web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"9 masa direkte dhe 3 masa investimi"/ Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026

25 Maj 2026, 10:03, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale se janë hapur aplikimiet për Skemën Kombëtare 2026. 

Skema Kombëtare e Mbështetjes përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Sipas kreut të qeverisë ky është një hap konkret për të mbështetur prodhimin vendas, formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026

Skema Kombëtare e Mbështetjes përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi

Masat direkte të mbështetjes:

• Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit

• Tufa bazë e matrikulluar e imtave

• Mbarështimi i bletarisë

• Tufa bazë e matrikulluar e dosave dhe/ose paradosave

• Kontrolli biologjik i dëmtuesve në sera dhe tunele plastike

• Fermat organike

• Implementimi dhe certifikimi Global GAP

• Mbështetja për sipërfaqet e mbjella

• Ripopullimi i peshkimit në ujërat e brendshme

Masat e investimit:

• Mbështetje për fermerët e rinj

• Ndërtim dhe rikonstruksion stanesh

• Pajisje, makineri dhe mjete për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës

Një tjetër hap konkret për të mbështetur prodhimin vendas, formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare

Aplikimi kryhet online përmes platformës e-Albania

Për më shumë informacion:

0800 83 83

[email protected]

Agropika dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. /CNA





Lajmet e fundit nga