“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Këtë të enjte, në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë, u mbajtën homazhe për aktorin e mirënjohur Zhani Ziçishti, që u nda nga jeta dje në moshën 85-vjeçare.
Lajmi i hidhur ka prekur jo vetëm familjarët dhe miqtë e tij, por edhe komunitetin artistik dhe artdashësit në mbarë vendin, të cilët e kanë ndjekur dhe duartrokitur për dekada me radhë në teatër dhe film.

Aktori Petrika Riza u shpreh se Ziçishti ishte një artist me botë shpirtërore të pasur, i talentuar dhe me një plastikë të mrekullueshme, që la gjurmë si në teatër, ashtu edhe në kinematografi, duke krijuar figura të paharrueshme, edhe në role dytësore.
“Është një humbje e madhe për artin shqiptar. Zhani ishte një aktor me botë shpirtërore të pasur, i talentuar, me një plastikë të mrekullueshme që e ka ndihmuar në role mjaft të bukura si në teatër, ashtu edhe në kinematografi. Edhe në rolet joprotagoniste dhe të dyta ka krijuar figura që do të mbahen mend gjatë nga spektatorët, jo vetëm të Korçës, por të të gjithë Shqipërisë”,-u shpreh Riza.
Edhe aktori Refik Xhinaku vlerësoi individualitetin e tij skenik dhe interpretimin e thjeshtë e natyral, duke theksuar se ai do të mbetet i paharruar për publikun korçar dhe më gjerë.
“U nda nga jeta një nga aktorët më të mirë të teatrit të Korçës. Unë kam pasur rastin të interpretoj në disa role bashkë me të. Ai shquhej për një interpretim shumë të thjeshtë, shumë natyral; kishte individualitetin e tij skenik. Ai do të mbetet i paharruar, sepse kishte një gjë në skenë që shumë të tjerëve u mungon”,-tha aktori Xhinaku.

Profesori dhe miku i tij, Arjan Kallço, e kujtoi Ziçishtin jo vetëm si një aktor të shkëlqyer, por edhe si një mik të veçantë, me të cilin ndau shumë momente dhe kujtime nga jeta dhe karriera e tij.
“Humbëm një mik të veçantë, një aktor të mrekullueshëm, aktor i roleve që do të mbeten gjatë në memorien tonë dhe të të gjithë kombit shqiptar. Unë e kisha jo vetëm mik, por edhe komshi, ndaj kemi ndarë shumë gjëra me të. Më vjen vërtet keq që largohet nga jeta një ikonë tjetër e kinematografisë dhe teatrit tonë, ashtu si edhe për pasionin e tij për makinat. Takoheshim shpesh dhe diskutonim; tregonte historitë e roleve të tij, ndoshta edhe jetën e vështirë që pati kur emigroi në Greqi”,-tha Kallço.
Në homazhe mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, i cili u shpreh se Ziçishti i përkiste një plejade të shquar artistësh korçarë që kanë dhënë kontribut të vyer në artin skenik dhe filmin shqiptar.
“Sot jemi në ambientet e teatrit të Korçës duke kryer homazhe për njërin prej artistëve të shquar të qytetit të Korçës, Zhani Ziçishti, i cili u nda nga jeta. Zhani i takon një plejade të shquar artistësh korçarë që kanë dhënë shumë për artin skenik dhe filmin shqiptar. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij, por edhe për të gjithë artdashësit korçarë e më gjerë”,-tha Filo.
Ngushëllime përcolli edhe kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, duke e cilësuar aktorin si një pjesë e një familjeje me tradita nga fshati Ziçisht i Devollit.
“Ngushëllimet më të sinqerta për aktorin e mirënjohur Zhani Ziçishti, një devolli me një familje me tradita nga fshati Ziçisht i Devollit. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, por edhe gjithë komunitetit të aktorëve dhe artistëve shqiptarë në Republikën e Shqipërisë”,-u shpreh Duro.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore, Blerta Belliu, theksoi se kinematografia shqiptare dhe skena e teatrit të Korçës humbën një nga figurat e tyre më të rëndësishme, një artist që skaliti mbi 16 role në film dhe dhjetëra role në teatër.
“Sot është një ditë e trishtë. Kinematografia shqiptare dhe skena e teatrit të Korçës kanë humbur një nga figurat më të rëndësishme të tyre. Zhani Ziçishti ishte një figurë e dashur që skaliti mbi 16 role në kinematografi dhe dhjetëra role në teatrin e Korçës. Ai do të mbetet një nga figurat që diti të japë kënaqësi, të sjellë role të jashtëzakonshme dhe do të jetojë gjatë përmes veprës së tij”,-tha Belliu.
Zhani Ziçishti mbahet mend si një nga emrat më të dashur dhe më të vlerësuar të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Me ikjen e Zhani Ziçishtit, arti shqiptar humbi një tjetër figurë të çmuar të skenës dhe ekranit, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë në kujtesën e publikut. Rolet që ai skaliti ndër vite do të vijojnë të flasin për talentin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për artin, duke e bërë të pavdekshëm në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare./CNA
Përgjegjësi i sektorit të menaxhimit të kontratave në Auto...
Kryeministri Edi Rama nxori sërish sot në pah marrëdhënien...
Në vijim të zhvillimeve dhe pretendimeve të shpërndara dit...
Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian S...
Këtë të enjte ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Xhenil...
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur di...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e sotme në...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim të bërë ditën e...
Ish-prokurori Eugen Beçi ndau një qëndrim kritik lidhur me...
Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin “Për parandal...
Është e disata herë që ndodh në Shqipëri. Një media jashtë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Një tjetër problem serioz i rrugëve ka prekur vendin tonë,...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur shqetësi...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të nisë ...
Pasditen e kësaj të mërkure është krijuar një situatë e rë...
Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër lidhur me dëmtimet e r...
Në kuadër të fillimit të Kreshmës Ortodokse, në qytetin e ...
Fluksi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh është shtu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...