Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Një fermer shqiptar e eksporton domaten me çmim mesatar 408 dollarë për ton. Fermeri boshnjak e eksporton me 777 dollarë për ton. Ai serb e shet me 495 dollarë, ndërsa maqedonasi e shet me 557 dollarë për tonë.
Kështu me lakrën, kështu me kastravecin, shalqinjtë etj. Historia është e njëjtë për çdo produkt. Fermerët shqiptarë marrin çmimet më të ulëta në rajon për eksportin e frutave dhe perimeve. Ndjeshëm më të ulët se të tjerët.
Pse ndodh kjo?
Për një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria nuk eksporton dot masivisht në BE sepse nuk plotëson standardet e kërkuara të sigurisë ushqimore. Ndaj fermerët shqiptarë detyrohen të shesin lirë te vendet fqinje të rajonit, të cilat kanë kritere më të lehta.
Në dy vitet e fundit, në Sistemin e Alarmit të Shpejtë të Ushqimit, (sistemi që përdor BE për të parandaluar hyrjen e produkteve ushqimore nën standard) ka pasur 38 njoftime për produktet me origjinë nga Shqipëria.
Shumica e njoftimeve ishin ose për mungesë higjiene ose për mbipërdorim kimikatesh ose për përdorim të kimikateve të ndaluara në BE. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka normën më të lartë të refuzimit të eksporteve bujqësore ndër vendet fqinje. Pa përmendur këtu faktin, që për mishin, bulmetin dhe pulat ka refuzim kategorik për eksport në BE.
Pse është mbyllur tregu i BE-së për fermerët shqiptarë?
Të tregtosh produkte ushqimore në tregjet e pasura duhet të kesh një sistem menaxhimi të certifikuar për sigurinë ushqimore. Një nga më të njohurit që përdoret aktualisht në BE është FSÇ 22000. Në Shqipëri ka sot vetëm 2 kompani të certifikuara me FSÇ 22000. Në Greqi ka 300 kompani, në Serbi 182 kompani, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 17 kompani.
Pse nuk certifikohen fermerët shqiptarë?
Për dy arsye kryesisht. Së pari mungesa e informacionit. Dhe normal. Sepse nuk mund të presësh nga fermerët që të kenë njohuri për ndryshimet ligjore në kërkesat dhe standardet e BE për bujqësinë. Por këtu problemi është edhe më i thellë sepse nuk ka qartësi as se kujt duhet t’i drejtohen. Cilit institucion apo agjencie shtetërore duhet t’i drejtohen për informacion dhe cili institucion apo agjenci shtetërore mbikëqyr aspektet e ndryshme të sistemit të sigurisë ushqimore? Nuk e di as vet qeveria.
Së dyti, kostoja e lartë. Duke e mbajtur tregun të mbyllur me vetëm një kompani certifikimi, sigurisht që kostot janë më të larta. Monopoli këtë bën.
Tani, kjo histori ka 30 vjet. Gjatë kësaj kohe kemi ndërruar më shumë ministra Bujqësie nga sa ndërroi Henri i Tetë gra. Por asnjëri nuk e bën dot kaq gjë. Është pa asnjë kosto buxhetore. Mirë për subvencione që nuk kemi para, po këtë pse nuk e bëni?
Pse nuk i nxirrni aktet nënligjore për të plotësuar kuadrin ligjor të sigurisë ushqimore?
Pse nuk i këshilloni dhe informoni fermerët si të certifikohen?
Pse nuk u shpjegoni që kështu do të fitojnë më shumë para?
Pse e mbani të mbyllur tregun e trupave certifikuese në industrinë ushqimore?
Nëse nuk kanë para, pse mos ta marrë përsipër qeveria koston e certifikimit?
Bëni këto një herë. Pastaj merruni me konferencat për teknologjinë dhe shkencën e avancuar në bujqësi./CNA.al
Dy zëvendësdrejtorët e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq...
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme K...
Avokati Saimir Vishaj është shprehur kundër protestës ...
Një raport vjetor i nxjerrë pak ditë më parë nga SHISH, br...
Prokuroria e Lushnjes ka kërkuar konfiskimin e pasurive të...
SPAK-u ka marrë nën hetim 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe një i...
Një ditë më parë, Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë ...
Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë ka v...
Policia gjermane ka zbuluar një “shtëpi bari”, në një ...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë blen 2 miliardë lekë kimi...
Banorë të Porto Romanos kanë protestuar përpara fabrik...
Rajmonda Vasa trashëgimtarja e të madhit Pashko Vasa t...
Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime lidhur me kom...
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar tetë urdhër-arreste,...
Kur ligjin e bën “Maliqi”, ai mund të lexohet në dy më...
Tri ditë më parë, dhjetëra qytetarë nga Kukësi kanë pë...
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arreste për t...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar për helmimin...
Në muajt e fundit, Brukseli ka parë një rritje të përp...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...