Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit në “Syri.net”, lidhur me nisjen e një auditimi në disa burgje të vendit, përfshirë edhe burgun e Rrogozhinës, janë mësuar emrat e të dënuarve që u është futur në kartelën e vuajtjes së dënimit amnisti fiktive në dosjen e vuajtjes së dënimit.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se të dënuarit Emiljano Çili, Koço Seferaj, Osvaldo Çuko, Fioralb Rraja dhe Enea Qerushi i “Bandës së Babagjyshërve”, rezultojnë t’u jetë futur në kartelë amnisti fiktive e vitit 2024, por pas zbulimit të skandalit, asnjëri prej tyre nuk e ka përfituar uljen e dënimit dhe nuk ka dalë nga burgu, pasi të gjitha amnistitë tashmë janë revokuar.
Skandali i rëndë u zbulua fillimisht nga Gjykata e Elbasanit dhe më pas u auditua nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Pritet që këtë javë të pasojë me përjashtimin total nga organika të shefit juridik të burgut të Rrogozhinës, specialistit juridik dhe kartelistit të këtij burgu.
Mësohet se aktualisht dy prej tyre janë pezulluar nga detyra, por këtë javë pritet të dalë edhe vendimi për përjashtimin e tyre nga radhët e administratës së burgjeve.
Veprimet abuzive nuk janë kryer gjatë periudhës kohore kur burgu i Rrogozhinës drejtohej nga Bilal Hasa, por nga një ish-drejtor tjetër, i cili tashmë është transferuar me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme.
Ndërkohë, që prej datës 7 prill 2026, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Elbasanit, e cila po ndjek rastin e 3 zyrtarëve për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se fillimisht skandali për futjen në kartelat e të dënuarve të amnistisë fiktive është zbuluar nga Gjykata e Elbasanit.
Më pas, Prokuroria e këtij qyteti ka sinjalizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila ka urdhëruar menjëherë nisjen e një auditimi të detajuar në disa burgje, përfshirë edhe burgun e Rrogozhinës.
Nga auditimi ka rezultuar se gjatë vitit 2024 është futur në kartelat e vuajtjes së dënimit të 5 të burgosurve amnisti fiktive e vitit 2024, duke çuar në llogaritjen gabim të kohës së vuajtjes së dënimit, me qëllim lirimin para kohe të personave të dënuar për vepra të rënda kriminale.
Më konkretisht, një skemë e tillë kriminale është përdorur me kartelën e të dënuarit me 12 vite burgim për trafik droge, Emiljano Çili, dhe të dënuarit tjetër Koço Seferaj, i dënuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”.
Të dyja këto raste janë zbuluar nga Gjykata dhe Prokuroria e Elbasanit, të cilat kanë vendosur revokimin e dhënies së amnistisë së vitit 2024 për dy personat e dënuar. Por këto dy raste kanë shërbyer si indicie për të audituar kartelat e tjera, ku zyrtarët e burgut të Rrogozhinës kanë kryer abuzime.
Gjatë auditimit është zbuluar se në kartelat e të dënuarve Osvaldo Çuko, Fioralb Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, dhe Enea Qerushi i “Bandës së Babagjyshërve”.
Të gjithë këtyre personave u është revokuar përfitimi i amnistisë për vitin 2024, duke çuar në përfundimin se asnjëri prej tyre nuk ka mundur të ulë dënimin dhe më pas të lirohet nga burgu.
Rasti po ndiqet me shumë vëmendje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe vetë Prokuroria e Elbasanit, pasi çdo kartelë po verifikohet jo vetëm në burgun e Rrogozhinës, por edhe në burgje të tjera.
Kujt iu firmos amnistia fiktive?
-Emiljano Çili - I dënuar për trafik droge
-Koço Seferaj - I dënuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”.
-Osvaldo Çuko
-Fioralb Rraja - nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja
-Enea Qerushi - I dënuar si anëtar i “Bandës së Babagjyshërve". /Syri.net
Anëtari i PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur sot lidhur me zg...
Anëtari i PD-së dhe këshilltari bashkiak i opozitës, Ilir ...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur ditën e ...
Komanda aleate e Forcave Speciale të NATO-s ka publikuar f...
Anëtari i PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur sot për zgjedhje...
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme vendin, ndërsa ka sj...
Uniformat e policisë bashkiake kanë përfunduar mes kosh...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reag...
Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë zgjedhjet për K...
Pasditen e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër,...
Moti i keq ka përfshirë Durrësin këtë të shtunë dhe ka shk...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar projektin "Du...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se “...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se në emisione te...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vloçisht të B...
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim anë...
Arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen për publikun ed...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...