“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Sokol Sadushi ka mbajtur sot një fjalim të gjatë me shabllone, teza leksionesh, ndonjë term latinisht, (kështu bëjnë të gjithë të mëdhenjtë), në një takim ku diskutohej drafti i ri i Kodit Penal.
Ky Sadushi është i njëjti që hartoi reformën në drejtësi për veten e vet, që t'i siguronte atij kërcimin si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe më pas kapërcimin si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Mes qindra fjalive të stërthëna (e kush ka lënë gjë që ta zbulojë Sadushi), në fund nuk tha asgjë konkrete për draftin e ri të Kodit Penal.
Sepse Sadushi nuk di të japë sugjerime se si të përmirësohet një draft.
Sadushi nuk ka gjë me draftin. Me 74% siguri as e ka lexuar fare. Sadushi do pushtetin mbi draftimin. Sepse pasi bëri përshesh sistemim me paketën e reformës për karrigen e vet, tani është i bindur që është edhe i vetmi që kupton mbi çdo gjë.
Mos u habisni se si sot pasdite do të lëshojë një tufë avokatësh nëpër studio për të mbrojtur talentin e Sadushit dhe për të sulmuar draftin e Kodit Penal.
Një draft është thjesht një matetial fillestar pune. As sulmon e as mbron njeri. Ndaj i thonë ‘draft’. Projekt në shqip. Ide fillestare. Tekst i pamiratuar. Por Sadushin e paska nxehur shumë ama! Nuk i duron këto draftet Sadushi!
Sipas Sadushit, as Rakipi (profesor), as Kaçupi (profesor), nuk dinë.
Vetëm Sadushi, profesor i Administratives, e di. Di gjithçka Sadushi! Administrative, Penale, Civile, Kushtetuese, ndërkombëtare e përtej.
Madje vetëm Sokol Sadushi di. E ka harxhuar aq shumë të gjithë dijen, sa s'ka lënë asgjë për të tjerët.
Por Sadushi është edhe fodull zemërgjerë! Rakipi dhe Kaçupi mund edhe të fillojnë të bëhen të dijshëm dhe ta meritojnë vlerësimin e Sadushit, por vetëm nëse Sadushi siguron pushtetin mbi draftimin.
Vetëm nëse i binden Sadushit e sidomos vetëm nëse kanë ndonjë hall për të zgjidhur në tavolinën e Sadushit, atëherë bëhen të dijshëm. Do argumente kjo punë!
Te tavolina e Sadushit ndahen kriteret për "profesionalizmin"!
Sa keq që ka edhe disa gjëra që dihen!
Sokol Sadushi është kapur në flagrancë si falsifikator, të paktën në rastin e falsifikimit të procesverbalit të vlerësimit të Naureda Llagamit. Por sqarimet nuk del t’i japë si Sadush. Jo! Sadushi është institucion. Pa të s'ka Gjykatë të Lartë. Pa Sadushin s'mund të ketë Gjykatë Kushtetuese. Pa Sadushin nuk ka karrierë në sistem.
Kjo është reforma në drejtësi, për të cilën Rama u çan dërrasat shqiptarëve prej 10 vjetësh, derisa kapi pas qafe vetë kopaçen e pazarxhiut Sadushi.
Fodulli Sokol Sadushi foli gjatë si padrino i sistemit, por nuk sqaroi se pse ai vetë, është gati edhe të falsifikojë për t'i dalë e vetja. O me Sadushin ose kundër tij! Shyqyr kësaj here nuk kishte hallin se po i përçante njeri stallën e magjistratëve që kanë varur fatin në dorën e Sadushit. Kësaj here nuk kishte nevojë të përsëriste thirrjen: “Shokë, po na përçan i ligu!”.
Fodulli Sadushi foli gjatë, shumë i merakosur për sigurinë juridike, por provojeni ta vini në debat profesional, qoftë edhe me më të fundit juristë, që nuk ia ka nevojën dhe do të shihni si Sadushi do squllet.
Por meqë foli për Kodin sikur i dhemb shpirti për shqiptarët, duhet ta nisë duke shpjeguar se cili është kriteri që përdor Sadushi kur hedh në kosh hallet e shqiptarëve.
Shifra e "skualifikimit" me kriteret ‘Sadushi’ në çështjet administrative, prek 74% të dosjeve, të paktën në tri vitet e fundit.
Kjo shifër kërkon shpjegime!
Kjo tregon se në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, Sadushi fut për Shqyrtim VETËM 26 % TË ANKIMIMEVE.
Vetëm 26 % e ankimimeve meritojnë vëmendjen e Sadushit. Nëse filtri nuk është korruptiv, çfarë është atëherë? Filtri bëhet në funksion të krijimit të një grupi avokatësh të oborrit të Sadushit? Apo ky filtër shërben që Sadushi të mos hallakatet me shumë avokatë?
E keni vënë re se si ka disa avokatë që e nisin karrierën duke dalë të japin mend në studio televizive? Dhe janë pastaj të njëjtët që kur është nevoja, sulmojnë si të pavarur, njerëz dhe zyrtarë. Qëllon shpesh që sulmet edhe të dallohen që bëhen për llogari të pushtetit të Sadushit në sistem.
Rasti më klasik është ai i Jordan Dacit, i cili pasi u shfaq për muaj në mbrojtje të Veliajt si i pavarur e si profesionist që nuk kishte interesa me çështjen, papritur u urdhërua nga Sadushi që ta përfaqësonte Veliajn në Gjykatën Kushtetuese.
Apo të tjerë, që të pashkëputur ende nga gjuha e provincës, sapo zbresin në qytet, pushtojnë televizionet kombëtare duke sulmuar me urdhër të Sadushit, ata që iu zgjedh Sadushi si detyrë.
Sa kohë që Sokol Sadushi nuk shpjegon kriteret që ai ka për të hedhur në kosh 74% të shqiptarëve që i drejtohen për ndihmë Gjykatës së Lartë, mbetet ai kriteri më klasik, që shpjegon fodullëkun e Sadushit, që quhet korrupsion dhe trafik ndikimi./CNA
Kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga 25 korriku kur u prezantu...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të shqyrtuar kërkes...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Ish-sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi...
Në Nostra Aetate, i ftuar nga Shqipëria Kryegjyshi botëror...
Komisioni Evropian vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëri...
Më 4 nëntor të vitit 1929 lindi në Pire Anastas Janullatos...
Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ka...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ka dhënë dorëhe...
Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako pritet që të lirë qelinë ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin L...
Kryeprokurori i Kosovës Besim Kelmendi ka pritur sot në nj...
GJKKO ka shpallur vendimin për Alqi Bllakon për incenerato...
Mes ngrefosjes profesionale dhe shprehjes "vendimet që mar...
Sokol Sadushi ka ndërtuar një skemë sipas së cilës borxhi ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste m...
Ka një shpurë të ethshme analistësh që janë vërsulur në me...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar rregullor...
Një progres-raport i Shqipërisë për vitin 2025, publikuar ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...