
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kthyer për rigjykim vendimin e Gjykatës së Lartë nuk përbën një konstatim se masa e arrestit në burg ndaj Erion Veliajt është antikushtetuese apo e paligjshme.
Thelbi i ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhet me detyrimin e Gjykatës së Lartë për të arsyetuar një pretendim specifik të ngritur nga i pandehuri.
Erion Veliaj pretendon se meqë është një i zgjedhur me votat e qytetarëve, qëndrimi i tij në burg prek ushtrimin e mandatit të marrë nga populli i Tiranës.
Alternativa e parë është që Gjykata e Lartë të arsyetojë se një funksionar i zgjedhur vendor nuk mund të ketë trajtim të privilegjuar përballë ligjit penal vetëm për shkak të mandatit politik.
Në këtë rast, gjykata do të mbështetej mbi parimin themelor të barazisë para ligjit.
Kushtetuta nuk njeh asnjë lloj imuniteti penal për kryetarin e bashkisë. Mandati i marrë nga vota popullore nuk e neutralizon dot nevojën për të garantuar hetimin penal, sidomos kur gjykatat kanë vlerësuar ekzistencën e rrezikut konkret të prishjes së provave.
Në këtë logjikë, funksioni publik nuk mund të shndërrohet në mburojë ndaj masave të sigurimit, sepse përndryshe do të krijohej një kategori qytetarësh “mbi ligjin”, gjë që bie ndesh me vetë rendin kushtetues.
Alternativa e dytë është që Gjykata e Lartë të arsyetojë se mbajtja në burg e një kryetari bashkie të zgjedhur është jo proporcionale për shkak të mandatit të tij politik dhe detyrimeve ndaj qytetarëve.
Nëse gjykata do të pranonte se statusi i të zgjedhurit vendor e bën disproporcionale masën e arrestit me burgim, atëherë në praktikë do t’i njihte jo vetëm Erion Veliajt, por të gjithë kryetarëve të bashkive në vend, një lloj imuniteti funksional që ligji shqiptar nuk e njeh.
Një arsyetim i tillë do të krijonte një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm. Sa herë që një funksionar i zgjedhur do të hetohej për korrupsion apo vepra të tjera të rënda, ai do të pretendonte se izolimi i tij cënon vullnetin e zgjedhësve dhe për pasojë masa e arrestit me burg është disproporcionale.
Kjo do të sillte një deformim të thellë të sistemit penal, sepse pesha e mandatit politik do të vendosej mbi interesin e drejtësisë dhe mbi nevojën për të garantuar hetime të papenguara.
Në rastin e Erion Veliajt, çështja bëhet edhe më sensitive për shkak të shkakut mbi të cilin është mbështetur masa e sigurimit. Gjykatat nuk kanë argumentuar arrestin vetëm mbi rëndësinë e veprave apo mbi rrezikun e ikjes, por mbi ekzistencën e rrezikut konkret të prishjes së provave dhe sjelljes së të pandehurit.
Pra, sipas vlerësimit gjyqësor, kemi të bëjmë me një person që, për shkak të pushtetit institucional dhe ndikimit që disponon, ka nderhyrë konkretisht së bashku me bashkëpunëtorët e tij në procesin hetimor dhe mund të ndërhyjë në të ardhmen në procesin gjyqësor. Kjo është pikërisht një nga arsyet klasike pse ligji parashikon masën e arrestit në burg.
Fakti që ndaj Erion Veliajt rëndojnë 13 akuza të rënda penale e forcon edhe më shumë logjikën e proporcionalitetit të masës. Në jurisprudencën penale, proporcionaliteti nuk mund të matet me statusin publik të personit, por me gravitetin e akuzave, rrezikun procedural të helmimit të provave dhe interesin publik për zhvillimin normal të hetimeve dhe gjykimit.
Nëse gjykata do të vendoste se një kryetar bashkie duhet liruar vetëm sepse është zgjedhur nga populli, atëherë në mënyrë implicite do të pranonte se pushteti politik prodhon një standard më të favorshëm procedural.
Në të vërtetë, vetë Gjykata e Lartë, kur e ka lënë më parë në fuqi masën e sigurimit, ka qenë plotësisht në dijeni të faktit që Erion Veliaj është kryetar bashkie i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës. Ky nuk është një element i ri që u zbulua më vonë.
Gjykata e ka pasur në konsideratë këtë status dhe megjithatë ka arritur në përfundimin se nevoja për të garantuar hetimin dhe për të shmangur prishjen e provave prevalon mbi ushtrimin e mandatit politik.
Pikërisht për këtë arsye, kthimi i çështjes nga Gjykata Kushtetuese nuk e ndryshon dot thelbin e debatit juridik. Ai thjesht i kërkon Gjykatës së Lartë të shprehet më qartë mbi raportin mes mandatit të të zgjedhurit vendor dhe masës së sigurimit.
Ose të riafirmojë parimin se askush nuk ka privilegj penal për shkak të votës popullore, ose të hapë derën për një imunitet de facto të funksionarëve të zgjedhur.
Ky në fakt është momenti më delikat i kësaj çështjeje. Sepse këtu nuk diskutohet vetëm fati procedural i Erion Veliajt, por standardi që do të vendoset për të ardhmen e shtetit ligjor në Shqipëri.
Nëse pushteti politik konsiderohet arsye për të shmangur masat e sigurimit edhe kur ekziston qartë rreziku i prishjes së provave, atëherë ligjërohet justifikimi se sa më i pushtetshëm të jetë një zyrtar, aq më pak i prekshëm bëhet nga drejtësia.
Ndërsa nëse prevalon parimi i barazisë para ligjit, atëherë mesazhi institucional është i kundërt: mandati politik nuk është mburojë ndaj ligjit penal dhe ndaj nevojës për hetim dhe gjykim efektiv dhe të shpejtë./ CNA
Jo më si Ervin Salianji apo "Babalja", tashmë do të njihet...
Kreshnik Tartari, një nga figurat më të shquara të volejbo...
Kryeministri Edi Rama në podcastin Flasim ka folur për kom...
Pak minuta nga nisja e podcastit Flasim, i cili drejtohet ...
Një punonjës i një shoqërie private sigurie është arrestua...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur ...
Banorët e Zvërnecit kanë zhvilluar ditën e sotme një prote...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Ma...
Në një investigim, Top Channel, në emisionin Inside Story ...
Janë zbardhur listat zyrtare me emrat që kandidojnë për Kë...
Kuvendi Kombëtar i PD-së ka nisur me prezantimin e avatari...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mori pjesë në cer...
Pak para nisjes së punimeve të Kuvendit Kombëtar, deputeti...
Një alarm për bombë pranë ambasadës amerikane në Tiranë ka...
Është vënë plotësisht në kontroll zjarri që përfshiu një d...
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kuvendin Ko...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar pak minuta më p...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...