web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i Veliajt lë Shqipërinë jashtë BE-së?!

7 Nëntor 2025, 14:00, Aktualitet REDAKSIONALE

Lirimi i Veliajt lë Shqipërinë jashtë BE-së?!

Edi Rama po kërkon që të lirohet Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili u rikthye në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Në fakt, shkarkimi ishte bërë nga vetë kryeministri Rama, nga këshilltarët e Partisë Socialiste në bashki. Një vendim që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe tha se ishte i paligjshëm.

Nga ana tjetër, menjëherë pas këtij vendimi, kryeministri ka kërkuar që Erion Veliaj të rikthehet në detyrë sepse Tirana nuk mund të mbahet peng dhe ka hall. Nuk ka diskutim që Tirana ka halle dhe nuk duhet të mbahet peng, por Erion Veliaj është një person me 13 akuza të rënda penale, të cilat janë çuar nga SPAK-u në GJKKO dhe ndërkohë po hetohet për një dosje tjetër penale.

Erion Veliaj nuk është në burg rastësisht, as nuk i është shkelur ndonjë e drejtë. Erion Veliaj është në burg sepse po prishte provat.

Dhe kërkesa për të liruar të akuzuarin që nuk po shkon ende në gjykatë, nuk është paraqitur prej muajsh, po vetëm e shtyn gjyqin. Të kërkosh të lirohet ky njeri, i cili ka prishur provat, ndërkohë që ka dhe një dosje të dytë penale, është të shkelësh me këmbë drejtësinë, është të hedhësh në kosh gjithë hetimet e bëra nga prokurorët e SPAK-ut dhe në mënyrë të padiskutueshme, komplet reformën në drejtësi dhe totalisht institucionin.

BE-ja është e qartë, institucioni me besimin më të madh në Shqipëri është SPAK-u, institucion i mbështetur dhe i financuar nga partnerët europianë.

Por, këta partnerë, BE-ja, duke monitoruar ditë pas dite dhe duke parë çfarë po ndodh, se si po ndërhyn në mënyrë të hapur kryeministri, duke thënë se nuk e kishte kapur ai drejtësinë, se e kishte shkarkuar Erionin, po ia kthyen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që shumica e anëtarëve janë të zgjedhur me bekimin e tij, pa folur për faktin se një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, duhet të ishte përjashtuar nga trupa gjykuese me kërkesë të qeverisë, kërkesë që qeveria në fakt nuk e bëri kurrë, tregon që është e kundërta e asaj që thotë kryeministri.

Gjykata Kushtetuese është e kapur, është gjetur një precedent, një mënyrë, një formë që të lirohet Erion Veliaj dhe të rikthehet në detyrë.

Pra, një njeri me 13 akuza të rënda penale, me 9 të paktën për korrupsion, të shkojë të rrijë sërish në detyrë, sepse e ka zgjedhur Tirana.

Po, mund ta ketë zgjedhur Tirana, por është kapur duke shkelur ligjin, duke kryer vepra të rënda penale dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund të lirojë nga burgu një njeri me 13 akuza të tilla. Asnjë rrethanë, asnjë fakt e provë nuk ka rënë, për më tepër çështja është çuar në gjykatë.

Ndaj dhe partnerët ndërkombëtarë, BE-ja, institucionet të cilat monitorojnë dhe shikojnë se çfarë po ndodh me reformën, qartësisht në rast se lirohet Erion Veliaj me skema dhe skenarë politikë, mund t’i ngrejnë një mur të madh Shqipërisë për në BE.

Atë shpresë që Edi Rama ka se mund ta futë Shqipërinë në vitin 2029 apo në vitin 2030, mund të ndalet thjesht dhe vetëm se kryeministri Rama kërkon të lirojë nga burgu bashkëpunëtorin e tij të kapur në krim, në 13 vepra të rënda penale, Erion Veliaj./ CNA

 





Lajmet e fundit nga