Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për raportin e IBAR.
Sipas Berishës raporti ka vendosur si kushte për Shqipërinë të gjitha problemet madhore që opozita ka ngritur para shqiptarëve.
Kreu i PD-së ka hedhur poshtë akuzat e Ramës se protestat e opozitës u bënë për IBAR-in.
Berisha deklaron se COELA, grupi i punës që miratoi Ibarin, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare, i konstatoi gjërat në vend.
“U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është në një presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë në kundërshtim me kushtetutën”, tha Berisha.
“Sot në monologun e mashtrimeve të dielës, Edi Rama pasi shkurtimisht u ndal në udhëtimin e tij pa fryt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë qindra mijëra euro me aeroplan të posaçëm, trajtoi gjerësisht problemin e IBAR-it me një breshëri akuzash kundër opozitës.
Së pari, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se në atë raport të miratuar me datën 21 maj, opozita nuk ka shkruajtur asnjë fjalë.
Por nga ana tjetër, dua të theksoj se ai raport është pothuaj pikë për pikë, ka trajtuar dhe ka vendosur si kushte për Shqipërinë të gjitha problemet madhore që opozita ka ngritur dhe vazhdon të ngrejë para jush.
Është mashtrim dy metra i gjatë se ne protestat i bëmë për IBAR-in.
Ne protestat i filluam në dhjetor kur Edi Rama mori në mbrojtje, për të mbrojtur veten e tij, Luli Ballukun në një akt të paprecedent.
Rikthehemi tek IBAR-i.
Jam edhe një herë shumë mirënjohës vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat ç'është e vërteta rishkruan ose amenduan atë raport me të gjitha problemet madhore që përballet sot Shqipëria, duke paraqitur në këtë mënyrë realitetin shqiptar jo ashtu siç e mashtron, siç e trillon Edi Rama dhe siç e paraqesin lobistët e korruptuar të tij, por ashtu siç është në të vërtetë.
Dhe unë ju informoj ju se, COELA, grupi i punës që miratoi Ibarin, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare, i konstatoi gjërat në vend.
U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është në një presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë në kundërshtim me kushtetutën.
U bind se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit.
U bind se ekonomia është ekonomi klienteliste dhe jo ekonomi e lirë tregu siç ishte paraqitur nga Edi Rama.
Pra, mund të them se pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar.
Sigurisht, edhe për opozitën shqiptare, mbasi qëndrimet e saj përputhen plotësisht me qëndrimet e institucioneve më serioze të Bashkimit Europian.
Ne qëndrojmë për çdo vendim, qëndrojmë për çdo përpjekje që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian, por theksojmë se aktualisht ajo përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson asnjë kriter tjetër.
Theksojmë se ky proces, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, duhet të jetë një proces i bazuar në meritën, në meritën, në meritën”, deklaron Berisha./ CNA
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ditën e die...
Pas homazheve, pas nderimit të figurës së tij, pas dhënies...
Ambasadori shqiptar në Ukrainë Ernal Filo ka folur për sul...
Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në Institucionin e ...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj përfshirj...
Këtë të diel po mbahen homazhet në nder të aktorit të njoh...
Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh në Ukrainë gjatë natës...
"Artisti si diplomat" Dita e ambasadorit të Shqipërisë në...
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka bërë me dije se Rusia ka...
Analizat PCR për tufën e bagëtive të imta në Kolonjë kanë ...
Sali Berisha është rikonfirmuar sot si kryetar i Partisë D...
Numërimi i votave për procesin e referendumit për kreun e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka folur pas pë...
Ka përfunduar procesi i votimit për referendumin për kreun...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit...
Situatë alarmante me mbeturinat në disa zona të kryeqyteti...
Kontrolle të përbashkëta mes AMSEVP dhe Drejtorisë së Përg...
Procesi i votimit për referendumin për kryetarin e PD-së ë...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot lidhur me operacionet...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso njoftoi për mediat vendimin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...