web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IGJEUM: Java nis me mot të mirë, rritje e ndjeshme e temperaturave

24 Maj 2026, 15:27, Aktualitet CNA

IGJEUM: Java nis me mot të mirë, rritje e ndjeshme e temperaturave

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit për orët e mbetura të së dielës dhe fillimjavën.

Sipas të dhënave, të hënën nuk priten reshje në qarqet e vendit, duke mbizotëruar një mot i mirë dhe me temperatura maksimale që rriten ndjeshëm.

Reshjet:

Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër, e hënë, datë 25, nuk priten reshje.

Temperatura:

Nesër (e hënë, datë 25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 32 °C

në vendet e ulëta: 16 / 31 °C

në vendet malore: 12 / 26 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore./CNA

IGJEUM: Java nis me mot të mirë, rritje e ndjeshme e temperaturave





Lajmet e fundit nga