Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Në maj të vitit 2020, Sokol Sadushi do emërohej anëtar i Gjykatës së Lartë. Me një mandat 9 vjeçar, Sadushi, prej tetorit 2023 mban edhe postin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Sokol Sadushi sot është 63 vjeç, por që tani po mendon për atë që do bëjë kur të mbushë 67 vjeç. Pra në ditën që mandati i tij si Anëtar i Gjykatës së Lartë mbaron, Sokol Sadushi do të jetë 67 vjeç. Në atë moshë ka edhe 3 vjet për të mbushur moshën e pensionit.
Ka shumë hipoteza, sipas së cilave, Sadushi po synon mandat në Gjykatën Kushtetuese.
Që kjo të ndodhë, kriteret ligjore duhet të heqin kushtin e moshën së daljes në pension në moshën 70 vjeçare për Sadushin. Ky kusht është i njëjtë si për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe për atë të Gjykatës së Lartë.
Dhe Sadushi, në emër të Gjykatës së Lartë, ka propozuar edhe heqjen e kufirit 70 vjeç në këto 2 gjykata.
A po e shantazhon Sadushi kryeministrin Rama me nevojën e vet të pavdekësisë në karriket e drejtësisë ose jo, kjo i mbetet Ramës ta vendosë në peshore.
Por sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese për “pushtimin” e karrigeve të asaj gjykate nga zëdhënës ose lajkatarë të Sadushit, ka në çdo rast pamjen e interesave private të Sokol Sadushit të lidhura me sistemin dhe jo të nevojave të njerëzve për drejtësi.
Për nevoja private të Sadushit, që lidhen me ndikimin e tij në sistem, ai stisi një dorëheqje të një anëtareje, mandati i të cilës nuk përfundonte në 2025. Por njëjtë me të ishte mandati i Holta Zaçes dhe Sonila Bejtës ama!
Me justifikimin e një dispozite që e kishte shuar vetë kur kishte ndryshuar me gabime Kushtetutën, Sadushi stisi vakancën e krijuar me dorëheqjen e një vasaleje për të arritur tek justifikimi i nevojës për ripërtëritje të Gjykatës.
6 muaj pas dorëheqjes së "Elsaaaa", Sokol Sadushi nisi sulmin kundra mandatit të Holta Zaçes. Gjykata Kushtetuese u detyrua të mblidhej dhe t'i ndërpriste mandatin Holta Zaçes.
Pastaj Sadushi priti 3 muaj që të niste gërmimet për mandatin e Sonila Bejtës.
Por në këtë pikë hasi në mermerin e godinës së Presidentit, i cili duke mos vijuar lojën e Sokol Sadushit, iu drejtua vetë Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vendimmarrje.
Gjykata Kushtetuese u vërtit plot 10 muaj si "parfumi" nëpër të mbathura, përpara se të merrte në shqyrtim kërkesën e Presidentit. Pasi kishin shkurtuar mandatin e Holta Zaçes, ‘qyqarët’ e tjerë u detyruan të shkurtonin edhe mandatet e vetes. Sadushi qetësoi secilin prej tyre me premtime karriere.
Kështu, Sonila Bejtës, sipas vendimit të Gjykates Kushtetuese të tetorit 2025, i paskësh mbaruar mandati që në prill të vitit 2025. Presidenti e kishte bërë kërkesën në janar të këtij viti. Mandati i Bejtës përfundonte (sipas tyre) në prill, por ata e lanë ta shqyrtonin kërkesën në tetor.
Këta janë Gjykatësit tanë kushtetues!
Kushtetutën dine t'a lexojnë, por kanë vetëm pak problem, që të kuptojnë si lexohet kalendari.
Bejtës, sipas këtyre kalendarxhinjve të tetorit, i ka mbaruar mandati në prill 2025. Elsa Toskës, i kanë llogaritur se i ka mbaruar mandati në vitin 2025, pasi Elsa kishte ikur në drejtim të paditur. Holta Zaçaj vazhdon pret zëvendësuesin, megjithëse sipas Kushtetueses mandati i saj mbaroi në mars 2025.
Për këtë karrige, Sadushi falsifikoi dokumentat zyrtare të Kushtetueses, duke shpallur humbëse Naureda Llagamin. Në vend të saj, nisi Asim Vokshin, që pas 3 viteve në detyrë, braktisi edhe ky një mandat 9 vjeçar. U mërzit në Gjykatën e Lartë? Pse Asim Vokshi e shkurtoi me 6 vite mandatin e vetes në Gjykatën e Lartë?
Mandati i Ilir Toskës sipas Kushtetueses llogaritet të përfundojë në shkurt 2028. Kjo do të thotë që ai do të qëndrojë në detyrë 3 vjet më pak se sa mandati 9-vjeçar. Toska del me minus 3 vjet nga mandati. Xhaferllari sipas Kushtetueses duhet të largohet nga detyra në tetor 2027, i hiqet një vit nga mandati. Papajorgji, sipas vendimit të Kushtetueses, largohet nga detyra në dhjetor 2027. Pra minus 1 vit nga mandati. Marjana Semini do përfundojë detyrën në janar 2031, që do të thotë 11 muaj para kohëzgjatjes normale të mandatit të saj, pra minus 11 muaj. Ibrahimi sipas Gjykatës Kushtetuese do ta mbyllë mandatin në nëntor 2030, pra minus 11 muaj. Sandër Beci përfundon mandatin në vitin 2028.
Nëse arrijmë në fund dhe bëjmë një kalendar, atëherë në Gjykatën Kushtetuese aktuale:
3 mandate përfundojnë në vitin 2025, 2 mandate në vitin 2027, 2 mandate në vitin 2028, 1 mandat në vitin 2030, 1 mandat në vitin 2031.
Ky është kalendari i miratuar së fundmi nga Gjykata Kushtetuese.
Për momentin, asnjë mandat nuk mbaron në 2029, kur i mbaron mandati Sadushit në Gjykatën e Lartë.
Por edhe kalendari ndryshon! Varet si e lexon./CNA
Mesha e së Dielës në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u dr...
Këtë të diel mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të ve...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar sot proceset e ditëve t...
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme lidhjet tani...
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi ka ndarë sot qëndrimin e s...
Një parashikim i kushteve të motit për këtë fundjavë, nga ...
Moti i keq ka përfshirë këtë fundjavë qytetin e Gramshit d...
Erion Veliaj, në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetu...
Shembja e tri vilave në zonën e Saukut në Tiranë nga Inspe...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskim...
Drejtuesi politik i opozitës për qarkun e Tepelenës, Trita...
Një ish-drejtor i një banke në Tiranë, është vënë në prang...
Ish-deputeti Myslim Murrizi shprehet në rrjetet sociale se...
Ministrja e Infrastrukturës edhe Energjisë njëkohësisht zë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga aksio...
Kampionati më i bukur dhe pasionant në botë, ai italian, p...
Komisioni Europian ka mirëpritur miratimin në Kuvend të li...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i pu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...