web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murtajë në Kolonjë?/ Del rezultati i analizave PCR

23 Maj 2026, 22:42, Aktualitet CNA

Murtajë në Kolonjë?/ Del rezultati i analizave PCR

Analizat PCR për tufën e bagëtive të imta në Kolonjë kanë rezultuar negative, duke përjashtuar praninë e murtajës së ruminantëve të vegjël. Si rrjedhojë, qarku i Korçës mbetet aktualisht i paprekur nga kjo sëmundje.

Fillimisht, Shërbimi Veterinar në Korçë kishte ngritur dyshime pas analizave paraprake për një infeksion të mundshëm, por rezultatet përfundimtare të laboratorit, të konfirmuara mbrëmjen e së shtunës, treguan se tufa nuk ishte e infektuar.

Ndërkohë, autoritetet veterinare bëjnë të ditur se ndalimi i shtegtimit të blegtorisë dhe transportit të kafshëve drejt zonave dhe vendeve fqinje mbetet në fuqi, si masë parandaluese deri në vlerësimin e plotë të situatës epidemiologjike. 

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Roland Mecaj, ka bërë të ditur se të gjithë blegtorët në vend, përfshirë edhe ata të juglindjes, të cilët vitin e kaluar pësuan humbje në fermat e tyre për shkak të murtajës së ruminantëve të vegjël, do të kompensohen për dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë, së fundmi është vendosur ndalimi i shtegtimit të blegtorisë nga vendet fqinje, përfshirë edhe Greqinë. /CNA





Lajmet e fundit nga