Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Java e fundit e majit, që shtrihet nga data 25 deri në 31 maj, nis me një intensitet të lartë zhvillimesh, ku në qendër të vëmendjes qëndron vizita zyrtare që Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, zhvillon këtë të hënë në Tiranë.
Gjatë ditës, Dendias zhvillon takime të rëndësishme, duke filluar nga Ministria e Mbrojtjes ku ai takohet me homologun e tij, Ermal Nufi. Agjenda vijon me një takim zyrtar dhe drekë pune që ai zhvillon me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite ministri grek pritet nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani.
Po ashtu më 26 maj në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që sipas qeverisë vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit në union europian.
Në rrafshin opozitar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon takimet me demokratët, pas rikonfirmimit të tij në krye të kësaj force politike në referendumin e zhvilluar të shtunën e 23 majit.
Më pas, Partia Demokratike ka përcaktuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar për në datën 30 maj, në orën 11:00. Berisha, i cili ka deklaruar se protesta e radhës do të jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur vendi, është përqendruar fillimisht në përmbylljen e proceseve të brendshme.
Këto procese pritet të përmbyllen brenda këtij muaji, duke i hapur rrugë në qershor intensifikimit të aksionit opozitar dhe protestave.
Paralelisht me zhvillimet politike, jeta parlamentare mbetet e ngarkuar. Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme mblidhet këtë të hënë për të zhvilluar seanca dëgjimore me kandidatët për krerë të misioneve diplomatike, ku dëgjohen zyrtarët e propozuar për përfaqësimin e Shqipërisë në Gjenevë, Suedi, Finlandë, Islandë, Norvegji, Egjipt, Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban, Sudan dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Ndërkohë, në datën 28 maj, Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale do të zhvillojë seancat dëgjimore të radhës me kryetarët e bashkive të qarqeve Berat, Fier dhe Shkodër.
Sistemi i drejtësisë mbetet sërish në qendër të zhvillimeve të javës. Në datën 26 maj, GJKKO zhvillon seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve të tij, nën drejtimin e trupës gjyqësore të përbërë nga Elsa Ulliri, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka. Dy ditë më vonë, në datën 28 maj, kryebashkiaku do të përballet me Gjykatën e Lartë në lidhje me kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë.
Po ashtu në GJKKO vijon procesi gjyqësor për dosjen "Meta", ku pas ndarjes së çështjes për disa të pandehur, për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin vazhdon gjykimi i zakonshëm. Njëkohësisht, vazhdon gjyqi për dosjen "Partizani" ndaj Sali Berishës, i cili po ashtu paraqitet periodikisht në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”./ CNA
Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madh...
Një panoramë e veprimtarisë së krimit të oganizuar ballkan...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reag...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklara...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ditën e die...
Pas homazheve, pas nderimit të figurës së tij, pas dhënies...
Ambasadori shqiptar në Ukrainë Ernal Filo ka folur për sul...
Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në Institucionin e ...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj përfshirj...
Këtë të diel po mbahen homazhet në nder të aktorit të njoh...
Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh në Ukrainë gjatë natës...
"Artisti si diplomat" Dita e ambasadorit të Shqipërisë në...
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka bërë me dije se Rusia ka...
Analizat PCR për tufën e bagëtive të imta në Kolonjë kanë ...
Sali Berisha është rikonfirmuar sot si kryetar i Partisë D...
Numërimi i votave për procesin e referendumit për kreun e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka folur pas pë...
Ka përfunduar procesi i votimit për referendumin për kreun...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...