SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Behar Bajrit është personi i cili u arrestua në Francë këtë të hënë të 4 shtatorit 2023, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Bajri është ndër emrat e personat ndaj të cilëve u lëshua urdhër-arresti nga SPAK, pas zbardhjeve të bisedave nga aplikacionet "Sky" dhe "Encro Chat".
Në biseda u zbuluan disa vrasje të kryera nga Behar Bajri dhe njerëzit e tij dhe bashkëpunimi me Ervis Martinajn, “mbretin” e lojërave të fatit.
Behar Bajri kryente vrasje të porositura nga palë të treta, mes të cilëve edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Por kjo nuik është hera e parë që Behar Bajri bie në pranga.
Ai ishte në burg në vitin 2019, por Gjykata e Shkodrës vendosi që ta lirojë .
Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për numrin dy të grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda në atë kohë.
Ndaj tij ranë të gjitha akuzat, përfshirë edhe ajo e grupit kriminal, dhe e vetmja shkelje që i mbeti, sipas prokurorëve, është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Nga kërkimet e zhvilluara nga operacioni ““Metamorfoza” kanë dalë në dritë të fakte të reja por nuk dihet nëse sërish Bajri do t’i shpëtojë drejtësisë.
Behar Bajri akuzohet se e vrau Fabiola Bajrin më 20 qershor 2002 në gjumë. Ata ishin të fejuar prej 3 muajsh, megjithëse Fabiola ishte e mitur. Fejesa ishte bërë me aprovimin e familjes, ndërkohë që pas tri muajsh ai e ka rrëmbyer dhe e ka marrë në shtëpinë e tij. Sipas të dhënave, vrasja ka ndodhur pasi ajo i ka kërkuar leje për të shkuar diku. Bajri e ka refuzuar dhe ka patur përballë shpërthimin emocional të të miturës. Po të njëjtat burime, sqarojnë se ai akuzohet se e vrau në gjumë me një plumb pas kurrizit. Pavarësisht se ngjarja u raportua si vetëvrasje, e gjithë Shkodra bën akuzues Behar Bajrin. Pas vrasjes ai iku nga Shqipëria, e po ashtu edhe familja e të resë. Ata ndiheshin të kërcënuar nga Bajri i cili iu kishte thënë se nëse nuk do të largoheshin, atëherë ai do t’i vriste. Vrasja e të miturës u zbulua nga pozicioni i plumbit që kishte marrë, që ishte poshtë parakrahu. Ndërkohë që pistoleta, e gjetur në banesën e Bajrit, rezultoi se ishte arma e përdorur në vrasjen e Fabiolës dhe Arben Tuzit.
39-vjeçari Behar Bajri, me një pamje që ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave, akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale, duke nisur që nga vrasja, vjedhja me armë, grabitje etj.
Vjedhja më 14.01.1999
Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.
Vrasja më datë 14.01.1999
Në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.
Vjedhja më datë 21.03.1999
Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.
Vrasja më datë 28.01.2000
Në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 (dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Vtrasja më datë 15.02.2001
Në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.
Vrasja më datë 26.06.2002
Në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.
Më datë 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.
Abuzimi seksual më datë 18.08.2006
Shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”./ CNA
Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir S...
Këtë të hënë u mbajt Asambleja Kombëtare e Partisë Sociali...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se p...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sekretariatin e ri të ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën në Asamblenë e Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama foli si për programet e reja të drej...
Kryeministri Edi Rama tha se pranoi ftesën e Fatos Nanos p...
“Shqipëria do të bëhet se sbën vend europian i denjë.” Kë...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kom...
Rama ka shprehur pritshmëri të larta pë turizmin në ve...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëta...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të hën...
Kreu i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, është kallzuar ...
Ish-ambasadori i BE-së Luigi Soreca, është rikthyer sëris...
Një 65-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi drejto...
Pas takimit dhe konferencës për shtyp me Predisentin Barja...
Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërro...
"TiranAgro Food", 21-24 shtator 2023 në sheshin “Skënderbe...
Koreja e Veriut kreu një stërvitje të simuluar të një sulm...
Një 70-vjeçar ka humbur jetën brenda automjetit të tij...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...