“Javë e zezë për Edi Ramën ”, Berisha: Në Athinë nuk ftohet, në Bled përçmohet
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kjo ishte një ...

Qeveria ndryshon buxhetin për agjencinë shtetërore të kadastrës për vitin 2023.
Në vendimin e botuar në Fletoren zyrtare për buxhetin e ASHK parashikohet që për periudhën janar-dhjetor 2023 totali i të ardhurave të kadastrës për periudhën janar-dhjetor 2023 të shtohen 301,2 milionë lekë, ndërsa shpenzimet të rriten 237,1 milionë lekë.
Nga totali i shpenzimeve shtesë të parashikuara për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës 489,4 milionë lekë shtohen te shpenzimet për personelin. Shpenzimet kapitale ulen rreth 79 milionë lekë dhe shpenzimet për projektin e qendrës së kadastrës dixhitale reduktohen rreth 3,9 milionë lekë.
Një nga zërat e buxhetit të shpenzimeve të ASHK-së që pëson rritjen më të larta është ajo për personelin. Konkretisht fondi “Për pagat e punonjësve sipas strukturës organike të propozuar” nga 1,4 miliardë lekë që ishte parashikuar në vendimin e mëparshëm është shtuar rreth 288 milionë lekë, duke arritur në vlerën e 1,7 miliardë lekëve.
Ndërsa fondi i shpenzimeve për pagat e punonjësve me kontratë rritet 20%. Sipas zërave të detajuar të buxhetit të ASHK-së në vendimin e miratuar së fundmi fondi për pagat e punonjësve me kontrata nga 602,5 milionë lekë arrin në 722,3 milionë lekë. Ndërsa shpenzimet e kontributeve për sigurimet shoqërore për punonjësit e strukturës së organikës dhe atyre me kontratë shtohen 67,3 milionë lekë.
Ndryshimet e buxhetit për shtesë të shpenzimeve për personelin miratohen në periudhën kur pas 3 Korrikut në ASHK ka nisur zbatimin projekti për dixhitalizimin e kartelave të pasurive të paluajtshme. Dixhitalizimi i kartelave të pasurive të paluajtshme u shoqërua me vendimin për mbylljen e sporteleve fizike të shërbimeve, ku si subjektet ashtu edhe individët mund të aplikojnë për marrje shërbimesh vetëm nëpërmjet platformës e-Albania dhe zyrave noteriale. Me qëllim luftimin e korrupsionit për kthimin e përgjigjeve për aplikimet që bëjnë individët dhe bizneset po zbatohet një sistem i ri, i cili shqyrton aplikimit sipas algoritmit që përcaktohet nga njësia e quajtur “kulla e vrojtimit”.

Ndryshimi i sistemit për shqyrtimin e aplikimeve në një kohë kur kadastra ka ende të papërfunduar procesin e dixhitalizimit të dosjeve të pronave, sipas agjentëve imobiliarë të shitjeve po krijon bllokim në sektorin e shitje-blerjes së pasurive të paluajtshme, pasi vonon kthimi i përgjigjeve dhe në të shumtën e rasteve përgjigja është e paqartë.
Në total nga të dhënat e dhënë më herët nga ASHK dhe të dhënat e pasqyruara në vendimin e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare në muajin mars 2023 për buxhetin e kadastrës rezulton se vetëm 85% e dosjeve të pronave kanë regjistrim të plotë. Reforma synon dixhitalizmin e rreth 3,187,000 pasurive dhe skanimin e 2,252,000 dosjeve. Më herët Agjencia Shtetërore e Kadastrës kur prezantoi nisjen e projektit të dixhitalizimit u shpreh se nga 4,7 milionë pasuri të paluajtshme, 2,8 milionë pasuri kanë referencë pasurore dhe vetëm 700,000 prona rezultojnë të regjistruara me dosje të plotë.
Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të kadastrës po krijon probleme të mëdha edhe për sektorin bankar. Më herët edhe Shoqata Shqiptare e Bankave ngriti shqetësimin se moskryerja e veprimeve të bllokimit të pronave që lihen si kolateral është bërë një faktor me ndikim të rëndësishëm në frenimin e kredisë në dy muajt e fundit./ Monitor
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kjo ishte një ...
Në Parkun Kombëtar të Lurës është aktive një vatër zja...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Komisioni Evrop...
Ka plasur në RTSH thonë, çfarë nuk po ndodh. Alfred Pe...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me skandalin e ...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni, Gjergj Luca ka ndërmarrë ...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas lajmit se sh-kryemin...
Robert Papa, gazetari nga Shqipëria që jeton e punon në SH...
Një 39-vjeçare është kapur me një shumë të majme parash të...
Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar prej disa di...
Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas intervistës së dhënë...
Sot, kryeministri Edi Rama u përpoq që t’i hiqte të gj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas raport...
Në aksin rrugor Vlorë-Llogara në vendin e quajtur “Çesma”,...
Ministeriali "Transformimi Digjital në Rajonin e Ballkanit...
Nënkryetari i PD-së së Sali Berishës, Luçiano Boçi, në një...
Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve p...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspek...
Kryeministri Edi Rama ka qetesuar mjekët duke bërë me dije...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një inspe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...