Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Reshjet e shiut dhe breshërit kanë përfshirë pasditen e djeshme zonën e Kolonjës, duke sjellë dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore në disa prej fshatrave të kësaj bashkie. Më tepër se 1 orë reshje kanë shkatërruar totalisht prodhimet bujqësore dhe frutikulturën e fshatit Rehovë, Starje, Prodan, Taç dhe Gjonç. Një situatë kaotike e cila ka sjellë shqetësim të fermerëve të zonës, të cilët aktualisht kanë pësuar dëme të mëdha në prodhimet që kultivuan prej muajit Mars e deri më sot.
Fermerët tregojnë se çfarë ndodhi pasditen e djeshme në Kolonjë, me shiun dhe breshërin që ishte i vrullshëm dhe ka shkatërruar të gjithë prodhimin, duke nisur nga gruri e misri, e deri tek frutorët si molla, dardha, e qershia.

"Dje ishte një katastrofë në fshatin Rehovë, në frutikulturë, pemëtari, të gjitha i çoi në zero. Puna e Mars, Prill, Maj, Qershor shkoi dëm e gjitha. Më e keqja është se në këtë vend e në këtë kohë nuk mbillen prapë të tjera. Sa hyn në prodhim, të gjitha janë bërë copë. Gjysëm ore ra dhe e çoi të gjithë përtokë. Ne kemi hapur një bujtinë dhe kopshtin për këtë e kam bërë, të gjitha bio. Deri tani s'kanë ardhur për të verifikuar, mbase vijnë më vonë. Po merremi me pastrimin që ta kthejmë në funksion bujtinën."

Për fermerët e fshatit Rehovë, asgjë nga prodhimet e shkatërruara nuk mund të ripërtërihet. Ata presin ndihmë nga shteti për t'i kompesuar dhe për ti siguruar, pasi për fermeret çdo gjë është e shumëzuar me zero.
"Breshëri dje nisi në orën 16:30-17:00 dhe bëri dëme të konsiderueshme sidomos në sektorin e bujqësisë. Ja ku janë dëmet në bimën e fasules që nuk ripërtërihet më, në domatet, në piperka, presh, dhe në grurë që është sektori i parë i bujqësisë. Breshëri zgjati rreth 1 orë e gjysëm këtu në Rehovë, me vrull e kokërr të madhe e prishi çdo gjë. Që në pemët frutorë, rrush, mollë, dardha, të gjitha me rradhë, shumë dëme, në qershi, lajthi. Dëmet janë të parikuperueshme, presim ndihmën nga shteti për bujqësinë, të na sigurojë shteti për atë që tani është shumëzuar me zero. Bashkia ka ardhur, ka rregulluar rrugët sepse hapi përrenjtë. Ju jeni të parët që po vini e po shihni gjendjen në Rehovë të Kolonjës."
Administratori i kësaj zone, Altin Zoto, tregon situatën e reshjeve dhe dëmet e konsiderueshme në bujqësi. Ai thotë se bashkia ka ndërhyrë në rrugët që janë dëmtuar nga dalja e përrenjve, për të rregulluar qarkullimin e banorëve, ndërsa në terren ndodhen grupe punë që po shkojnë në çdo fshat për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.

"Reshjet e shiut dhe të breshërit filluan rreth orës 4 pasdite dhe mbajtën rreth 1 orë e 15 minuta pa pushim. Kanë bërë dëme shumë të mëdha në rrugë fshatrash, lumenj kanë dalë nga shtrati dhe kanë bërë shumë dëme në pemëtari. Mund ti shumëzojmë me zero sepse i ka shkatërruar të gjitha pemët përfundimisht. Ka bërë dëme kudo, në misër, grurë, thekër. Rehova pati shumë dëme, më paa të treja lagjet e Starjes dhe Taçi. Pati kudo, dhe në Selenicë, Gjonç e Prodan. Ne si institucion i bashkisë kemi ngritur një grup pune nga bujqësia dhe po shkojnë fshat më fshat për të verifikuar dëmet. Janë në terren, kemi shpërndarë edhe fadromat e bashkisë në rrugët që janë dëmtuar që të bëjnë kalimin e banorëve. Nuk kemi dëme në njerëz, kafshë, janë vetëm dëme materiale."
Sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore, pemëtari e frutikulturë janë prekur nga reshjet e dendura të shiut e të breshërit, kryesisht në zonën e rrëzë malit të Gramozit. Fermerët tashmë janë me sytë nga qeveria dhe shteti, pasi kjo fatkeqësi natyrore ka dëmtuar të gjithë prodhimin e tyre duke e bërë të parikuperueshëm. Bashkia e Kolonjës ka vijuar punën me inspektimin në terren ndërsa do të shihet në vazhdim masat që do të merren nga pushteti qëndror për këta fermerë./ CNA
View this post on Instagram
Pas më shumë se 4 muaj, që nga dita kur u përfshi nga ...
Sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së janë marrë disa v...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se tashmë që PD...
Kreu i PD-së Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së ...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se Lulzim Basha dh...
Departamenti amerikan i Shtetit ka pbulikuar raportin ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin ...
Edvin Kulluri, sekretari i Bashës, tashmë i mbetur pa ...
Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë nga ambientet e SPA...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca i ka dhënë lam...
Këtë të hënë, drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, dhe kry...
Gykata e Posaçme e Apelit prishi këtë të hënë vendimin...
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka krye...
3 drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tus...
Studentë dhe pedagogë, të premten kanë zgjedhur Lorenc...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqit...
SPAK-u ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryemin...
Të dhënat e UNICEF për varfërinë ushqimore të fëmijëve...
Një debat i ashpër është regjistruar mes drejtorit të ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ia ka numëruar një më nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...