“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Aktori i madh shqiptar, Koço Qëndro, feston sot 99-vjetorin e lindjes. Një artist i përmasave të jashtëzakonshme, që Korça dhe Shqipëria kanë fatin ta kenë jo vetëm si aktor, por edhe si qytetar të nderuar, që mbart me vete historinë e artit korçar dhe shqiptar, që mbetet një prej ikonave më të mëdha të teatrit dhe humorit shqiptar.

I lindur në fshatin Senicë të Delvinës, Koço Qëndro përjetoi një rini krejt ndryshe nga brezat e sotëm. Në vitet e luftës, ende adoleshent, ai u bë partizan dhe mori pjesë në luftimet në qarkun e Korçës. Edhe pse ëndrra e tij ishte të bëhej mësues, jeta e çoi drejt një rruge tjetër, asaj të artit, ku do të linte gjurmë të pashlyeshme.

Rreth fillimit të viteve ’60-të, ai spikati si aktor i Estradës së Maliqit dhe më pas iu bashkua trupës së teatrit të Korçës, për të mos iu ndarë më kurrë skenës. Me dhjetëra role në teatër, estradë dhe kinematografi, Koço Qëndro u kthye në një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar.

Mes roleve që mbeten të paharrueshme në kujtesën e publikut janë Sir Endrju Eguiçik në “Nata e Dymbëdhjetë” të Shekspirit dhe Harpagoni në “Kopraci” të Molierit, personazhe që ai i solli në skenë me një mjeshtëri unike. Edhe në moshën 92-vjeçare, ai riktheu në skenën korçare “Koprracin”, duke dëshmuar se arti për të nuk kishte moshë.
Në kinematografi, ai ka lënë gjurmë me interpretime karakteriale që plotësojnë portretin e tij si aktor poliedrik. Te filmi "Përballimi" (1976), ai spikat në rolin e Sefedinit (pronari i mullirit), duke sjellë me vërtetësi tipologjinë e tregtarit të kohës. Batuta e tij në këtë film: Ore mos na e vini re se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve?, është cituar shpesh si një nga pasazhet e tij më popullore.

Gjithashtu, ai ka dhënë një kontribut të spikatur në filmin "Vendimi" (1984) në rolin e Aleks Xinxës, si dhe në filmat "I teti në bronz" (1970) dhe "Vitet e para" (1965). Çdo pasazh i tij në film karakterizohet nga një natyrshmëri e rrallë dhe një plastikë që i jepte jetë çdo figure, qoftë ajo dramatike apo komike.
Në rrëfimet e tij, Koço Qëndro kujtonte me shumë emocion bashkëpunimin me emra të mëdhenj të teatrit shqiptar, si Piro Mani, Dhimitër Orgocka, Pandi Raidhi dhe Sokrat Mio, artistë që shënuan historinë e skenës shqiptare.

Edhe sot, në këtë 99-vjetor, Koçoja flet me mall për teatrin, për publikun dhe për vitet e arta të artit shqiptar. Ai mbetet simbol i përkushtimit, thjeshtësisë dhe dashurisë për skenën.

Në emër të Këshillit të Qarkut Korçë, Koço Qëndros iu akordua titulli “Ambasador i Qarkut”, si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm në teatër dhe kinematografi dhe për përcjelljen e vlerave artistike ndër breza./CNA
Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar detaje të reja mbi grupin “...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri zhvilloi një ...
Luli Basha prej disa ditësh ka qëndruar në Shqipëri si tur...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në drejtorinë për ...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e madhe të Eurov...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj në reagimin e...
Gazetari Neritan Sejamini shprehu sot një këndvështrim ndr...
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se thelbi i miratimit të R...
Ish-drejtoresha e AKSHIT-t, Mirlinda Karçanaj ka folur për...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu sot s...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur rikthimin në burg...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në rr...
Autoritet Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se kanë dalë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përgënjeshtruar akuzat e gj...
OSBE/ODIHR ka publikuar së fundmi Opinionin Urgjent të Ndë...
Në një mbrëmje festive, në praninë e partnerëve, medias, f...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar...
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastruktu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...