Shembja e ndërtimeve pa leje/ Rama ndan pamjet: Operacioni nuk do të ndalet përballë askujt
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga aksio...

Ministrja e Infrastrukturës edhe Energjisë njëkohësisht zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC) që u mbajt në Atninë.
Balluku është shprehur se takimi shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë Departamentit të Energjisë të SHBA-së, Bashkimit Europian dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore.
Më tej, ministrja u shpreh se Shqipëria synon brenda vitit 2030 të kthehet nga një vend importues në një vend eksportues neto të energjisë. Ajo ka theksuar se angazhimi konkret i Departamentit Amerikan të Energjisë në sektorin energjetik europian është shpresëdhënës dhe garantues i qëndrueshmërisë dhe pavarësisë energjetike.
“Takimi i 6-të i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe veçanërisht vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore.
Sekretari i Energjisë, Chris Wright sot ka adresuar fjalën e tij me një vizion frymëzues i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë.
Athina zyrtare ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme gjatë P-TEC 6 për hapjen e dyerve europiane ndaj gazit të lëngshëm amerikan, duke e kthyer rajonin në një pikë strategjike më rëndësi jetike për gjeopolitikën. Në fjalën e tij Sekretari Wright nënvizoi faktin se teknologjitë e reja, sidomos inteligjenca artificiale e aplikuar në fushën e energjetikës do të sillte shumë shpejt rezultate të jashtëzakonshme dhe zgjidhje të qëndrueshme për sektorin e energjisë në Europë. Në fjalën e tij, kryeministri Mitsotakis i cili përshëndeti P-TEC 6 njoftoi se për herë të parë në vitin 2024 Greqia arriti të kthehet në një vend eksportues neto.
Pata rastin të informoj kolegët europianë dhe aleatët tanë strategjik, gjatë sesionit Ministerial, se Shqipëria synon brenda vitit 2030 të kthehet nga një vend importues në një vend eksportues neto, si dhe të ndajë me ta planet e rëndësishme të interkonjeksionit, ku përfshihet jo vetëm korridori VIII energjetik, por edhe korridori i quajtur Lindje-Perëndim që shtrihet mes Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë. Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit nënujorë nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë është konsideruar nga të pranishmit si një investim i domosdoshëm për sigurinë energjetike të Europës Juglindore.
Angazhimi konkret i Departamentit Amerikan të Energjisë në sektorin energjetik europian është shpresëdhënës dhe garantues i qëndrueshmërisë dhe mbi të gjitha i pavarësisë energjetike.
Një tjetër prezencë e rëndësishme këtu në P-TEC 6 në Athinë ishte Sekretari Amerikan i Punëve të Brendshme, Doug Burgum me të cilin pata kënaqësinë të prezantohem. Prezenca e tij tregon qartazi rolin e rëndësishëm që energjia luan në sigurinë botërore.“, u shpreh ministrja Balluku. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga aksio...
Kampionati më i bukur dhe pasionant në botë, ai italian, p...
Komisioni Europian ka mirëpritur miratimin në Kuvend të li...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i pu...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në ...
Edi Rama po kërkon që të lirohet Erion Veliaj, kryebashkia...
Materialet zgjedhore për Bashkinë e Matit kanë mbërritur n...
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me shpërndarjen e ...
Parlamenti miratoi dje në një seancë maratonë, nen për nen...
Një ditë pas përplasjeve mes Policisë Bashkiake dhe përfaq...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar Tatimet dhe ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Projektligji për barazinë gjinore u miratua me 77 vota pro...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar publikisht për mesazhin ...
Mazhoranca dhe opozita kanë miratuar në seancën plenare em...
Parlamenti ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për n...
Kreu i KLSH-së Arben Shehu në raportin për vitin 2024 në f...
Kreu i KLSH-së Arben Shehu në raportin e institucionit për...
Parlamenti ka miratuar nen për nen projektligjin “Për bara...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...