web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edvin Kulluri "lëshon" perlën/ Në politikë ka rëndësi rezultati i "humbësit serial"

24 Qershor 2024, 16:15, Aktualitet CNA
Edvin Kulluri "lëshon" perlën/ Në politikë ka
Edvin Kulluri

Edvin Kulluri, sekretari i Bashës, tashmë i mbetur pa post, pasi Gjykata e Apelit i kaloi vulën Sali Berishës, ka lëshuar perlën e radhës.

Sipas Kullurit, i cili vrapoi pas Bashës, për kockën që i hodhi kur bëri rikthimin e tij të “fuqishëm”, në politikë në fund të fundit ka rëndësi vetëm rezultati, dhe të tjerat janë llogje kot.

Për cilin rezultat e ka saktësisht fjalën Edvin Kulluri, “lëpirësi” i Bashës, për atë që prej vitesh qëndroi në opozitë, duke e çuar PD-në në disfata të njëpasnjëshme, apo për zgjedhjet e 14 Majit ku prap humbi duke e shtuar si trofeun e radhës si dështak.

Pra, Kulluri thotë se ka parë rezultatet e Bashës si humbës serial dhe i është bashkuar dhe tashmë ka mbetur pa “kockën” e tij.

“Në politikë rëndësi në fund të fundit ka vetëm rezultati! Të tjerat janë llogje kot!

Njeriu mund të besojë në gjëra të ndryshme për sa kohë është i lirë të zgjedhë. Çdo politikan apo aktivist politik aq më tepër mund të besojë në një gjë që e konsideron të drejtë dhe të prijë apo t’i bashkohet asaj ideje apo përfytyrimi që e konsideron si alternativën më të mirë për shoqërinë.

Dhe për të arritur këtë qëllim duhet të përdorë çdo mjet legjitim. Por nëse ajo ide apo përfytyrim nuk realizohet, duhet reflektim. Ndryshim.

Historia nuk e kthen të shkuarën pas e as e ndryshon dot atë që ka ndodhur. E aq më pak historia nuk përsëritet në mënyrë ciklike e as i nënshtrohet ndonjë rendi të përcaktuar siç pretendojnë marksistët. Historia vlen për të mos bërë të njëjtat gabime sipas konservatorëve. Pra, asaj që është e djathta!

Fatkeqësisht me të djathtën shqiptare ndodh e kundërta, shumë njerëz përsërisin të njëjtat gabime me një kokëfortësi në kufijtë e marrëzisë.

Dhe jemi në kushtet që rrotullohemi në vend pa asnjë rrugëdalje. Ashtu si çdo njeri meriton t’i jepet një shans i dytë, por vetëm kaq. Ashtu siç i njëjti model që nuk funksionon në mënyrë të përsëritur, nuk çon askund. Ndaj çdo njeri normal kërkon rrugë të reja për të arritur qëllimet e mira që mendon se përfaqëson.

Për Partinë Demokratike vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të ishte dhe duhet të jetë një mundësi tjetër për reflektim. Fakti është se Rithemelimi tashmë me vulë nuk ka çfarë ofron pasi është model i ezauruar, pasi tradhtoi veten dhe njerëzit që e mbështetën në funksion të një njeriu dhe një rrethi të tij të afërt.

Ndërsa ish-Partia Demokratike Zyrtare(siç e etiketonin mediat) nuk arriti dot të garonte dot me Rithemelimin pavarësisht nga qëllimi i mirë i një grupi politikanësh në krye të saj dhe atyre që e mbështetën. Fakti është se jo vetëm që gjyqi u humb, por mbi të gjitha gara me Rithemelimin për një model të ndryshëm nuk dha rezultatin që pritej.

Thelbi i çështjes është se 104 mijë votat e 14 majit dhe mbi 150 mijë të tjera që nuk shkojnë në kutitë e votimit që pas 2013 kërkojnë përfaqësim.

Këta votues nuk shkojnë drejt Berishës e ndërkohë duan një model tjetër që t’i bindë për të shkuar në zgjedhje. E problemi kryesor (pasi ka dhe të tjera ideologjike) mbetet protagonizmi i NJESH-it. Model që Rama dhe Berisha e kanë instaluar qartazi në vitin 2008 dhe ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor. Kush kërkon të mundë këtë model duhet më së paku të jetë i ndryshëm për të mos thënë radikalisht i kundërt.

Çdo protagonizëm personal që bazohet në NJESH-in absolut vetëm sa legjitimon sistemin e mbrapshtë aktual Rilindje-Rithemelim.

Kjo vlen për çdo parti apo grupim që kërkon të jetë alternativë e konjukturës aktuale që i ka marre frymën Shqipërisë. NJESH-i është çështje parimi dhe jo emri. Përndryshe shndërrohet në një “verr në ujë” çdo përpjekje e ndryshme me të njëjtën filozofi të gabuar!

Populli opozitar joberishist ka vetëm një rrugë! Modelin e hapur dhe bashkëpunues.

Përndryshe çdo “film” i parë më shumë se një herë ka vetëm një fund! Atë që është parë e stërparë më shumë se një herë në këto 16 vite!”, shkruan Kulluri./ CNA





Lajmet e fundit nga