web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme/ Arrestohet 65-vjeçari në Devoll

4 Shtator 2023, 15:21, Aktualitet CNA

Transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë

Një 65-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi drejtonte pa leje drejtimi, mjetin që dyshohet se e përdorte për transportimin e druve, pa dokumentacion.

I arrestuari është shtetasi I. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

Sasitë e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.    

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit./ CNA





Lajmet e fundit nga