Përplasjet mes policisë dhe përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër/ Ndalohen punimet e projektit të bashkisë
Një ditë pas përplasjeve mes Policisë Bashkiake dhe përfaq...

Parlamenti miratoi dje në një seancë maratonë, nen për nen projektligjin “Për barazinë gjinore”. Projektligji, për të cilin është debatuar prej disa orësh, është miratuar me 77 vota pro dhe 36 kundër. Deputetët e opozitës kanë votuar kundër miratimit të projektligjit.
Edith Harxhi ka reaguar në lidhje me miratimin e projektligjit duke thënë se përbën aktin më të rëndë dhe antipatriotik ndaj familjes dhe traditës kulturore dhe familjare e zakonore shqiptare.
Sipas Harxhit, ky ligj përshpejton shpopullimin edhe më të madh të vendit. Harxhi thotë se nëse diktatori komunist hoqi me kushtetutë besimin në Zot, diktatori rilindas, referuar Ramës, na la pa familje dhe të papërcaktuar biologjikisht.
“Kalimi i ligjit gjoja për barazi gjinore, përbën aktin më të rëndë dhe antipatriotik ndaj familjes dhe traditës kulturore dhe familjare e zakonore shqiptare. Ky ligj përshpejton shpopullimin edhe më të madh të vendit dhe i jep dërmën asaj çfar ne e kishim të shenjtë, traditës shekullore familjare. Nëse Diktatori komunist na hoqi me kushtetutë besimin në Zot, Diktatori rilindas na la pa familje dhe të papërcaktuar biologjikisht. Madje do të ndëshkojë edhe klerin në misionin e tij të Zotit nëse del kundër parimeve globaliste të majtiste. Ky është neo-komunizmi!
Sanksionet e këtij ligji janë jo vetëm antikushtetuese por edhe kundër ndërgjegjes. Bashkësia ndërfetare shqiptare e kultivuar në shekuj me bashkëjetesën e feve në Shqipëri ishte një zëri kundër diversifikimit gjinor përtej përcaktimit të dy gjinive.
Ky ligj vjen në një ditë kur Gjykata Supreme e Amerikës njeh të drejtën që në pasaportat amerikane të njihen vetëm dy gjini femër dhe mashkull.
Ky ligj vjen në një kohë kur Parlamenti Europian nuk ka mundur ende të përcjellë një direktivë për cështjen e familjes në të cilën të njihen deviacione biologjike përvec atyre të përcaktuar nga Zoti vetë.
Edi Rama si duket ka bërë shërbimin e fundit ndaj të majtës liberale dhe axhendës antifamilje, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e patronit të tij Soros që drejton këtë axhendë globale. Ky i fundit mendon se mund të vazhdojë të përdorë Shqipërinë ende si laborator eksperimental dhe ti dalë ndesh Konservatorëve Amerikanë dhe Europianë, Presidentit Trump dhe te drejtës zakonore në një vend në Europë.
Pra, axhenda globaliste anti-familje tashmë zhvillohet larg Amerikës në një vend të varfër europian, Kryeministri i të cilit është përfaqësues i kësaj axhende në Ballkan dhe Europë. Sfidë e hapur nga Trump. Po a ka këllqe Rama dhe shpurra e tij narkomane të sfidojë Amerikën dhe Trump? Besoj të gjithë e dimë përgjigjen.
Ndërhyrja e djeshme e Komisioneres Europiane dhe Ambasadorit të BE-së e ndonjë Ambasadori tjetër në Tiranë, tregojnë qartë që edhe Komisioni Europian dhe elita e saj burokratike dhe anti-familje, janë asgjë veç se zbatues të axhendës globaliste dhe të majtë për të shpërbërë familjen, traditën dhe të drejtën zakonore të popujve sovran në europë.
Për këtë arsye mendoj se duhet ta padisim këtë ligj antishqiptar në Gjykatën Kushtetuese dhe pse jo të kërkojmë referendum mbarëpopullor.
KM i Shqipërisë mendoj se është krejtësisht i vetëdijshëm që nuk ka Aleks, Komisioner dhe as një lider europian i djathtë apo i majtë me të cilët ai bën cirk e humor për marketing ndërkombëtar, që do ta shpëtojë atë nga zullumet e pafundme.
Koha e tij ka mbaruar dhe pritet vetëm të shohim shumë shpejt aktin final të zhagitjes së tij ashtu si disa diktatorë që u futën në vrimën e miut. Tashmë jemi drejt fundit të makthit neo-komunist dhe narkoshtetit në zemër të Europës. Vetëm prisni zhvillmet….”, shkruan Edith Harxhi./ CNA
Një ditë pas përplasjeve mes Policisë Bashkiake dhe përfaq...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar Tatimet dhe ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Projektligji për barazinë gjinore u miratua me 77 vota pro...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar publikisht për mesazhin ...
Mazhoranca dhe opozita kanë miratuar në seancën plenare em...
Parlamenti ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për n...
Kreu i KLSH-së Arben Shehu në raportin për vitin 2024 në f...
Kreu i KLSH-së Arben Shehu në raportin e institucionit për...
Parlamenti ka miratuar nen për nen projektligjin “Për bara...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu ka deklaruar se auditimet në f...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu ka raportuar në Kuvend veprimt...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka paraqitur ...
Kreu i KLSH-së Arben Shehu ka raportuar në Kuvend veprimta...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka replikuar me deputeti...
Deputeti Erald Kapri ka folur për figurën e intelektualit ...
Koalicioni Por Familjes po proteston para Kuvendit kundër ...
Sot Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka zhvilluar një v...
Aulon Kalaja ka bërë me dije se është paraqitur në Gjykatë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka zgjedhur t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...