Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Ambasada britanike: Të merren masa sigurie urgjente
Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar për vrasjen e gjyq...

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar ditën e sotme një njoftim, ku thotë se ka zhvilluar një mbledhje urgjente pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
KLGJ thotë se e ka paralajmëruar riskun për sigurinë e gjyqtarëve më parë. Më tej në njoftim thuhet se kanë kërkuar nga Policia e Shtetit shtim të forcave të policisë në ambientet e gjykatave, por diçka e tillë nuk është mundësuar me arsyetimin se është i pamundur planifikimi i policisë për ambientet e gjykatave.
Në njoftimin e bërë, KLGJ thotë se aktualisht ambientet e gjykatave ruhen nga kompania shtetërore “Illyrian Guard”, në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Njoftimi i KLGJ-së
Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh edhe njëherë dhimbjen më të thellë dhe indinjatën më të madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur, ku në ushtrim të detyrës, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën brenda sallës së gjyqit.
Ky akt i rëndë përbën një sulm ndaj vetë themeleve të drejtësisë, ndaj autoritetit të gjykatës dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në emër të gjithë trupës gjyqësore të vendit, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe komunitetit të gjyqtarëve, duke theksuar se drejtësia nuk mund të gjunjëzohet nga dhuna.
Në këtë situatë të rëndë, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot në Mbledhje të Jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes dhe për të analizuar masat aktuale të sigurisë në gjykata.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të bëjë publike të gjitha shkresat dhe korrespondencën zyrtare që ka zhvilluar me institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, me qëllim transparencën dhe informimin e publikut.
Këshilli i Lartë Gjyqësor informon se, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.
Në zbatim të pikës 2 të VKM Nr. 333, datë 28.04.2010, “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore”, gjykatat duhet të ruhen nga punonjës të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë seancave gjyqësore. Jashtë orarit zyrtar, ruajtja kryhet nga “Illyrian Guard”, e cila është një kompani shtëtërore në varësi të Ministrisë së Mbrendshme.
Duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut.
Me shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Këshilli ka kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.
Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.
Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente:
“Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike.”
Në këtë moment të rëndë për sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore.
Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet. Vijon...
Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar për vrasjen e gjyq...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar ...
Babë e bir, të cilët mbetën të plagosur dje në Gjykatën e ...
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur të pezullo...
Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra dje në ...
Seancat në Gjykatën e Apelit në Tiranë janë pezulluar për ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se është ngritur pikëp...
Avokati Saimir Vishaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e gj...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula e cilëso...
Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar për emisionin Opinion gj...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me vrasj...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi është shprehur sot lidhur me ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbradhur detaje nga ngjarja...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka reaguar lidhur me...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar sot se një nga ar...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se gjendja e të pla...
Analisti Andi Bushati e ka quajtur vrasjen e gjyqtarit Ast...
Gazetari Xhevahir Zhabina ka ndarë të dhëna nga dinamika e...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...