Vrau me thikë fqinjin/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim anëtarët e grupit "Bajri" dhe Aleksandër Prendin.
SPAK-u njofton se të pandehurit në këtë procedim penal janë shtetasit: Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.
Nga hetimet e zhvilluara rezulton se Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale, si: kryerje e veprave penale të dhunshme, tentativë për vrasje, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit si dhe përfitim të të ardhurave pa origjinë të ligjshme.
SPAK-u bën me dije se Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani rezultojnë të jenë përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale për vepra kundër jetës, rendit dhe sigurisë publike.
Ngjarja ka ndodhur në datë 23.8.2024, rreth orës 17:00 të pasdites, kur të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga hetimi janë nisur me tri automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit Rranxë (njësi administrative, Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës), ku ndodhej banesa e shtetasit Aleksandër Prendi. Motivi besohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme.
Hetimet provojnë se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur dhe kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim eliminimin fizik të shtetasit, Aleksandër Prendi. Mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri, por nga ky incident nuk rezultojnë persona të dëmtuar, por janë konstatuar vetëm dëme materiale të automjeteve të përdorura nga të pandehurit.
Njoftimi i SPAK-ut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda. Dosja e procedimit penal nr. 220 e viti 2024 është dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Të pandehur në këtë procedim penal janë shtetasit: Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.
Aleksandër Prendi i akuzar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal në dëm të shtetasve, Izmir Sakica, Franko Leka, Samuel Troshani dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Franko Leka i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje e armëve luftarake“, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Izmir Sakicaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Samuel Troshani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara rezulton se të pandehurit, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale, si: kryerje e veprave penale të dhunshme, tentativë për vrasje, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit si dhe përfitim të të ardhurave pa origjinë të ligjshme. Të pandehurit Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani rezultojnë të jenë përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale për vepra kundër jetës, rendit dhe sigurisë publike.
Ngjarja, objekt procedimi ka ndodhur në datë 23.8.2024, rreth orës 17:00 të pasdites, kur të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga hetimi janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit, Rranxë (njësi administrative, Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës), ku ndodhej banesa e shtetasit Aleksandër Prendi. Motivi besohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme.
Hetimet provojnë se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur dhe kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim eleminimin fizik të shtetasit, Aleksandër Prendi. Mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri por nga ky incident nuk rezultojnë persona të dëmtuar, por janë konstatuar vetëm dëmë materiale të automjeteve të përdorura nga të pandehurit.
Megjithëse nuk është bërë e mundur identifikimi i të gjithë personave, pjesëtarë të grupit kriminal që ndodhej në vendin e ngjajrjes, provohet se i pandehuri Aleksandër Prendi ka qëlluar të paktën në drejtim të dy apo më shumë personave, me qëllim vrasjen e tyre, e mbetur në tentativë.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendngjarje janë dëmtuar disa automjete të blinduar dhe një mjet tjetër i përdorur. Konkretisht, është dëmtuar një Audi A8 i blinduar me targa gjermane SËAG276, i gjetur në vendngjarje në gjendje të fikur, si dhe një tjetër Audi A8 me targa AA021RU, në pronësi të shtetasit Franko Leka, i cili është larguar më pas. Ky automjet është sekuestruar si provë materiale pas këqyrjes ku janë konstatuar dëmtime nga armë zjarri.
Gjithashtu, është konstatuar një Mercedes Benz S600 i blinduar me targa AB857LV, i cili është larguar nga vendngjarja dhe është ndaluar më vonë nga policia, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.
Në vendngjarje është gjetur i dëmtuar edhe një BMË me targa AB216LL, e marrë me qira nga shtetasi Aleksandër Prendi, i cili, sipas të dhënave hetimore dhe ekspertimeve të telefonit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.
Pavarësisht hetimeve të deritanishme, një pjesë e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarje mbeten ende të paidentifikuar dhe hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit prej personave të përfshirë./ CNA
Arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen për publikun ed...
Aktivistja Zhaklin Lekatari ishte e ftuara e episodit të s...
Dy efektivë janë vënë në pranga nga operacioni që po zhvil...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur këtë të premte nj...
Prej të hënës, disa nga akset kryesore rrugore dhe qytetet...
Drejtor i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali analizoi...
Në Shqipëri përflitet dhe diskutohet vazhdimisht situata m...
Këtë të premte u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare piktori...
Këtë të premte është shkarkuar nga detyra drejtori i Fondi...
Aktori i madh shqiptar, Koço Qëndro, feston sot 99-vjetori...
Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar detaje të reja mbi grupin “...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri zhvilloi një ...
Luli Basha prej disa ditësh ka qëndruar në Shqipëri si tur...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në drejtorinë për ...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e madhe të Eurov...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj në reagimin e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...