SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Biznesmeni Gjergj Luca foli për denoncimin e tij të bërë pak ditë më parë për bankën ?Raiffeisen Bank?, ku tha se ?Tallet me mua, po më mban lekët që t?i shfrytëzojë?.
Biznesmeni Luca u shpreh se është e turpshme kjo që po ndodh me këtë bankë, ndërsa kritikoi dhe Bankën e Shqipërisë, që nuk ka bërë ende një reagim. Biznesmeni Luca tha se paratë e tij janë dërguar në Austri, për t?u verifikuar nëse janë të ndershme ose jo.
?Në të gjitha daljet e fundit publike kam insistuar te puna dhe e vërteta. Unë bëra një denoncim në një moment nervozizmi për të gjithë atë pengesë që më bëri ajo bankë dhe nuk kam dëshirë ti kthehem fjalëve të mia. Më rezulton se ai denoncim është shumë i ndjekur. Nuk dua t?i kthehem as analizave të analistëve që kanë bërë për qëndrimin tim.
Duke parë një disnivel shumë të madh mes njerëzve që bëjnë analiza, që janë të gjithë me bordero dhe firmosin, duke i krahasuar me mundin tonë të prodhuesve që gjithë jetën kemi krijuar boredero për të ndryshuar ekonominë e njerëzve, kam qeshur dhe m?u duk pak naive që të përballem me ta e t?iu kthej përgjigje, sepse nuk jemi të formuar njësoj. Ajo që dua të theksoj, vec atyre që thashë, mua më shqetëson gjithmonë kjo sjellje në dy drejtime.
Drejtimi i parë, është qëndrimi që po mban BSH, pas denoncimit tim. BSH ka një guvernator, problemi u bë kaq publik, por nuk shoh një reagim të BSH, dhe vazhdojmë edhe sot e kësaj dite që lekët e mia të mos vijnë tek unë. Problemi ka qenë shumë banal dhe mendoj se këto banka, që sillen kështu, nuk kanë ndryshim nga fajdexhinjtë. Banka është një nocion shumë herë më i gjerë, shumë herë më fisnik, pa banka nuk je i zoti të punosh, të shfaqësh ëndrrat e tua, dhe ky është një problem. Sic duket bankat harrojnë ligjin.
Kur unë i kërkova bankës të m?i transferonin lekët në thesar, ata më dhanë një diferencë prej 18 mijë eurosh, e kjo m?u duk si fajde. Mbase kjo bankë, mos njerëzit e vet i gjykon si njerëzit e mi që pastrojnë karkalecin? Tani unë nuk e kam më me bankën, sa e kam me guvernatorin, pasi pres një reagim. Dje më është thënë që lekët e mia kanë ikur për t?u konfirmuar në Austri, nëse janë apo jo të ndershme. Banka, pse nuk pyet doganat, tatimet, guvernatorin, po duhet të pyesë Austrinë për lekët e mia?
Kur bëj ballafaqimin me një bankë tjetër, kam vënë një projekt në një bankë tjetër, një projekt shumë të madh për ekonominë e Shqipërisë, dhe drejtori shqiptar i kësaj banke merr letrat dhe projektin tim në dorë dhe niset drejt dy-tre shteteve për të më gjetur mua. Më merr non stop, më bën non stop video, me firma të ndryshme për ta zhvilluar këtë projekt.
Bankat janë shumë komode, i kanë rrogat e mira, janë ngrohtë, nuk kanë asnjë lloj stresi, por ne i kemi cuar një projekt. Ky projekt tregon se ata e kanë aprovuar në partnerët tanë dhe kjo është e turpshme. Sa më shumë krizë ka, bankat më shumë fitim kanë. Këto banka pse nuk mbajnë një grup juristësh, që t?i ndjekin kontratat, që të shkojnë t?i thyejnë dyert administratës së shtetit? Pra, kjo punë është nul. Mos më ngacmo se i kam thënë gjërat, më vjen dhe zor?, deklaroi Gjergj Luca, në News 24.
Duke komentuar ?Ballkanin e Hapur?, biznesmeni Luca u shpreh pro kësaj nisme, duke u shprehur se politikanët që e kanë ndërmarrë atë, janë politikanët më të mirë të 100 viteve të fundit dhe që e duan vendin. Ai iu bëri thirrje njerëzve të të gjitha vendeve të rajonit, duke iu thënë të ngrihen pro kësaj nisme e të gërthasin për ?Ballkanin e Hapur?, pasi sipas tij, ?Të gjithë njerëzit ekonomia i bashkon, ekonomia sjell dashuri, mbyll plagët, sjell konsolidim?.
?Njerëzit mes demagogjisë dhe ekonomisë, kanë zgjedhur ekonominë. Ne kemi pasur rreth 50 vjet burg, kemi jetuar në burg, të gjithë hanim 4-5 herë në javë grosh e të dielën merrnim ndonjë krah pule. Kosova përballë nesh nuk e ka pasur flamurin, pra nuk e ka pasur demagogjinë, por ka pasur ekonominë.
Në Kosovë njerëzit kanë shkuar e janë specializuar në mes Zagrebit, në mes të Ljubjanës dhe kanë lëvizur në të gjithë Evropën pa vizë. Pra, Kosova donte flamurin dhe sot ka probleme me ekonominë, ndërsa ne ishim në burg, por kishim flamurin. Kosova mendoj se e ka fituar luftën për flamurin, por tani njerëzit duan të shohin ekonominë. Ekonomia është heqja e barrierave. Ekonomia është që ne që prodhojmë t?i hipim makinës e të shesim në Ballkan. Ngërçi i bujqësisë sot është te tregu.
Si mendojnë këta njerëz se i korrigjojnë plagët e hapura prej luftës? Mendojnë se i korrigjojnë duke i lënë njerëzit dhe shtetet nëpër llogoret e veta, apo mendojnë se duke hapur kufijtë, duke punuar njerëzit me njëri-tjetrin? Nuk mund të bëhet ndryshe. Për mua, këta njerëz që kanë marrë iniciativën e Ballkanit të Hapur janë politikanët më të mirë të 100 viteve të fundit, që kanë menduar për këtë vend. Të gjithë njerëzit ekonomia i bashkon, ekonomia sjell dashuri, mbyll plagët. Duhet të çohen gjithë këto vende peshë, për të hequr kufijtë e për të shëruar këto plagë përmes ekonomisë, për të qenë më të konsoliduar. Këta që gërthasin kundër Ballkanit të Hapur janë demagogë?, tha biznesmeni.
Në fund, biznesmeni zbuloi se ka ndihmuar dhe strehuar në biznesin e tij në Elbasan një familje nga Ukraina. Luca u shpreh se një mik i tij në luftë i kishte kërkuar të ndihmonte familjen e tij dhe ai kishte dërguar në kufi me Moldavinë dy makina, duke marrë prindërit, nusen dhe tre fëmijët e tij.
?Një miku im është në luftë. Më kërkoi që t?i ndihmoja familjen e vet. Cova dy makina në kufi me Moldavinë, dhe morën dy prindërit, nusen dhe tre fëmijët e tij. I morëm dhe i kemi strehuar te biznesi në Elbasan. Kam dhe një falënderim për ministren e Jashtme, sepse patën probleme në kufij, pasi në Bullgari e Rumani i kanë pritur me karamele, në Maqedoninë e Veriut patën probleme, pasi ishin nisur vetëm me certifikata si në luftë, por më vuri gjithë predispozicionin e vet, ka bërë mbi 20-30 telefonata, që të mos i vononin nëpër kufij?, përfundoi ai./ CNA.al
Profesor i kriminologjisë, Ervin Karamuço këtë të martë i ft...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka folur rr...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në datën 2 mars 2022, ka ...
Dhjetëra gra dhe vajza kanë dalë sot në një protestë në Tira...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka parala...
Shoqata e transportit ka kërkuar të rritet çmimi i biletës n...
Festivali “FemFest” ka shënuar edicionin e parë në Tiranë. I...
Që nga dita e djeshme, nuk ka lëvizur asnjë tren në vendin t...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar sot 8 Marsin, të gjitha në...
Eno Bozdo, anëtar i grupit të Rithemelimit, thotë se demokra...
Humbja turpëruese e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme që...
Është mbyllur procesi i numërimit të votave në 6 bashkitë e ...
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD, është shoqëruar...
Basha është përballur me revoltën e demokratëve në mbledhjen...
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 123 projektrezolutën në mb...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së është zhvilluar mes d...
Humbja e thellë në zgjedhje e djeshme në 6 bashki dhe deklar...
“Basha ka fituar gjithmonë nga politika, e humbur është opoz...
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Durrës, Ardian Muka, ka re...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar zgjedhejet e 6 marsit....
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...