ketë penalitete. 

Ka ndërmjetës sot në treg, ka nga ata që ofrojnë vetëm magazinim. Ka nga këta që bëjnë pastaj, edhe pa u ligjëruar, bëjnë edhe eksporte. Ka të tjerë që merren edhe me përpunim. Në këtë gamë të gjerë ju e keni pasur një iniciativë para një viti e pak, që saktësonte rolin e secilit në treg. Do doja që ministria e bujqësisë ta merrte parasysh për të bërë definicione të qarta se kush quhet grumbullues. Ka edhe nevoja për iniciativa të tjera. Është e tepërt të vazhdoj ta theksoj se mënyra se si funksionon TVSH-ja në ekonomi, treg të brendshëm e përpunim është e padrejtë. U keqpërdor edhe u vodh nga eksportuesit. Problematikë e madhe për përpunim dhe grumbullim me qëllim tregun brenda vendit.

Çfarë mund të përmirësojë? Kolegë, nëse nuk funksiononë hallkat e shtetit asgjë nuk funksionon. Shtetin e kemi të funksionojë si rregullator dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Edhe po u miratua, nëse s’do funksionojnë hallkat e shtetit s’do zgjidhim gjë. Të dyja bashkë, ligji dhe agjencitë ligjzbatuese të shtetit mund të garantojnë zbatimin e tij. Një mundësi e qartë që të rregullojmë marrëdhëniet mes tyre. Nëse kanë një kontratë, jo me gojë. Një pjesë e madhe kanë humbur lekë, para, s’kanë ku t'i kërkojnë paratë se s’kanë dokument në dorë. Do vazhdojmë të jemi kështu, apo të detyrojmë në shkallë që gjithsecili të ketë një kontratë. Nëse bien dakord se paratë do t'i marrin pas një viti dhe kjo është me shkrim, s’kemi ça i bëjmë. Qëndron në fuqi kontrata që ata kanë. Në çdo pikë grumbullimi që po mbjell domaten e re, hajde shkojmë tani, a ka faturë? Pse mos t’i detyrojmë me ligj ta bëjnë kontratën”, tha Braçe./ CNA.al





Lajmet e fundit nga