"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar për pasqyrimin mediatik të ngjarjes familjare në Librazhd, ku një grua u kap mat në tradhti nga familjarët e bashkëshortit.
Zyra e Komisionerit deklaron se publikimi i pamjeve dhe videove përbën cenim të jetës private me pasoja të rënda, ndaj u kërkon mediave të jenë shumë të vëmendshme për sa i përket informacionit personal apo detajeve të panevojshme.
“Duke marrë shkas nga pasqyrimi mediatik i një ngjarjeje familjare në Librazhd, Zyra e Komisionerit vlerëson se publikimi i këtyre pamjeve dhe videove përbën cenim të jetës private me pasoja të rënda, të pariparueshme dhe të pakthyeshme e ku përveç dhunës fizike të ushtruar ndaj individëve të përfshirë në këtë rast, ata mund të përballen me dhunën mediatike, e cila për nga përmasat e pasojave është po aq e rëndë sa vetë aktet e dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Zyra e Komisionerit, në referim të nenit 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në përmbushje të detyrimeve të ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, kërkon nga subjektet e këtij sektori dhe/ose individë/entitete të tjera që përdorin mjete/forma të komunikimit masiv të jenë shumë të vëmendshëm për sa i përket informacionit personal/sensitiv të publikuar/shpërndarë apo detajeve të panevojshme për çështje që nuk përbëjnë dhe nuk i shërbejnë aspak “interesit publik”.
Ushtrimi i të drejtës së lirisë së shprehjes nuk është i pakufizuar dhe duhet realizuar e balancuar e në mënyrë proporcionale me të drejtat dhe liritë e tjera themelore të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, apo në aktet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë: Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa 108 “Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale” të Këshillit të Europës, etj.”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Zyra e Komisionerit tërheq vëmendjen e organeve mediatike për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në funksion “të interesit më të lartë publik”, duke përmbushur me përgjegjshmëri, transparencë dhe etikë parashikimet e legjislacionit në fuqi dhe veçanërisht, dhënien fund të transmetimit, qarkullimit, publikimit apo shpërndarjes me çdo formë të të dhënave personale në cenim të së drejtës për jetë private./ B.A. - CNA.al
Nga nesër nuk do të ketë më në përdorim qese plastike....
Me nisjen e muajit qershor të tilla qese të holla njëpërdori...
Policia e Pogradecit nuk ndalet në luftën kundër “krim...
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për dënimin e i...
Lirohet nga burgu Ismail Morina, i njohur për shqiptar...
Artisti i mirënjohur Çun Lajçi është një nga mbështetë...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit...
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Avokatja e Populli...
Kompania "Cash Money" me numër identifikimi L71523025U...
Arben Shehu, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtet...
Në tremujorin e parë 2022 janë miratuar gjithsej 397 leje ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të hënën vonë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reagu...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur pa...
Gazetari Mentor Kikia ka kritikuar mediat për mënyrën ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur me ...
Ngjarja që ka ndodhur në Librazhd, ku vjehrra dhe vjeh...
Pastori Akil Pano dhe drejtori ekzekutiv i “Qendrës pë...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjen e ndodhur...
Pastori Akil Pano ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...