Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Bashkia e Tiranës është institucioni që administron kryeqytetin. Kryetari i saj ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ndërkohë i gjithë zinxhiri komandues, drejtorët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, më 28 mars të vitit 2024, si të përfshirë në dosjen famoze “5D”. Nga ana tjetër vazhdojnë hetimet edhe për landfillin e Tiranës, inceneratorin që nuk ekziston.
CNA, më 11 mars të këtij viti, i ka dërguar një shkresë zyrtarë bashkisë së Tiranës duke i kërkuar të na japë informacion në lidhje me sipërfaqet e reklamave të administruara nga bashkia e Tiranës dhënë për aktivitete të ndryshme tregtare si për koncertet në sheshin Skënderbej, koncertet në sheshin Nënë-Tereza, apo vendgrumbullime për evente të ndryshme ku vendosen sipërfaqe të mëdha reklamimi.
Në çuam një shkresë të parë dhe nuk morëm përgjigje, më pas nisëm dhe një shkresë të dytë, për të sqaruar dhe për të marrë informacion të plotë për të vënë në dijeni publikun në rast se kishte një abuzim me këto reklama.
Në rast se persona të tretë lidheshin direkt apo indirekt me Arbër Veliajn, vëllain e kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, por nuk morëm as për shkresën tonë të dytë.
Ne i dërguam një kërkesë për informacion të tretë gjithashtu, vendosëm në dijeni dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit, dhe deri më sot, prej tre muajsh, ne s'kemi marrë një përgjigje zyrtare.
Pse Bashkia e Tiranës nuk na thotë zyrtarisht sa është sipërfaqja e reklamave që kanë dhënë për zhvillimin e aktivitetit po themi të, Vitit të Ri 2025? Ose zhvillimin e eventeve të tjera në sheshin Skënderbej. Sa është sipërfaqja e reklamave që kanë dhënë me qira? 1 metër katror, 5 metër katror, 10 metër katror? Kujt ia kanë dhënë? Dhe sa është çmimi që është dhënë?
Ky është një informacion elementar mbi të ardhurat që gjeneron Bashkia e Tiranës, mbi taksat që paguajnë qytetarët dhe me to zhvillohet kryeqyteti, investohet në kryeqytet dhe qytetarët kanë të drejtë të informohen, bizneset kanë të drejtë të informohen se si përdoren taksat e tyre.
Ku shkojnë të ardhurat e Bashkisë së Tiranës? Si administrohen sipërfaqet e pronave publike? Si administrohen sipërfaqet e reklamave që vendosen në evente? Dhe këtu nuk po flasim për 10 mijë lekë të vjetra, po flasim për miliona euro të qarkulluara për të cilat CNA-së nuk i jepet informacion. Dhe kjo, në mënyrë abuzive, në shkelje të ligjit.
Nuk kemi kërkuar as ndonjë informacion sekret, as ndonjë informacion mbi të ardhurat e momentit apo planet e të ardhmes, por për ato që kanë kaluar, për aktivitetet e zhvilluara, për sipërfaqet e dhëna me qira.
Sipas informacioneve që ka CNA, sipërfaqet që janë dhënë me dokument zyrtar, krahasuar me sipërfaqet e vërteta që janë përdorur, kanë një ndryshim shumë të madh dhe ne kemi të gjithë dyshimet tona të arsyeshme si gazetarë se është abuzuar, ka korrupsion dhe ka vjedhje.
E thënë më thjeshtë, jepen qindra metër katror sipërfaqe reklamash që vlejnë dhjetëra miliona lekë, LED wall-e, banera e të tjerë, dhe kompanitë private i paguajnë sa qimet e kokës, ndërkohë në fatura, sipas informacioneve të ardhura në CNA, janë vetëm disa dhjetëra metër katror.
Diferenca mund të jetë me miliona euro, dhe ne këtë po investigojmë dhe nuk po e fshehim. Këtë po i kërkojmë Bashkisë së Tiranës. Të na thotë të vërtetën.
Ne kemi mundur të sigurojmë të gjitha materialet video të eventeve të ndryshme të zhvilluara në sheshin Skënderbej, sepse janë publike, i kemi siguruar nga faqja zyrtare e zotit Veliaj, nga faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë, nga mediat që i kanë transmetuar.
Ne thjesht po kërkojmë informacionin zyrtar sa figuron në letra sipërfaqja e reklamave të dhëna nga Bashkia e Tiranës për eventet e zhvilluara në sheshin Skënderbej apo dhe në sheshe të tjera. Në rast se shifrat janë të njëjta, pra nga videot përafërsisht duken 200- 300 metër katror ose 500 metër katror reklamë, dhe në faturë figurojnë 500 metër katror reklama, pse e fsheh Bashkia e Tiranës? Pse nuk na jep këtë informacion?
Në rast se në realitet janë 500 metër katror reklama kurse në faturë janë 5 metër katror reklama apo 50, këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, me një abuzim, me kompani që marrin sipërfaqe me qira dhe vendosin sa të duan dhe nuk i kontrollon kush, as Drejtoria e Taksave dhe as Policia Bashkiake.
Pa folur pastaj për lidhje të mundshme të personave që i marrin këto objekte me këto sipërfaqe me qira dhe marrëdhëniet me të tretë apo me të afërm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
CNA do të vazhdojë të kërkojë informacion të plotë në lidhje me këto sipërfaqe dhe në rast se ne nuk do të marrim informacionin dhe nuk do të mundemi të ballafaqojmë vlerat e vërteta, kemi të gjithë të drejtën të themi publikisht se ky informacion fshihet pasi brenda ka një zullum, ka një vjedhje, ka një abuzim.
Dhe këtë material të plotë, së bashku me dokumentet tona, mungesën e informacionit dhe të dhënat që na janë sjellë për dyshimet se ka abuzime me reklamat që jep bashkia e Tiranës për eventet në kryeqytet, ne do t'ia përcjellim organeve kompetente që hetojnë faktet penale në rast se ekzistojnë, pas dyshimeve që vijnë me fshehjen e informacionit. /CNA
Turizmi bregdetar në Shqipëri po përballet me një krizë të...
Një aksion po zhvillohet mëngjesin e kësaj të diele në bur...
Bullgaria është shpallur fituese e edicionit të 70-të Euro...
Mbrëmjen e sotme në arenën e Wiener Stadthalle të Vjenës m...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të rikthejë në burg...
Mjeku Erion Dasho ka bërë një reagim në rrjetet sociale li...
Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit në “Syri.net”, lidh...
Anëtari i PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur sot lidhur me zg...
Anëtari i PD-së dhe këshilltari bashkiak i opozitës, Ilir ...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur ditën e ...
Komanda aleate e Forcave Speciale të NATO-s ka publikuar f...
Anëtari i PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur sot për zgjedhje...
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme vendin, ndërsa ka sj...
Uniformat e policisë bashkiake kanë përfunduar mes kosh...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reag...
Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë zgjedhjet për K...
Pasditen e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër,...
Moti i keq ka përfshirë Durrësin këtë të shtunë dhe ka shk...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar projektin "Du...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...