Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Prej momentit kur qarkulluan pamje të të burgosurve duke festuar me alkool dhe drogë në burgjet e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nisi të bënte propagandë me kontrollet në IEVP e Shqipërisë.
Ajo që serviret çdo ditë është që gjatë kontrolleve gjenden celularë, alkool dhe lëndë narkotike.
Madje në disa raste nuk ngurohet të thuhet se kontrollet janë kryer me urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Adriatik Kupit, atë që njihet gjerësisht si ushtari i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.
Por shkojmë më tej. Në fakt, fenomeni i kontrolleve të shpeshta në burgje meriton të shihet përtej njoftimeve mediatike dhe pamjeve të sekuestrimeve.
Në thelb, fakti që në mënyrë të përsëritur gjenden celularë, karikues dhe sende të tjera të ndaluara në të njëjtat institucione, nuk tregon domosdoshmërisht forcë të sistemit, por mund të interpretohet edhe si tregues i dobësisë së tij strukturore.
Por nga ajo që shitet si sukses në vetvete, si rrjedhojë na lind pyetja: si vazhdon të funksionojë i njëjti mekanizëm i futjes së kontrabandës? Kontrolle të përsëritura në IEVP dhe sërish bërtet propaganda, u gjet 1 celular, 2 karikues etj.
Nëse fenomeni përsëritet pa ndërprerje, atëherë problemi nuk është mungesa e kontrolleve, por mungesa e kontrollit real mbi sistemin penitenciar. Çdo celular i gjetur është një provë që siguria ka dështuar më herët.
Këto aksione krijojnë edhe një paradoks komunikimi. Nga njëra anë, institucionet kërkojnë të japin mesazhin se po veprojnë dhe po “godasin paligjshmërinë”, nga ana tjetër, vetë përsëritja e lajmeve ekspozon normalizimin e kontrabandës brenda burgjeve.
Pra, sa më shumë propagandohen kontrollet, aq më shumë krijohet perceptimi publik se shteti nuk po arrin ta zgjidhë problemin në rrënjë.
Një tjetër problematikë që evidentohet gjatë këtij procesi është edhe mungesa e transparencës mbi përgjegjësinë institucionale.
Shohim që sekuestrohen sende të ndryshme por nuk shohim përgjegjësit. Kush janë ata që i futin këto sende? A janë marrë masa për këta persona? Pse nuk forcohet sistemi i sigurisë kur në një IEVP shkon për kontroll për herë të parë dhe gjenden sende të paligjshme dhe kryhet sërish kontroll dhe gjenden sërish sende të paligjshme?
A nuk supozohet se pas herës së parë, do të duhej që të merreshin masa që ky fenomen të mos përsëritej sërish?
Rrallëherë bëhen publike hetime serioze mbi personat që mundësojnë futjen e këtyre sendeve, qofshin punonjës të korruptuar, rrjete të brendshme apo dështime teknologjike të sigurisë.
Fokusimi vetëm te sendet e sekuestruara e zhvendos vëmendjen nga përgjegjësia reale drejt efektit mediatik të operacionit.
Kontrollet mund të kenë vlerë operative, por mënyra si komunikohen publikisht i afron më shumë me logjikën e propagandës.
Suksesi nuk matet nga numri i kontrolleve apo sendeve të kapura, por nga aftësia për ta reduktuar fenomenin në mënyrë të qëndrueshme dhe për të rikthyer besimin te funksionimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit./ CNA
Në kuadër të “Ditëve të Hapura”, Shkolla Profesionale Tekn...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një postim në rrj...
Java e fundit e majit, që shtrihet nga data 25 deri në 31 ...
Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madh...
Një panoramë e veprimtarisë së krimit të oganizuar ballkan...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reag...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklara...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ditën e die...
Pas homazheve, pas nderimit të figurës së tij, pas dhënies...
Ambasadori shqiptar në Ukrainë Ernal Filo ka folur për sul...
Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në Institucionin e ...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj përfshirj...
Këtë të diel po mbahen homazhet në nder të aktorit të njoh...
Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh në Ukrainë gjatë natës...
"Artisti si diplomat" Dita e ambasadorit të Shqipërisë në...
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka bërë me dije se Rusia ka...
Analizat PCR për tufën e bagëtive të imta në Kolonjë kanë ...
Sali Berisha është rikonfirmuar sot si kryetar i Partisë D...
Numërimi i votave për procesin e referendumit për kreun e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...