web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e grupit që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës

7 Nëntor 2025, 22:21, Aktualitet CNA

Pjesë e grupit që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles/ GJKKO

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës dhë personave të afërm me të. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Bani e rrëzoi kërkesën me arsyetimin se është e pabazuar në ligj dhe në prova.

Merlika dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Njoftimi i i GJKKO:

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 22.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim pasurie kundër subjektit Elvin Merlika, personave të afërm H.M, E.M, A.M, J.M, B.M dhe personave të tretë E.R, E.R dhe A.H”.

2.. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, në bazë dhe për zbatim të neneve 4, 15, 17 dhe 41 të Kushtetutës; neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar; neneve 4 gërma “a”, 13 dhe 16 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr. 19/2020; Jurisprudencës së GJEDNJ-së në çështjen “Yordanov and others v. Bulgaria”, datë 26.09.2023 dhe në çështjen “Todorov and others v. Bulgaria”, datë 13.07.2021, me vendimin nr. 17, datë 07.11.2025 vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2 të vitit 2022 me vendimin Nr. 4, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara pronarëve të tyre.

3. Ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 07.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në janar të këtij viti, SPAK-u dorëzoi kërkesë në GJKKO, ku kërkoi konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Merlikës dhe personave të lidhur me të. Në këto pasuri përfshihen aksione në shoqëri tregtare, apartamente, ara, garazhe, toka pyjore dhe apartamente.

Në përfundim të hetimit pasuror, SPAK-u doli në përfundimin se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. /CNA





Lajmet e fundit nga