Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Agest Kopellaj, të cilin e shihni në fotot e mëposhtme, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së së Bashës, një nga njerëzit më të besuar të tij, ai që i dërgon gotën e ujit kur flet, ai që i dërgon dosjen përpara, ai që shkon përpara çdo takimi, një nga njerëzit më besnik të Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës dhe Aurelës, bashkëshortes së tij, del që të ketë lidhje me Baton Haxhiun.

Sot CNA ka publikuar dokumentat, ku tregon se Baton Haxhiu merrte një shumë prej 4400 eurosh në muaj para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në një media që në atë kohë ishte thuajse totalisht e panjohur, pa folur për faktin që një kompani monopoliste që ofron një shërbim unik, siç ishte inceneratori i Tiranës, sot në sekuestro nga SPAK, i jepte para reklame, për çfarë?


Këto janë pjesë e hetimeve të SPAK-ut, por nga ana tjetër, Adriana Kalaja, një aktiviste, një nga njerëzit afër Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka zbuluar midis dokumentave një detaj.
Personi që ka firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës me Baton Haxhiun, me kompaninë e tij, është Besa Kopellaj, bashkëshortja e personit që ne përmendëm më sipër, Agest Kopellajt.



Pra, sipas Adriana Kalasë, njerëzit e Erion Isufit dhe Lulzim Bashës drejtuan kompaninë e Baton Haxhiut dhe u zbuluan te dokumenti që CNA publikoi sot, te kontrata që Baton Haxhiu merrte para nga kompania e inceneratorit të Tiranës.


Sipas të dhënave që CNA verifikoi, është fakt që Besa Kopellaj është bashkëshortja e Agest Kopellajt, njeriut dhe krahut të djathtë të Lulzim Bashës, që drejton kompaninë mediatike të Baton Haxhiut.

Dhe në fushatën elektorale të vitit 2021, Baton Haxhiu filloi të fliste mirë për Lulzim Bashën. Mos ishin këto paratë që e bënë njeriun e Edi Ramës të flasë pro Bashës ???
Në fakt, ky nuk është rasti i parë në PD, pasi pak ditë më parë u raportua se bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, “braktisi” burrin e saj politikisht, duke shkuar tek Adriatik Llapaj, te lëvizja që është kundër Ramës, kundër Berishës, kundër Metës, por ende nuk ka thënë asgjë kundër Lulzim Bashës.
Nga ana tjetër, sot zbulohet se asistenti i Lulzim Bashës ka pasur bashkëshorten tek një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës, te “spin doctor”-i mediatik i tij, te njeriu që flet 24 orë pro kryeministrit, gënjen pro kryeministrit, merr dhe para nga kompanitë e koncesioneve korruptive të kryeministrit dhe ky është Baton Haxhiu.

Dhe kompanitë e tij, sidomos atë mediatike “Albanian Post” në Shqipëri, e drejton bashkëshortja e krahut të djathtë të Lulzim Bashës. Janë jo pak të lidhura faktet dhe provat në këtë rast./ CNA



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim...
Gazetari, Ferdinand Dervishi përmes një postimi në rrj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se po...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e SPAK dhe ka lënë në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Serbia shpal...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një efektive po...
Të martën, Gjykata e Lartë ka rrëzuar për herë të dytë kër...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaop...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklar...
22-vjeçarja Dafina Kurti, e cila prej dy vitesh dhunohej n...
Avokati Kujtim Cakrani ka folur lidhur me dënimet e dh...
Një 47-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të...
Nje 53-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore të It...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dek...
Një brigadier dhe një inxhinier janë vënë nën hetim pa...
Policia ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor në Rrë...
Një nga autorët e vjedhjes me armë në shtëpinë e yllit...
Një nga shqiptarët në kërkim për vjedhjen spektakolare...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...