
SPAK-u njoftoi kryebashkiakun Erion Veliaj se është marrë zyrtarisht i pandehur dhe ka 13 akuza për vepra shumë të rënda penale. Ai rrezikon minimumi nga 7-15 vite heqje lirie. Në fakt, ka pasur disa qëndrime të mbrojtësve të tij ligjorë.
Së pari, u tha se kishte rrjedhur informacioni në media dhe ata ishin vënë në dijeni se Erion Veliajt do t’i komunikohej akuza, vetëm nga mediat. E vërteta qëndron krejt ndryshe.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i thanë CNA-së, se ditën e hënë nga SPAK-u është kërkuar që Erion Veliaj të transportohet nga ambientet ku ndodhet i paraburgosur në SPAK, për t’u njoftuar nga prokurorët e çështjes në lidhje me përfundimin e hetimeve. Mësohet se Erion Veliaj ka refuzuar. Kanë qenë hetuesit të cilët më pas janë paraqitur në burgun e Durrësit, duke e njoftuar Veliajn për përfundimin e hetimeve dhe akuzën.
Pra, deri në këtë moment proceduralisht gjithçka është e mbyllur, brenda 6 muajve, sipas afateve që parashikon ligji. Erion Veliajt iu mbyllën hetimet, i janë ngritur 13 akuza, ka dhe dosje të tjera dhe fraksione. Gjithashtu janë gati rreth 30 persona të tjerë, subjekte, biznesmenë, që janë përfshirë në këtë hetim.
Tani, Erion Veliajn në gjykatë do ta shohim në kohën kur do të vendosin avokatët.
Në fakt, duhet theksuar fakti se SPAK-u i ka mbyllur hetimet dhe pikë. Marrja i pandehur dhe komunikimi i akuzës mbyll hetimet. Nuk ka hetime më tej. Mund të ketë për dosje dhe çështje të tjera, por për Erion Veliajn dhe 13 akuzat që janë bërë deri tani gjithçka është e mbyllur dhe duhet të shkojë në gjykatë. Por ligji e parashikon se u jepen 10 ditë kohë avokatëve për të paraqitur kërkesat e tyre dhe më pas në bazë të këtyre kërkesave që ata do të kenë apo që mund të mos i kenë, sipas një afati 30-ditor, varet nga gjithçka që ata kërkojnë, shkohet në gjykatë maksimumi më 24 shtator.
Çështja tashmë varet nga studioja ligjore e bashkëshortes së Arben Rakipit, që e paditi në Gjykatën Administrative Erion Veliajn dhe i shtoi akuzën për shpërdorim detyre.
Pra, Erion Veliaj tani për t’u paraqitur në gjykatë dhe për t’u dëgjuar apo për t’u zhvilluar çështja e tij gjyqësore duhet të presë ç’do të vendosin avokatët. Gjithçka mund të ndodhë që brenda një afati 10-ditor dhe kërkesat mund të jenë shumë të pakta në një kohë shumë më të shpejtë dhe Erion Veliaj të shkojë në gjykim. Ose në rast se ka shumë kërkesa, dokumente voluminoze, etj. ka një afat 30-ditor dhe më pas kryebashkiaku Veliaj çohet në gjykatë.
Për të gjitha mediat, të cilat raportojnë se janë shtyrë dy muaj hetimet, kjo është një e pavërtetë, një mashtrim. Thjesht dhe vetëm kemi të bëjmë me një afat procedural, kohën që kanë avokatët për të bërë kërkesat dhe në vartësi të kërkesave të tyre është edhe afati 30-ditor për plotësimin e tyre, në bazë të asaj që ata vetë kërkojnë.
Ndaj për të gjithë duhet të jetë e qartë, për lexuesit, për mediat, për gazetarët, se hetimet për Erion Veliajn janë mbyllur. Mjafton të lexojë dikush, diçka më shumë për të kuptuar se nuk ka një shtyrje të hetimeve për Erion Veliajn, por thjesht dhe vetëm tashmë gjyqi sa më shpejt të fillojë apo sa më vonë e vendosin avokatët e tij mbrojtës në bazë të kërkesave që bëjnë./ CNA
Vijon të jetë aktiv zjarri në aksin Kardhiq-Delvinë, i rën...
Zjarri që ka përfshirë ditën e sotme fshatin Senicë ka shk...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 1...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Pa...
Vijon zjarri i rënë në fshatin Dishnicë të Korçës. Forcat...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Denis Bajrin, i akzuar p...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gardiani Fatjon Baci, i marrë si i pandehur në lidhje me d...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë informacione lidhur me vr...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar këtë mbrëmje detaje të ...
Një raport i publikuar këtë të enjte përmban detaje dhe të...
Një vatër zjarri përfshiu pasditen e sotme një zonë në fsh...
Prokuroria e Posaçme ka bërë bashkëpunëtore të drejtësisë ...
Në afërsi të doganës së Goricës në zonën e Pustecit, prej ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e Florenc Çapjas, ...
Gardiani i burgut, Fatjon Baci, ka rrëfyer të tjera detaje...
Ura e vjetër mbi lumin Mat është mbyllur për qarkullimin e...
Prokuroria së Posaçme mbylli hetimet për kryebashkiakun e ...
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia Denis Hasallën, vë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...