Vilat, bizneset, kullat e Lulzim Bashës që nuk kanë marrë kurrë përgjigje
Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjit...

Analisti Artur Zheji, ndoshta për shkak të moshës apo të ndonjë arsyeje tjetër, "ka lëshuar pëllumbat". Kjo gjë vërtetohet më së miri, pasi lexon një shkrim të tij me titull "Prokurorët shqiptarë do fillojnë 'të vriten', nëse vrasin frikën", në portalin që ai drejton.
Zheji, në përpjekje për të komentuar zhvillimet aktuale në vend sa i përket kriminalitetit dhe sigurisë së prokurorëve, ka shkruar fjali që nuk do t'i nxirrte nga goja as një bandit rruge, jo më një njeri i medias.
Fjali që të habisin gjenden lehtësisht në shkrimin e tij, ku kërcënon me vdekje prokurorët që luftojnë krimin dhe madje nuk ka asnjë motivim për ta.
Ai e mbyll shkrimin e tij me fragmentin që nuk motivion askënd dhe madje të lë me gojëhapur. Në tentativë për të bërë të diturin dhe të zgjuarin, ai ka treguar të kundërtën, injorancën e tij.
"Për Drejtësinë që premton drejtësi, kërcënimi është bashkëudhëtar. Porse prokurorët shqiptarë, do fillojnë të vriten nëse vrasin frikën dhe refuzojnë zarfet. Deri atëhere, “Krimi” bën jetë të mirë dhe healthy në Dubai apo Londër, në Shkodër, Tiranë apo Vlorë….", shprehet Zheji.
Shkrimi i plotë:
Nuk është e mundur që as pushteti dhe as shteti, të garantojë paprekshmërinë e Antimafias shqiptare që po fillon të zërë fill. Eksperienca italiane, meksikane apo edhe ajo kolumbiane, na e dëshmojnë këtë. Ata kanë në luftën e tyre pambarim kundër organizatave kriminale: bilance të frikshme ku numërohen qindra prokurorë, ministra apo gjygjtarë dhe policë të vrarë në krye të detyrës dhe në ballë të luftës.
Prokurorët tanë të kërcënuar, ata që dimë dhe ata që nuk dimë, sado të mundohet dhe megjithë vullnetin e mirë, nuk i mbron dot as Taulant Balla dhe as policia shqiptare. Nëse nuk ecën më tej siç dhe ka filluar: spastrimi i kupolës së Policisë së shtetit nga ndotja kriminale në rradhët e saj. Për hir të vërtetës Taulant Balla po jep shenja të prekshme se ka filluar një kirurgji të brendshme, por, çthurrja e gërshetit krim-politikë, është një operacion 360gradë dhe vetëm në fillimet e veta.
Them në fillimet e veta, sepse “kërcënimet” reale, janë një tregues real se krimi i organizuar është shqetësuar dhe po ndërmer një reagim energjik me instrumentat e veta: para plus kërcënime direkte.
Kjo është edhe Faza më e rrezikshme, ose faza më e suksesshme e aksionit të Krimit, sepse korrupsioni dhe kërcënimi real, janë sigurisht instrumentat më rezultativë në historinë njerzore. Duke parë ngjarjet e deritashme, Drejtësia ka prekur vetëm nervin e organizatave dhe ende nuk ka prekur Bankat qindramilionaeurshe, investimet përrallore dhe koridoret e lulëzuara të trafikimeve.
Deri atëhere, asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës, nuk rrezikon të vritet! Sepse vrasje e tyre, nuk u sjell asnjë përfitim organizatave kriminale. Vrasjet kanë rezultuar gjithmonë “akte dëshpërimi” dhe një hakmarrje e verbër dhe krejt e pakuptimtë dhe aspak fitimprurëse në çështjet e majme të biznesit kriminal. Përkundrazi “Vrasjet” e eksponentëve të drejtësisë, shndërrohen heret a vonë, në një vetvrasje, për porositësit e tyre.
Kështu ka ndodhur me kapon e kapove, Toto Rina, kur urdhëroi sëbashku më të tjerë, vrasjen e Falkones dhe Beorselinos, duke shënuar fundin e klanit të vet mafioz, që ishte asokohe tmerri i Republikës Italiane. Dhe porosia për vrasjen e tyre, erdhi fill mbas ligjit special antimafia, për sekuestrimin e pronave, aseteve dhe parave kolosale të investuara gjithkund. Dhe sigurisht kur ligji filloi të godasë bankat e krimit, “dhimbja” që u shkaktua ishte e papërballueshme për organizatat dhe i shpallën luftë Shtetit, kur shteti filloi të divorcohet prej tyre! Proces ky, që është në pikëpyetje, përderisa jemi ende në nivelin e kërcënimeve që dalin në media, kërcënime të mediatizuara pra.
Për Drejtësinë që premton drejtësi, kërcënimi është bashkëudhëtar. Porse prokurorët shqiptarë, do fillojnë të vriten nëse vrasin frikën dhe refuzojnë zarfet. Deri atëhere, “Krimi” bën jetë të mirë dhe healthy në Dubai apo Londër, në Shkodër, Tiranë apo Vlorë…./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjit...
Kryeministri Edi Rama shquhet për mënyrën e tij të zgj...
Të premten është paraqitur në SPAK, bashkëshorti i ish-min...
Ministri serb Ivica Dacic ka bojkotuar foton familjare...
Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet ndaj ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg avokatin Alban Bengas...
Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat duke shprehur ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e fëmijës 3-vje...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka folur për rastin e ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e 3-vjeçarit që...
Dinamikat e zhvillimeve të viteve të fundit ku në hori...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e...
Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë t...
Së shpejti, fillon transmetimin emisioni më i ri në City N...
Konspiracionisti Alfred Cako ka shokuar me një deklara...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medi...
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe sekretari i Përgjithshë...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të enjt...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas dhënies së dënime...
Gjykata e Selanikut ka vendosur këtë të enjte masën e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...