
Në prag të festave të nëntorit, sipërmarrësi dhe biznesmeni i “Fish City”, Gjergj Luca, ka dhënë mesazhe të forta, ashtu siç shpesh përcjell me qëndrimet e tij, ku tregon se e ardhmja e këtij vendi janë ata që duan vendin e tyre dhe respektojnë punën.
Në këtë 110-vjetor të pavarësisë, Luca i drejtohet me kritika të ashpra politikës, duke e shpjeguar aktualitetin përmes një vepre të Agim Radës.

Biznesmeni analizon mediokritetin dhe stanjacionin në mes të politikanëve, duke treguar se gjithnjë kanë shtypur njerëzit e thjeshtë dhe në kurriz të tyre kanë hipur në majë.
Kritika të forta ka edhe për Europën e cila, sipas Lucës më në fund ka parë punën e të gjithë shqiptarëve dhe se ata nuk mund të përjashtohen nga familja e madhe dhe konferenca e 6 dhjetorit 2022 do korrigjojë gabimet historike e cinike!
"Sapo dëgjova fjalimet e ajkës së kombit nga të dy krahët e kufijve dhe më thënë të drejtën u karikova pak emocionalisht dhe të bëj dhe unë një përshëndetje në këtë ditë të shënuar, 110-vjetori i flamurit.
U ngarkova pak emiconalisht nga gjithë ato fjalime me aq pathos ku përmendej historia, ku përmendeshin ata burra të mëdhenj të kombit tonë dhe fjalët e tyre, me të thënë të drejtën ishin fjalë që dilnin nga goja dhe ishin hartime që ishin mësuar përmendësh sipas mendimit tim, e pjesës më të madhe, jo e të gjithëve dhe nuk ishin fjalë që dilnin nga thellësia se, në rast se do ishin fjalë që do të dilnin nga thellësia e shpirtit, Shqipëria jonë nuk do të ishte kjo, kombi ynë nuk do të ishte ky.
Miqtë e mi mua më bën përshtypje që nuk e ka vënë njeri re në "Fish City" , një vepër të madhe të mikut tim, Agim Rada. Kjo vepër ka 6-7 muaj që rri këtu.
Erdha ta ndaj këtë vepër me ju miq dhe të them se si Gim Rada ose se si Gjergj Luca e përkthen këtë vepër. Për mua kjo vepër është rrugëtimi më i mirë që i 110 vjetëve tona në demokraci, në liri që kemi ngrit flamurin dhe kjo është skena që ka ndodh për 110 vjet rresht.

Ai është lideri, lideri non stop liderët që ka ndërruar vendin ynë. Ndëra ata janë çeta, çeta e parlamentit tonë që nga krijimi i parlamentit të parë deri në parlamentin e sotshëm. Dhe unë e them me plot gojë që 90 % e parlamenteve tona nga kjo anë e kufirit dhe nga ana tjetër janë këta lakej këtu që i bëjnë fresk liderit të vet, i cili është ngritur dhe ka hypur mbi kafkat e njerëzve dhe kanë hyrë dhe kanë hipur në fuqi duke sharë, duke i marrë shpirtin mendimit të lirë, duke i marrë shpirtin njerëzve që punojnë, duke mosditur çfarë kërkojnë, duke mosditur se çfarë duan . Këta njerëz nëse ato fjalë të mëdha që thanë atje do t'i përkthenin shpirtërisht, a mendoni se po të kishin respket për ata njerëz, për ata rilindas, për ata njerëz që kanë punuar, për ata njerëz që i kanë dhënë jetën dhe shpirtin këtij vendi , a mendoni se Shqipëria jonë nuk do të kishte ndryshuar?
Shqipëria jonë do të kishte ndryshuar. Prandaj si mund ti besojmë ne kësaj pjese, kësaj hordhie njerëaisht që vazhdon akoma na drejton?
Si ka mundësi që në 1912, ngrihet flamuri dhe 1913 ne na sakatojnë dhe na hanë me dhëmbë gjithë Europa, siç ka thënë dhe Fishta: Uh! Evropë, ti kurva e motit! Që i re mohit, besës së Zotit!
Po si ka mundësi që kjo Europë merr kurajon dhe vjen në Shqipëria e gjitha bashkë? Për çfarë vjen? Vjen se ka parë punë? Vjen se ka krijuar respekt për qëndirmin tonë si shqiptar, vjen se na respekton dhe na do ne, që përditë eksportojmë dhe përditë punojmë. Vjen se ka parë mes gjithë këtij llumi një përqindje liderash që do të bëjnë këtë vend, një përqindje liderash që do me u kthy te ata njerëz që kanë sakrifiku jetën , te ata që edhe sot po e sakrifikojnë jetën kundër gjithë kësaj hordhie", thotë Gjergj Luca.
Në fund mesazh të fortë ka edhe për shqiptarët, ku shprehet se ky është momenti që duhet të bashkohen dhe të heqin dorë nga e kaluara, për të hequr dorë nga barbaria 110 vjeçare.

"Turp miqtë e mi. Turp që s’keni respekt për vendin tuaj, turp që shtireni, turp që doni me e coptu këtë vend nëpër feude, turp që s'keni respekt për njerëzit që e kanë bazamentin tek puna dhe për aq kohë që ky vend nuk do të ketë respekt për ata njerëz që të vërtetën e tyre e thonë nga puna, ky vend nuk do të bëhet kurrë dhe bëhuni gjithë bashkë miq për të respektuar ato pak filiza që ne sot për fatin tonë po na i ujit Amerika bashkë me BE dhe ky është momenti ynë për të hequr dorë nga e kaluara, ky është momenti ynë për të hequr dorë nga gjithë kjo barbari 110 vjeçare. Gëzuar miq! Gëzuar festën e flamurit. Por flamuri ynë do të rrijë më lart vetëm kur ne të kuptojmë se çfarë duam dhe të kuptojmë se çfarë është puna, kur ne të kuptojmë se e vërteta del vetëm nëpërmjet punës. Gëzuar miq gëzuar", ka përfunduar mesazhin e tij Luca./ CNA.al
Pas reshjeve disa ditore në vend, situate hidrike ësht...
Nga sot, ylli i muzikës botërore, Dua Lipa do të zotër...
Një 21-vjeçare nga Chania ka humbur jetën pasi u përpl...
Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, nëpërmjet një p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka sulmuar kr...
Në prag të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së P...
Prej disa ditesh tashmë, në qendër të lajmeve të disa port...
Veshur kuq e zi dhe duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin...
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj i dha shtet...
110-vjetori i Pavarësisë, që përkon njëherësh edhe me 110-...
Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një deklaratë jashtë k...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij n...
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së nga grupi i përçarësve, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka postuar në rrjete sociale n...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Pas disa mungesash në Kuvend, Lulzim Basha është rikthyer....
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e përbashkët Shqipëri-Koso...
Nën tingujt e himnit kombëtar nis mbledhja e dy kuvendeve ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Në shtetin e Gjirit, gratë shkojnë në universitet dhe ecin...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...