“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përgënjeshtruar akuzat e gjobëvënësit dhe shpifësit Adriatik Doçi, i cili ka pretenduar se kryetari i PD-së ka 40 shtëpi dhe është politikani më i korruptuar në Ballkan.
Berisha thekson se gjobëvënësi dhe shpifësi profesionist, i dënuar dhe i vërtetuar nga organet zyrtare, Adriatik Doçi, ka lëshuar shpifjen e radhës sipas oreksit të tij dhe padronëve të tij.
Berisha thotë se së pari është politikani i vetëm që i është nënshtruar një vetingu të plotë 35-vjeçar nga kundërshtarët e tij.
Po ashtu ish-kryeministri deklaron se ky veting ka vërtetuar se, gjatë 35 viteve të tij në politikë, së bashku me bashkëshorten, kanë gjithsej rreth 100 mijë euro kursime nga 55 vite punë dhe një apartament vetëm 40 m2 më të madh se ai që dispononin gjatë viteve të diktaturës.
Më tej nënvizon se fëmijët e tij, si subjekte të deklarimit të të ardhurave në ILDKPI, nuk kanë përfituar kurrë nga fondet apo pasuritë publike.
Në fund Berisha paralajmëron se shpifësi i dënuar, Adriatik Doçi, dhe plaçkitësi i 4,500 m2 tokë të caktuar për gjimnaz, Carlo Bollino, do të përballen me ligjin.
“Përgënjeshtrim.
Sot, një gjobëvënës i vërtetuar dhe shpifës i dënuar, zëdhënës jozyrtar i Linda Ramës, Adriatik Doçi, shkruan në gazetën e të damkosurit Carlo Bollino që përmes firmave të Edi Ramës ka plaçkitur me 1 euro 4,500 metra katrorë tokë (të cilën pronarët me bujari e kishin dhënë për ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin).
Ai pretendon se Berisha 'është me 40 shtëpi dhe politikani më i pasur e më i korruptuar në Ballkan'.
Lidhur me sa më sipër, deklaroj si vijon:
1. Gjobëvënësi dhe shpifësi profesionist, i dënuar dhe i vërtetuar nga organet zyrtare, Adriatik Doçi, ka lëshuar shpifjen e radhës sipas oreksit të tij dhe padronëve të tij.
2. Sali Berisha është sot politikani i vetëm që i është nënshtruar një vetingu të plotë 35-vjeçar nga kundërshtarët e tij.
3. Ky veting ka vërtetuar se Sali Berisha, gjatë 35 viteve të tij në politikë, së bashku me bashkëshorten, kanë gjithsej rreth 100 mijë euro kursime nga 55 vite punë dhe një apartament vetëm 40 m2 më të madh se ai që dispononin gjatë viteve të diktaturës.
4. Ky veting ka provuar se fëmijët e Sali Berishës, si subjekte të deklarimit të të ardhurave në ILDKPI, nuk kanë përfituar kurrë nga fondet apo pasuritë publike, kanë respektuar plotësisht ligjin dhe kanë deklaruar me rigorozitet të gjitha pasuritë e tyre siç e kërkonte ligji.
5. Për të gjitha këto trillime të ulëta, shpifësi i dënuar, Adriatik Doçi, dhe plaçkitësi i 4,500 m2 tokë të caktuar për gjimnaz, mafiozi Carlo Bollino, do të përballen me ligjin”, ka deklaruar Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale./ CNA
OSBE/ODIHR ka publikuar së fundmi Opinionin Urgjent të Ndë...
Në një mbrëmje festive, në praninë e partnerëve, medias, f...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar...
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastruktu...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka mbajtur fjalën e saj ...
Kreu i Komisionit të Jashtëm, Igli Hasani, ka prezantuar n...
Në Kuvend ka nisur seanca plenare. Kryeparlamentari Niko P...
Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, nj...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për AKSHI-n, duke deklaruar ...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare sipas...
Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu af...
Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në ...
Qytetari Anesti Tanka ka denoncuar se gjatë rinovimit të s...
Në bashkëbisedimin e bërë me botuesin Nikoll Lesi, kryemin...
Ish-ambasadori, Roland Bimo komentoi sot zhvillimet gjeopo...
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me botuesin Nik...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dërguar për hetim në Pr...
Qeveria shqiptare ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa n...
Analisti Mentor Kikia në një dalje televizive ka folur për...
Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...