Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prej pesë muajsh, procesi gjyqësor i Erion Veliajt ka hyrë në një cikël shtyrjesh. Dhe së fundi, në seancën e zhvilluar në GJKKO, u mësua se kryebashkiaku ka ritheksuar faktin se nuk është njohur ende me aktet.
Megjithëse në seancat e tjera avokatët e tij, të cilët shpesh janë ndërruar, kanë deklaruar se janë njohur me aktet. Por Erioni thotë se ai nuk ka mundur t'i marrë ato dhe duhet t'ia printojë SPAK-u.
Në fakt, avokatët i kanë marrë aktet në datën 24 korrik, sipas një formati që e parashikon dhe ligji. Veliaj nuk i pranon ose nuk i akseson dot sepse fajin ia ka drejtoria e burgjeve, që nuk lejon t'i futet një kompjuter.
Justifikimi tjetër i avokatëve që janë 60.000 faqe dhe janë shumë për t'u printuar, nuk mund të shkojnë me karrocë në burg. Megjithëse mund t'i çonin pjesë-pjesë këto akte.
Sipas të dhënave mbledhur dhe verifikuar nga CNA, një pako letër mban rreth 500 faqe. E printuar nga të dyja anët është 1.000. Një kuti mban rreth 10.000. Pra, me gjashtë kuti, siç kjo foto që ne e kemi sjellë në këtë shkrim, printohen rreth 60.000 faqe që pretendon Erion Veliaj dhe që kërkon t'i vihen në dispozicion dhe i çohen aty ku ndodhet.


Duke parë këtë ngërç të madh, ne bëmë një llogaritje të thjeshtë. Për më tepër, telefonuam dhe disa studio printimesh. Sipas ofertave që ne morëm, më maksimalja ishte 4 lekë të rinj për faqe.
Një printim i bërë bardhë e zi. Por ne nuk e morëm ofertën për 60.000 faqe, por e morëm për 10.000. Ndoshta me 60.000 do të ishte më lirë, por le ta llogarisim me çmimin që na u ofrua për 10.000 faqe.
Pra, në një llogaritje të thjeshtë, për të printuar 60.000 faqe shumëzuar për 4 lekë që na erdhi oferta jonë maksimale, i gjithë printimi kushton 240.000 lekë të reja. Pra, po themi afërsisht rreth 2.500 euro. Kostoja e printimit të të gjitha akteve nga avokatët e Erion Veliajt.
Në fakt, Erion Veliaj kërkon t'i printojë SPAK-u, pra të bëhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Dhe nga ana tjetër, nuk i printojnë avokatët e tij që marrin 300.000 euro. Nuk kanë 2.500 euro brenda buxhetit të 300.000 eurove që paguhen studiot e tij ligjore apo avokatët e tij.
Njeriu që nga taksat e shqiptarëve ka bërë 900.000 euro rroba intime për bashkëshorten e tij, nuk ka 2.500 euro të paguajë aktet e vendimit të gjykatës?! (LEXO KETU)
Njeriu që paguhet rreth 320 mijë lekë të rinj ose 3300 euro në muaj dhe 3.82 milionë lekë të rinj në vit ose 40 mijë euro, (këtu nuk përfshihen dietat dhe përfitimet e tjera që janë 783 mijë lekë të rinj ose 8 mijë euro) nga të ardhurat e taksave të qytetarëve shqiptarë.

Erion Veliaj merr 48 mijë euro në vit nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ka 2.500 euro, më pak se një rrogë mujore të tijën, të paguajë që të printojë aktet që i janë çuar gjykatës.
Duke parë “mjerimin e madh” të Erion Veliajt, duke parë se vëllai i tij, i cili qarkullon miliona e miliona euro buxhete, ishte dhe është një nga kompanitë më të mëdha të reklamimit në Shqipëri, nuk ka 2.500 euro t'i printojë aktet vëllait.
Duke vlerësuar se Ajola me dhjetëra OJF me miliona euro të ardhura të qarkulluara, nuk ka 2.500 euro të printojë aktet e burrit.
Duke parë nëntë biznesmenë apo dhjetë, të cilët janë pjesë e procesit penal, bashkëpunëtorë që kanë fituar tenderë, kanë marrë para nga Erion Veliaj, nuk kanë 2.500 euro të gjithë bashkë të printojnë aktet e Erion Veliajt, si mik që e kanë.
Pas komunikimit me disa kompani që ofrojnë këtë shërbim, pra printimet, ne vendosëm që t'ia dhurojmë printimin e akteve Erion Veliajt për ta nxjerrë nga ngërçi gjyqin e tij.
Që dhe Erion Veliaj të mos na thotë s'kam aktet, që dhe SPAK-u të ngelet i kënaqur, dhe që avokatët, Ajola dhe biznesmenët që janë në gjyq t'i kursejnë këto 2.500 euro. Po i japim ne sponsorizim.
Sipas firmës që na ofroi printimin me 4 lekë, është e gatshme që të printojë disa volume të ndara, sipas kërkesës së të pandehurit Erion Veliaj, dhe t'ia bëjë me libër lidhje, t'i vërë dhe kopertinë me fytyrën e tij ose me ndonjë fytyrë tjetër, kë i pëlqen Erion Veliajt.
Ne rekomandojmë një dyshe Dumani-Dado, por në rast se nuk e pranon mund t'ja bëjmë edhe me një foto të Edi Ramës.
Që nga dita e sotme, ne çdo ditë do të vazhdojmë të publikojmë kërkesën tonë për të printuar aktet e zotit Veliaj.
Jemi të gatshëm t'ia ofrojmë falas. Kështu, edhe procesi zhvillohet, edhe Erioni i kursen këto para bashkë me avokatët apo personat e tjerë që përmendëm më lart.
Presim të na sjellin USB-në të printojmë aktet.
USB-ja që ka marrë në dorë Erion Veliaj me aktet e tij mund të ketë kushtuar afërsisht, sipas të dhënave që ne kërkuam, sa shuma që ne do të japim si sponsorizim për të printuar aktet e Erion Veliajt.
Pra, taksat e shqiptarëve i kanë dhënë një USB Erion Veliajt që duhet të kushtojë nga 2.000 në 3.000 euro. Ne po ia ofrojmë falas, të njëjtën shumë për t'i printuar.
Mjafton të sjellin USB-në dhe ne t'i rekomandojmë subjektin që kemi rënë dakord në parim. Por kemi dy-tri oferta që kemi mbledhur dhe të zgjedhin më të mirën që t'ia printojë sa më shpejt aktet zotit Veliaj dhe t'ia çojmë pjesë-pjesë, ditë pas dite, dhe brenda kësaj jave ai t'i ketë ato në birucën e tij në burgun e Durrësit./ CNA
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur lirimin me ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka deklaru...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në dekl...
Një nga gjërat më qesharake të procesit të kryebashkiakut ...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maqe...
Në dhjetor të vitit 2004, policia italiane arrestoi tre pe...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e hë...
Gazetari Çim Peka është shprehur mbrëmjen e sotme se Ervin...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të fundi...
Pas 40 ditëve në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit de...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar lidhur me deklaratat...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në T...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Famullia e Shkodrës ka ndezur dritat festive, duke sjellë ...
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në podcastin e tij “Flasim”...
Qarkullimi në aksin Qafë Plloçë-Qukës vazhdon normalisht d...
Kryeminsitri Edi Rama ndau sot një episod të ndodhur në am...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot qëndrimin e tij, pas ve...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë nje mesazh lidhur me zgjedh...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimet dhe konsidera...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...